Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Rimesot kompozite direkte

April 1, 2021

Dr. Katerina Nikolovska
Doktoreshë e stomatologjisë - IN DENT Family Dental

|



Rimesot kompozite direkte

Buzëqeshja e bukur është e rëndësishme për pamjen e përgjithshme dhe mund të kontribuojë ndjeshëm në vetëbesimin tuaj. Në realitet, pothuajse askush nuk lind me buzëqeshje të përsosur. Shumica prej nesh kanë nevojë për korrigjimin e disa të metave dhe defekteve që e bëjnë buzëqeshjen më pak tërheqëse. Kur flasim për korrigjimet e buzëqeshjes, rimesot kompozite në dhëmbët e përparmë janë një nga opsionet më të kapshme për shumicën e njerëzve.

Rimesot kompozite direkte janë të bëra nga materiali kompozit (një përzierje e grimcave plastike dhe të qelqit) që aplikohet drejtpërdrejt në dhëmbët tuaj.

Rimesot kompozite përdoren për të korrigjuar hapësirën midis dhëmbëve të përparme (diastema), dhëmbët që duken shumë të vegjël, çngjyrosjen e dhëmbëve, dhëmbët me skaj të pabarabartë ose të thyer, dhëmbët me korrozion të smaltit etj.

Për këtë ndërhyrje ju nevojitet vetëm një vizitë tek dentisti juaj, ndërsa procesi i vendosje së rimesove kompozite direkte konsiderohet minimalisht invaziv. Pas heqjes së kariesit të mundshëm ose mbushjeve të vjetra dhe përgatitjes së dhëmbit, materiali kompozit aplikohet shtresa-shtresa në dhëmbë dhe ekspozohet ndaj një burimi të veçantë të fortë të dritës LED për të ngurtësuar materialin. Kur procesi të përfundojë, restaurimi formësohet dhe lëmohet. Mbyllja hermetike e dhëmbit është shumë e rëndësishme dhe mundësohet nga ruajtja e kujdesshme e thatësisë së dhëmbit të përgatitur dhe me përdorimin e ngjitësve dentarë të veçantë. E gjithë ndërhyrja zgjat nga një orë deri në disa orë, në varësi të asaj se sa dhëmbë mbulohen me rimeso kompozite dhe cilat mangësi korrigjohen.

Pasi të vendosen, juve ju ngelet të kujdeseni për mirëmbajtjen e rimesove me larje të rregullt me pastë jogërryese dhe pastrimin me pe të dhëmbëve, si dhe me vizita rutinë në ordinancën stomatologjike ku i keni vendosur. Kjo bëhet për korrigjime të mundshme dhe për të siguruar që restaurimet tuaja të mbeten në gjendje të mirë.

Meqenëse restaurimet e tilla nuk kanë të njëjtën fortësi si dhëmbët tuaj natyrore, është veçanërisht e rëndësishme të shmangni zakonet e tilla si hapja e paketave të ndryshme me dhëmbë, kafshimi i lapsit ose stilolapsit, si dhe ngrënia e thonjve ose ushqimit të fortë me dhëmbët e përparmë (këto shprehi janë të dëmshme edhe për dhëmbët tuaj natyrorë). Ashtu si tek dhëmbët natyrorë, substanca të caktuara, si kafeja, çaji ose cigaret mund të lënë njolla, ndaj nëse doni të ruani buzëqeshjen e dëshiruar më gjatë, duhet të shmangni ose të konsumoni këto substanca me masë.

Për ta përmbledhur, restaurimi me rimeso është një mënyrë e shkëlqyer dhe e përballueshme ekonomikisht me të cilën ju mund t'i afroheni buzëqeshjes së përsosur. Megjithatë, duke qenë se jo çdo mangësi mund të korrigjohet me këtë ndërhyrje, është e nevojshme të planifikoni një konsultim me dentistin tuaj, i cili do të vlerësojë nëse kjo është zgjidhja e duhur për ju.

Këshillë shtesë nga BETTY:


Si të fitojë fëmija shprehinë e larjes së rregullt të dhëmbëve?

Nëse larja e dhëmbëve bëhet pjesë e argëtimit të përditshëm të fëmijës suaj, ai do të motivohet më lehtë dhe nuk do ta ndiejë si barrë këtë aktivitet. Ja disa ide që mund ta motivojnë fëmijën tuaj:

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.26-27 të botimit elektronik të revistës BETTY (PRILL 2021).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>