Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Pse ështe e rëndësishme Vitamina D3?

January 1, 2021

Gabriela Kachakoska-Naneska
Farmacist i diplomuar
BARNATORE BIOLEK 3, PRILEP

|



Vitamina D është një vitaminë liposolubile, gjegjësisht vitaminë që tretet në yndyrë. Këto vitamina ruhen në trupin e njeriut, duke krijuar rezerva, për dallim nga vitaminat hidrosolubile, të cilat janë të tretshme në ujë dhe teprica e tyre nxirret përmes urinës.

Ekzistojnë dy forma të vitaminës D:

Vitamina D3 (kolekalciferol) dhe Vitamina D2 (ergokalciferol)

Ndryshe nga Vitamina D2, Vitamina D3 është më efektive në rritjen e përqendrimit në formën e tij aktive në organizëm.

Burimet kryesore të Vitaminës D3 (kolekalciferol) janë dielli, ushqimi dhe shtojcat ushqimore. Vitamina D3 është e vetmja vitaminë D që trupi mund ta prodhojë dhe falë dritës së diellit, sinteza e saj fillon në lëkurë. Është një element i rëndësishëm për metabolizmin e kalciumit dhe fosforit, duke lejuar përthithjen dhe ruajtjen e tyre në eshtra. Duke qenë se numri i njerëzve që shmangin diellin sa vjen e shtohet, vitamina duhet medoemos të merret përmes shtojcave, për të përmbushur kërkesat e organizmit për Vitaminën D3.



Roli i saj në të gjithë organizmin është shumë i rëndësishëm:

Mungesa e Vitaminës D3 është më e theksuar në periudhën e dimrit, sepse në këto muaj trupi nuk prodhon vetë vitaminë D dhe kjo për shkak të rrezeve të diellit që janë shumë të rralla dhe jo të mjaftueshme. Megjithatë, edhe në muajt e tjerë njerëzit nuk qëndrojnë mjaftueshëm në diell për shkak të orarit të punës ose për shkak të efekteve të dëmshme të rrezeve të diellit. Rrezik më të madh të mungesës së Vitaminës D3 kanë njerëzit që jetojnë në rajonet veriore, njerëzit që jetojnë në vendet ku ka ndotje të lartë të ajrit dhe njerëzit me ngjyrë të errët të lëkurës.

Mungesa e Vitaminës D3 çon në zbutjen e indeve të eshtrave, duke rezultuar në dobësi të muskujve dhe në masë të zvogëluar muskulore. Tek njerëzit e moshuar, mungesa e vitaminës D mund të jetë pikënisje për osteporozën. Këta individë mund të kenë lodhje, dhimbje në eshtra dhe muskuj etj.

Përdorimi i saj është veçanërisht i rëndësishëm për:

Rekomandohet në rast të:

Doza e rekomanduar është 400 - 800 IU ose 10 - 20 mikrogramë. Megjithatë, nëse ekspozimi në diell zvogëlohet ose mungon fare, atëherë doza e rekomanduar duhet të tejkalojë 1000 - 4000 IU (25 -100 mikrogramë).

Që të shfrytëzohet sa më mirë nga organizmi, është mirë që Vitamina D3 të merret me ushqime që janë të pasura me yndyrna (mish, arra, etj.)

Ushqime të pasura me Vitaminën D3

Për fat të keq, nuk mund të hamë peshk çdo ditë, ndaj burimi i vetëm i Vitaminës D3 mbeten shtojcat ushqimore.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.8 të botimit elektronik të revistës BETTY (JANAR 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>