Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Punëtori Pashkësh

April 1, 2022



Ky zbukurim është shumë i thjeshtë dhe merr shumë pak kohë për t'u përgatitur, por mund t’ju zbukurojë cilindo cep të shtëpisë. Mblidhni disa degë të thata që të mos jenë shumë të holla dhe mund të përballojnë peshën mbi to. Degët mund t'i përdorni në ngjyrën origjinale, por mund edhe t'i lyeni me ngjyra uji dhe akrilike ose me sprej. Nëse vendosni t'i lyeni, lërini të thahen mirë, kurse nëse dëshironi të mbani të njëjtin dekor për një kohë të gjatë, mund t'i spërkatni edhe me llak flokësh. Gjeni një tas ose vazo dhe renditini ato në mënyrë të njëtrajtshme. Për të forcuar pozicionin e tyre dhe që të mos lëvizin në tas, vendosni paraprakisht pambuk, letër të thjeshtë ose sfungjer shkumë. Ngjitni vezët dekorative me një fjongo në degë.



Kjo është një mënyrë tjetër e shkëlqyer dhe mjaft e thjeshtë për të zbukuruar vezët e Pashkëve. Renditni rruaza në një pe peshkimi (mund të jetë edhe i thjeshtë, por peri i peshkimit është gjithmonë më i qëndrueshëm) sikur po krijoni një qafore. Pasi të keni shtrënguar fundin e perit, lyeni vezën me ngjitëse dhe mbështillni rruazat rreth saj. Lërini të thahet mirë.



Një mënyrë shumë praktike dhe e shpejtë për t'i kthyer vezët e Pashkëve në formë lepuri! Merrni shalle të vogla me ngjyra të ndryshme, të cilat, pasi t'i palosni siç duhet, do t'i mbështillni rreth vezës dhe do t'i lidhni dy skajet me një llastik ose pe. Në rastin ideal, vezët duhet të jenë njëngjyrëshe dhe ju vizatoni mbi to një karakter si lepur me shënues.



Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.32 të botimit elektronik të revistës BETTY (PRILL 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>