Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Mbrojtja e kafshëve shtëpiake nga prania në rritje e sëmundjeve tropikale në vendin tonë

May 1, 2021

Risto Içkov
Doktor i mjekësisë veterinare

|

мај 2021 Совети за здравје

Të dashur dashamirës të kafshëve shtëpiake, është koha për t'u kushtuar vëmendje të posaçme kafshëve shtëpiake, veçanërisht atyre me të cilat ndajmë shtëpinë, në aspektin e marrjes së masave për mbrojtjen e tyre dhe kësisoj, mbrojtjen tonë nga sëmundje të caktuara, veçanërisht ato parazitare të cilat, me rritjen e temperaturave ditore, bëhen më aktive.

Jemi dëshmitarë të një numri gjithnjë e më të madh rastesh që hasen në portale të ndryshme të internetit, të cilat flasin për sëmundje të caktuara (Leishmanioza, Dirofilarioza, Ehriliçioza, Anaplasmoza, Borelioza apo sëmundja "Lyme" etj) të cilat, me zhvendosjen e kufirit të temperaturës për shkak të ngrohjes globale, kanë qenë prej kohësh të pranishme në vendin tonë dhe po përhapen gjithnjë e më shumë. Është fjala për sëmundje që shkaktojnë pasoja serioze te kafshët shtëpiake, sëmundje të cilat kërkojnë terapi të gjata dhe të shtrenjta dhe sëmundje nga të cilat mund të infektohen edhe njerëzit. Arsyeja për përhapjen e madhe të këtyre sëmundjeve janë kryesisht vektorët që i transmetojnë ato, si pleshtat, rriqrat, mushkonjat, mizat dhe insektet e tjera dhe të cilat, me rritjen e temperaturave ditore, do të jenë më aktive.

ÇFARË DUHET TË BËJMË PËR TË MBROJTUR SA MË SHUMË QË TË JETË E MUNDUR KAFSHËT SHTËPIAKE SI DHE VETEN TONË NGA KËTO INFEKSIONE

Për të mbrojtur kafshët tona nga sëmundje të tilla (duke përfshirë pleshtat, rriqrat, këpushat, demodex etj) dhe për të mbrojtur veten sa më shumë që të jetë e mundur, në periudhën në vijim duhet të ndërmarrim hapat e mëposhtëm:

  1. Mbrojtje të rregullt - trajtim kundër endoparazitëve (gastrointestinal, respirator, kardiologjik, dermatologjik), me administrimin e rregullt të barnave kundër endoparazitëve (preparate orale, si tableta, shurup apo xhel, çdo 2-3 muaj), nën mbikëqyrjen e veterinerit amë

  2. Mbrojtje të rregullt të kafshëve tona kundër ektoparazitëve, çdo muaj ose tremujor, në varësi të preparatit që përdoret (tretësira lokale, varëse etj.) dhe nën mbikëqyrjen e veterinerit amë, sipas zonës sonë gjeografike, në periudhën nga shkurti deri në nëntor të çdo viti


Këtu natyrisht nuk duhet të lihen pa përmendur edhe vaksinat e rregullta të kafshëve shtëpiake, edhe atë vaksinimi i përvitshëm me vaksinën polivalente kundër sëmundjeve infektive, si dhe vaksinimi kundër tërbimit, i cili është gjithashtu i detyrueshëm çdo vit, sepse vetëm një kafshë shtëpiake e shëndetshme, e imunizuar dhe e mbrojtur, është e gatshme që të përballet si duhet me bartësin e sëmundjeve dhe sëmundjet me të cilat vjen në kontakt çdo ditë.

Arsyeja pse kemi vendosur t’i qasemi kësaj teme me këtë tekst informativ dhe me shpresë këshillues, është fakti se që nga fillimi i pandemisë së KOVID-19, si dhe për shkak të situatës ku shumicën e kohës e kalojmë në shtëpi, është vërejtur një rritje dramatike në adoptimin e kafshëve shtëpiake, ndërsa shitja e qenve të racave të ndryshme është rritur me tri herë. Duke pasur parasysh se disa nga pronarët e rinj mbajnë kafshë shtëpiake për herë të parë, donim të theksojmë seriozitetin e sëmundjeve që u kanosen dhe nga të cilat mund të infektohet si kafsha ashtu edhe ata, nëse nuk i japin mbrojtjen e duhur.

Në të njëjtën kohë, iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që nuk mbajnë kafshë shtëpiake por që janë dashamirës të tyre dhe kujdesen dhe ushqejnë kafshët endacake, të përpiqen brenda mundësive të tyre për t'i mbrojtur kundër endoparazitëve dhe ektoparazitëve, sepse probabiliteti i sëmundjes është vërtet i madh.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.30-31 të botimit elektronik të revistës BETTY (MAJ 2021).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>