Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Intervistë me prim. d-r. Mendu Jegeni – “Gjinekologjiaështë më shumë se profesion”

October 1, 2021

okt 2021

  1. Si është ndjenja të shohësh se si një nënë njihet me fëmijën e saj?


Të gjithë gjinekologët janë jashtëzakonisht të privilegjuar në këtë aspekt. Jemi dëshmitarë të një momenti vërtet të veçantë. Ai është momenti kur koha ndalon. Nuk ka rëndësi sa është ora, çfarë dite është... Papritmas, asgjë nuk ka rëndësi përveç të porsalindurit. E qara e atij fëmije është një nga tingujt më të bukur në këtë botë.

  1. Cili është çelësi për krijimin e një dialogu të shëndoshë midis mjekut dhe pacientit?


Qoftë si mjek, ashtu edhe si gjinekolog, gjëja më e rëndësishme është besimi. Që në takimin e parë me pacientin, mjeku duhet të gjejë mënyrën për ta krijuar atë besim të ndërsjellë, që është vendimtar për të gjithë procesin. Mbushja me shpresë, forcë dhe besim e bën pacientin të ndihet i sigurt se do të marrë një qasje dhe trajtim profesional. Është shumë e rëndësishme që mjeku të jetë i aftë në njohjen e llojit të personit me të cilin duhet të komunikojë dhe në një farë mënyre të shkrihet në formën që është më e përshtatshme për bashkëpunim. Edhe pse asgjë nuk ndryshon në aspektin e qasjes ndaj pacientit, është e rëndësishme që mjeku të jetë në të njëjtën frekuencë me pacientin; pavarësisht nga niveli i arsimimit dhe përkatësia fetare apo etnike. Të gjithë pacientët janë të njëjtë, por thjesht duhet të dini se si t'u qaseni atyre. Ajo është baza për të pasur marrëdhënie të mirë dhe rezultat të mirë, si në diagnozë ashtu edhe në trajtim.

okt 2021

  1. A ka ndonjë ngjarje që mund të thoni se do ta mbani mend deri sa të vdisni?


Në profesionin tonë nuk ka vetëm një ngjarje, por ka disa ngjarje interesante që ia vlen të mbahen mend. Ka momente të bukura, por për fat të keq, edhe momente të pakëndshme, të cilat lidhen me ndërlikimet që janë pjesë e punës sonë.

  1. Çfarë do t'u thoni grave që përballen me frikën e lindjes së fëmijës? Si ballafaqoheni me situata të tilla? A është mirë të jepen më shumë informacione apo përkundrazi, ka efekt negativ?


Po e theksoj përsëri se marrëdhënia dhe krijimi i një marrëdhënieje lidhet me besimin, i cili është vendimtar. Sigurisht, pacientët kanë të drejtë për informacion të mjaftueshëm në lidhje me gjendjen e tyre, por gjithsesi ai informacion duhet të ketë ndikim pozitiv tek gruaja. Unë mendoj se si mjekë obstetër, nëse i tregojmë të gjitha opsionet ose ndërlikimet e mundshme me të cilat mund të përballen dhe çfarë rreziqesh i presin, besoj se gjysma e tyre do të hiqnin dorë. Është e drejtë të ulesh dhe të flasësh me gruan. T'i shpjegosh se shtatzënia nuk është sëmundje; se është një gjendje specifike ku është e vërtetë që gruaja është e ekspozuar ndaj shumë sfidave. Pikërisht për këtë arsye, nëse i qasemi pak më njerëzisht, besoj se frika do të lehtësohet dhe madje do të zhduket.

okt 2021

  1. Shumë gra kanë pikëpyetje për lindjen natyrale dhe prerjen cezariane. Cili eshte mendimi juaj?


Fatkeqësisht, kohët e fundit po hasim gjithnjë e më shumë gra të cilat edhe para se të mbeten shtatzënë, planifikojnë se si do të lindin. Zgjedhin ditën, datën, shenjën e horoskopit... Prerja cezariane konsiderohet si opsion më i lehtë, që është një perceptim shumë i gabuar. Me kusht që nëna të mos jetë në rrezik, të mos keqtrajtohet, të kihet një qëndrim korrekt dhe respekt ndaj saj nëse ka dhimbje (edhe pse sot kemi shumë zgjidhje për dhimbjen), nuk ka më mirë se lindja normale spontane, gjithmonë duke pasur kujdes që fëmija të lindë i shëndetshëm dhe ne gjendje te mire. Çdo situatë në suaza të këtyre kushteve është zgjidhja e duhur. Mënyra, qoftë një lindje e natyrshme apo me prerje cezariane, vjen në radhë të dytë. Pra, do ta them përsëri, qëllimi është një dhe i vetëm: një nënë dhe fëmijë i shëndetshëm.

  1. A jeni emocionalisht të lidhur me pacientët tuaj apo mendoni se kjo do të ishte pengesë për marrëdhënien tuaj profesionale?


Sigurisht që duhet të lidhemi emocionalisht. Vetëm makinat nuk kanë ndjenja. Ato nuk ndikojnë në cilësinë e shërbimit ose qasjen tonë. Ne nuk njohim dallime tek pacientët. Ata janë bekimi ynë, sepse ne kemi mundësinë t’i ndihmojmë pikërisht kur janë me ndonjë mundim. Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa ndjenja e të ndihmuarit dikujt kur ka më shumë nevojë, kështu që do të thoja se profesioni ynë e ka disi atë privilegj.

  1. Profesioni juaj ngërthen një angazhim të madh për jetën e re që sillni. Çfarë dëshironi t'u thoni të gjithë atyre që duan ta ushtrojnë këtë profesion?


Të mendohen mirë. Ky është shumë më tepër sesa një profesion - është një mënyrë jetese. Ata duhet të dinë se më së shumti do ta pësojë jeta e tyre private. Profesioni ynë sigurisht që ka shumë anë të bukura dhe momente të paharrueshme, por të parit që e paguajnë çmimin janë bashkëshortët, familja dhe të afërmit.

  1. Së fundmi, çfarë është një mënyrë jetese e shëndetshme për ju?


Me pak fjalë, një dietë e shëndetshme, aktivitet fizik dhe më pak ilaçe. Duhet të kemi momente pushimi, shtendosjeje, kënaqësie. Një mënyrë jetese e shëndetshme do të rezultojë në më pak vizita te mjeku dhe më shumë blerje çaji në vend të qetësuesve, të cilët për fat të keq po konsumohen shumë kohët e fundit.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.10-12 të botimit elektronik të revistës BETTY (TETOR 2021).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>