Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Si ndikon drita e kaltër që lëshojnë telefonat tuaj në dëmtimin e lëkurës?

November 1, 2020

|

dr. Natasha Dimitrievska Stojanovska
IPSH DERMA ESTETIK



Blue light apo drita e dukshme me energji të lartë, është pjesë e spektrit të dukshëm të dritës me gjatësi vale të shkurtër dhe nuk duhet të ngatërrohet me rrezet UVA dhe UVB. Për herë të parë u përmend para tre vjetësh kur u arrit në përfundimin se drita e kaltër, e cila është dritë e dukshme me energji të lartë, depërton më thellë në lëkurë sesa dritat e tjera në të njëjtin spektër, falë gjatësisë së shkurtër valore që mund të dëmtojë lëkurën në mënyrë të ngjashme me diellin, ndaj lëkura duhet të mbrohet nga dëmtimi i saj.

Janë bërë shumë kërkime, sidomos tani në kohë të pandemisë kur puna nga shtëpia dhe bashkëveprimi me objektet që rrezatojnë, si telefonat celularë, kompjuterët, tabletat, u bë më i shprehur se kurrë. Ekspozimi tetë orësh para kompjuterit dhe telefonit celular është i barasvlershëm me 20 minuta në diell, por megjithëse lëkura juaj nuk do të digjet dukshëm dhe nuk do të shkaktojë kancer të lëkurës si rrezet e diellit, prapëseprapë do të vijë deri te plakja e parakohshme. Ndryshe nga dielli, drita e kaltër që lëshojnë ekranet është më afër fytyrës dhe depërton më thellë në lëkurë sesa rrezet UVA dhe UVB, ku edhe qëndron dallimi midis tyre.

Si rezultat i dëmtimit dhe efektit të tij citotoksik, me stresin oksidativ shfaqen vija të imta dhe rrudha, që janë shenjë e plakjes së parakohshme të lëkurës. Drita e kaltër gjithashtu rrit prodhimin e melaninës në një proces të quajtur melanogjenezë, sidomos te ata me ten më të errët të cilët tashmë luftojnë hiperpigmentimin. Drita e kaltër krijon radikale të lira, të cilat janë grimca të vogla kimike që shkaktojnë shkatërrim kozmetik në lëkurë, prishin kolagjenin dhe shkaktojnë inflamacion, që pasohet nga skuqja, njollat e errëta dhe rrudhat.

Si rrjedhojë, këtë vit shumë kompani filluan të hedhin në treg produkte të mbrojtjes nga drita e kaltër.

Dermatologët janë në pajtueshmëri që sikurse përdorim mbrojtje ndaj diellit ashtu duhet të përdorim edhe kremra që përmbajnë faktor mbrojtës ndaj dritës së kaltër.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.16 të botimit elektronik të revistës BETTY (NËNTORI 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>