Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Obeziteti: Një sëmundje me shumë shkaqe, që mund të kontrollohet

April 1, 2022

Novo Nordisk Pharma DOOEL

|



Humbja e peshës dhe mirëmbajtja e saj shpesh konsiderohet si një çështje e thjeshtë e "konsumit të energjisë dhe shpenzimit të energjisë", përkatësisht sa hani dhe sa lëvizni. Por shkenca ka vërtetuar se obeziteti ka shumë shkaqe, disa prej të cilave janë jashtë vetëdijes dhe kontrollit të njerëzve që jetojnë me obezitet.

“Unë shkoj në palestër, ha porcione shumë të vogla, praktikoj joga, por përsëri jam mbipeshë. Njerëzit më thonë "ha më pak, lëviz më shumë dhe gjithçka do të jetë në rregull", por në të vërtetë nuk është aq e thjeshtë”.

Për Vicky Mooney, nënë e tre fëmijëve që jeton në Spanjë, momenti që kërkoi ndihmë mjekësore ishte një pikë kthese në jetën e saj. Ajo kuptoi gjithashtu se obeziteti me të cilin po përballej, nuk ishte vetëm pasojë e stilit të saj të jetesës, por ishte një sëmundje kronike për shumë arsye.

Kushdo që ka kaluar qoftë edhe një pjesë të vogël të asaj që ka kaluar Vicky, e di shumë mirë se humbja e peshës është e vështirë dhe ruajtja e peshës së dëshiruar më pas është edhe më e vështirë. Megjithatë, besimi se njerëzit obezë janë plotësisht përgjegjës për gjendjen e tyre duket të jetë i përhapur gjerësisht.

Shumë më tepër se një rregull i konsumit dhe shpenzimit

Ajo që thuhet në popull është se vetëm nëse ushqehemi siç duhet dhe ushtrohemi siç duhet, nuk duhet të shtojmë peshë. Ndërsa ky mekanizëm për konsumin e energjisë dhe shpenzimin e energjisë është i vërtetë, ai është një thjeshtim dramatik dhe i ofendon ata që preken nga obeziteti. Rënia në peshë do të varet nga baraspesha midis sasisë së energjisë së konsumuar përmes ushqimit dhe sasisë së energjisë së shfrytëzuar. Por shkaqet e prishjes së baraspeshës midis konsumit dhe shpenzimit të energjisë janë komplekse dhe ndryshojnë nga personi në person.

Në vend të kësaj, shkencëtarët e njohur pajtohen se njerëzit që janë mbipeshë ka mundësi të jenë duke jetuar me obezitet, e cila është një sëmundje kronike.

Ashtu si shumë sëmundje të tjera kronike, obeziteti zhvillohet gjatë një periudhe të caktuar kohore. Ka shumë arsye për këtë, kurse disa prej tyre janë jashtë vetëdijes dhe kontrollit tonë. Psikologjia jonë personale, gjenetika, hormonet, nivelet e stresit, sasia dhe cilësia e gjumit, barnat që përdorim dhe mjedisi në të cilin jetojmë, të gjitha mund të luajnë një rol.

Për të kontrolluar në mënyrë efektive obezitetin, hapi i parë është të identifikohet se cilat shkaqe luajnë rol dhe se si mund të kapërcehen disa nga pengesat, pasi shkaqet dhe pengesat ndryshojnë nga personi në person.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.6 të botimit elektronik të revistës BETTY (PRILL 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>