Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Debati i madh: A është obeziteti vërtet sëmundje?

March 1, 2022

|



Ky material është përgatitur nga Novo Nordisk dhe është i paraparë për popullatën e përgjithshme, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për obezitetin.

Gjithnjë e më shumë ekspertë po e njohin obezitetin si sëmundje. Për disa, kjo është befasuese, kurse për të tjerët, lehtësim, veçanërisht për ata që jetojnë me obezitet. Por pse obeziteti është sëmundje dhe jo vetëm mungesë vullneti apo mënyrë jetese? Një pjesë e përgjigjes qëndron në faktin se obeziteti është më tepër sesa duket. Shumë më tepër.

Londër, 2018. Një grup shkencëtarësh nga Kolegji Mbretëror i Mjekëve (Royal College of Physicians - RCP) zhvilluan një takim për të diskutuar nëse obeziteti duhet të njihet si sëmundje apo jo. Dr. Andrew Goddard dëgjonte me vëmendje. Edhe e kishte patjetër të dëgjonte. Vetëm pak muaj më parë, ai ishte zgjedhur si presidenti i 121-të i RCP, më i riu në 400 vitet e fundit.

Për të, ky takim nuk ishte një lojë fjalësh, por një temë serioze që do të ndryshojë mënyrën se si njerëzit e shohin dhe e trajtojnë obezitetin. Në fund të takimit, të gjithë u shprehën njëzëri: obeziteti është sëmundje. Është sëmundje kronike, por që mund të trajtohet dhe që varet jo vetëm nga gjenet tona, por edhe nga mjedisi modern në të cilin jetojmë.

“Për shëndetin e popullatës është e rëndësishme të hiqet stigma që lidhet me obezitetin. Ajo nuk është zgjedhje individuale e mënyrës së jetesës, por një sëmundje e shkaktuar nga pabarazitë shëndetësore, ndikimet gjenetike dhe faktorët socialë”, tha Dr. Andrew Goddard.

Shkenca e obezitetit

Ekipi i mjekëve të Dr. Andrew Goddard nuk ishte i pari që u takua për të diskutuar mbi obezitetin. Në mbarë botën, grupe të ngjashme ekspertësh kanë arritur në të njëjtin përfundim, që shpesh provokon debate të nxehta në publik. Obeziteti ende konsiderohet një çështje e stilit të jetesës, përkatësisht sa hani dhe sa lëvizni; sa energji konsumoni dhe sa energji shpenzoni. E thjeshtë, apo jo? Por sipas shkencës kjo nuk është e vërtetë.

Për ta kuptuar pse, le të fillojmë me një ushtrim të shkurtër mendor.

Përfytyroni një sëmundje që:

 

Por njerëzit që jetojnë me këtë sëmundje rrallë kërkojnë ndihmë mjekësore profesionale, sepse besojnë se mund ta përballojnë vetë.

A nuk do ta konsideronit këtë sëmundje si një problem serioz mjekësor?

 

Shpresë e re për një shëndet më të mirë

Kjo sëmundje nuk është as e shpikur dhe as e padukshme. Ajo ekziston dhe quhet obezitet. Për njerëzit që jetojnë me obezitet, çdo vend dhe çdo situatë e përditshme është përkujtues për gjendjen e tyre: transporti publik, dyqanet e veshjeve, parqet, madje edhe kur darkojnë me njerëzit që duan. Por masa trupore është aspekti më pak i rëndësishëm i obezitetit; aspektet e rëndësishme janë ato që nuk mund t'i shihni.

Lajmi i mirë është se obeziteti është një sëmundje e trajtueshme dhe njerëzit që jetojnë me të përsëri mund ta përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Në fakt, një humbje peshe prej vetëm 5% është e mjaftueshme për të ulur rrezikun e disa ndërlikimeve shëndetësore të lidhura me peshën, si presioni i lartë i gjakut.

Por mbërritja deri te humbja e peshës nuk ka rrugica të shkurtra. Njerëzit obezë kanë nevojë për trajtim dhe kujdes të vazhdueshëm për të humbur peshë dhe për ta ruajtur peshën e tyre. Prandaj është e rëndësishme që obeziteti të njihet si sëmundje dhe ta trajtojmë atë duke përdorur arritjet më të fundit shkencore.

Një trajtim nuk është i njëjtë për të gjithë

Edhe pse shumë njerëz kanë obezitetin si tipar të përbashkët, secili prej tyre ka nevojë për një plan trajtimi individual. Të gjithë kemi gjene, shëndet, histori jete, karaktere dhe mjedis të ndryshëm dhe nuk na motivojnë të njëjtat qëllime. Një plan trajtimi i personalizuar ka të ngjarë të kërkojë një kombinim të opsioneve të ndryshme të trajtimit për të përmbushur nevojat e individit.

Një numër në rritje i profesionistëve shëndetësorë po kuptojnë se çfarë nevojitet për të ndihmuar

Gjithnjë e më shumë profesionistë shëndetësorë po e njohin kompleksitetin e obezitetit dhe po mësojnë se si të ndihmojnë. Si rrjedhojë, tërësia e mjeteve të tyre, të cilat ofrojnë opsione të ndryshme terapeutike, po rritet dhe po përmirësohet vazhdimisht. Sot ajo përfshin terapitë e sjelljes (behavioral), zëvendësimin e vakteve dhe dietat me energji të ulët, barnat kundër obezitetit dhe kirurgjinë bariatrike. Ata gjithashtu shkojnë përtej asaj që hani dhe sa shumë lëvizni. Menaxhimi modern i obezitetit përfshin të kuptuarit e modeleve individuale të dietës (si, kur dhe pse hani), si dhe modelet e humorit, gjumit, stresit dhe aktivitetit fizik.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.8 të botimit elektronik të revistës BETTY (MARS 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>