Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Mënyrë jetese e shëndetshme ose jeto shëndetshëm dhe më gjatë

April 1, 2021

Dr. Emilia A. Shikole Unevska
Specialiste e farmakologjisë klinike

|



Organizmi ynë është i ekspozuar vazhdimisht ndaj të ashtuquajturave radikale të lira.

Radikalet e lira janë produkte metabolike që ndodhen natyrshëm në organizëm. Ato janë komponime të oksigjenit të cilave u mungon një elektron. Për t'u stabilizuar, ato përpiqen të marrin elektronet nga një atom ose molekulë tjetër. Në këtë reaksion formohen radikale të reja, të cilat nga ana tjetër marrin elektrone edhe nga substanca të tjera. Ky reaksion zinxhir çon në një rritje të vazhdueshme të radikaleve të lira në trup.

Stresi oksidativ është pasojë e mungesës së baraspeshës midis antioksidantëve “të mirë” dhe radikaleve të lira “të këqija” në trup.

Në periudha më afatgjata, stresi oksidativ kontribuon në shfaqjen e tumoreve, diabetes mellitus, sëmundjeve kardiovaskulare dhe sëmundjeve të trurit.

Shkaqet më të njohura të stresit oksidativ përfshijnë faktorët e mëposhtëm:



Është e pamundur që të shmanget plotësisht prania e stresit oksidativ në trup, por ekziston një mënyrë për ta zvogëluar atë nëpërmjet të ushqyerit. Ushqimet me prejardhje bimore, të tilla si pemët dhe perimet, bishtajoret dhe arrat janë të pasura me antioksidantë. Rekomandohen veçanërisht frutat dhe perimet “semafor”, të tilla si spinaqi ose rrushi (të gjelbra), domatet, manaferrat (të kuqe), karotat, mollët (të verdha apo portokalli). Mineralet që janë të rëndësishme për sistemin mbrojtës të enzimave gjenden kryesisht në produktet e peshkut, mishit dhe vezëve. Mishi këshillohet të konsumohet dy herë në javë.

Në jetën e përditshme plot stres të ditëve të sotme, nuk është gjithmonë e lehtë të përmbushet plotësisht nevoja për antioksidantë. Prandaj, shtojcat dietike mund të ndihmojnë gjithashtu në furnizimin e trupit dhe qelizave me lëndë të mjaftueshme ushqyese.

Nga shtojcat dietike, si më të rëndësishme do t'i veçoja këto në vijim:

  1. Vitamina A (retinoli) - luan një rol thelbësor në përmirësimin e funksionit të retinës, rritjen e kockave, si dhe në diferencimin e indeve epiteliale. Ushqimet që përmbajnë vitaminë A janë mëlçia e viçit dhe e qengjit, salmoni, toni, patatet e ëmbla, spinaqi, karotat dhe piperi i kuq.

  2. Vitamina C - vitaminë e tretshme në ujë, të cilën trupi nuk mund ta prodhojë dhe është e domosdoshme që të merret përmes dietës. Ajo merr pjesë në forcimin e sistemit imunitar nëpërmjet rritjes së prodhimit të limfociteve dhe fagociteve, duke mbrojtur kështu trupin nga infeksionet. Kjo vitaminë lidh radikalet e lira që janë produkt i stresit oksidativ dhe mbron trupin nga sëmundjet kronike. Ajo gjithashtu rrit përthithjen e hekurit në trup, zvogëlon trigliceridet në gjak dhe kështu vepron në rregullimin e presionit të gjakut. Ushqimet që kanë vitaminë C me shumicë janë limoni, portokalli, lakrat, specat, luleshtrydhet, brokoli, patatet.

  3. Vitamina D - vitaminë e tretshme në lipide, që rregullon sasinë e kalciumit dhe fosfateve në trup, duke ruajtur kështu dhëmbët, eshtrat dhe muskujt. Ajo luan një rol të rëndësishëm në përgjigjen imunologjike duke aktivizuar T-limfocitet (qelizat vrasëse), të cilat shkatërrojnë menjëherë çdo virus patogjen të zbuluar. Kjo vitaminë krijohet në trup kur ekspozohemi ndaj diellit, por një pjesë e madhe e njerëzve kanë mungesë të vitaminës D dhe për këtë arsye duhet të merret si shtojcë ushqimore. Ushqimet që janë të pasura me këtë vitaminë janë salmoni, toni, sardelet, mëlçia, e verdha e vezës.

  4. Koenzima Q10 - është një antioksidant i tretshëm në lipide, të cilin trupi e prodhon vetë. Pas vitit të 25-të të jetës, koenzima Q10 zvogëlohet ndjeshëm, me ç'rast duhet të merret përmes ushqimit dhe shtojcave dietike. Përveç se në këtë mënyrë, prodhimi i saj në trup gjithashtu zvogëlohet tek pacientët që marrin statina. Ajo luan një rol të madh në sintezën e adenozinë trifosfatit (ATP) dhe prek të gjitha qelizat në trup, veçanërisht ato që kanë konsumin më të lartë të oksigjenit, si zemra, truri dhe veshkat. Burimi i koenzimës Q10 janë salmoni, harenga, toni, luleshtrydhet, lulelakra, brokoli. Nëse marrja përmes ushqimit është e pamjaftueshme, mund të merret shtojca ushqimore e koenzimës Q10 së bashku me vaktin. Përthithja e shtojcës ushqimore varet nga prania e yndyrave në vakt.


Përveç të gjitha lëndëve ushqyese të përmendura më parë, duhet t'i kushtojmë vëmendje edhe shëndetit mendor dhe gjithmonë të përpiqemi të bëjmë atë që na bën të lumtur dhe të përmbushur, sepse në ato momente sekretohet serotonina, i cili, përveç se është hormoni i lumturisë, forcon edhe sistemin tonë imunitar.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.28-29 të botimit elektronik të revistës BETTY (PRILL 2021).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>