Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Si ta kuptoni nëse keni katarakt?

July 2, 2020

Ju mirëpresim në Klinikën Promedika në krye me
d-r Naum Trpenoskin



|

Nëse jeni mbi 50 vjeç dhe keni shikim të turbullt, bëni mirë të drejtoheni te mjeku i syrit, pasi mund të keni katarakt. Termi katarakt nënkupton errësimin e thjerrëzës natyrale të syrit, e cila humbet aftësinë për të përthyer rrezet e dritës, gjë që zvogëlon mprehtësinë pamore dhe dalëngadalë çon në humbje të shikimit. Katarakti është sëmundja më e shpeshtë e shqisës së të pamurit, e cila kufizon ose pamundëson plotësisht funksionin e syrit dhe po ashtu është shkaku më i zakonshëm në botë për humbjen e shikimit, veçanërisht në popullatën e moshuar. Nuk ka asnjë teori të vetme se pse katarakti zhvillohet te disa njerëz, ndërsa te të tjerët thjerrëza e syrit mbetet e tejdukshme deri në pleqëri të shtyrë. Dihet se faktorët trashëgues janë një nga shkaqet kryesore të kataraktit, kurse ndër shkaqet e tjera që mund të ndikojnë në shfaqjen e kësaj sëmundjeje përfshihen: gjinia (më e zakonshme te gratë), përdorimi afatgjatë i kortikosteroideve, pirja afatgjate dhe e shpeshtë e alkoolit dhe cigareve, ekspozimi i rëndë në rrezet e diellit dhe rrezatim, mbipesha, diabeti, dëmtimet e mëparshme të syrit dhe inflamacioni i strukturave të brendshme të syrit.

Si ta kuptoni nëse keni katarakt? Disa nga simptomat themelore që tregojnë se keni katarakt janë:



Trajtimi i vetëm për këtë sëmundje është operacioni, përkatësisht heqja e thjerrëzës së turbullt dhe zëvendësimi i saj me një implant (thjerrëz intraokulare), e cila do të kryejë të njëjtin funksion si thjerrëzat natyrale dhe që mbetet në sy përgjithmonë. Kirurgjia e kataraktit me metodën e fakoemulsifikimit është një operacion njëditor dhe pa dhimbje, që përfshin përdorimin e ultratingullit për të vënë thjerrëza artificiale në vend të thjerrëzave të turbullta natyrale, me qëllim të rikthimit të shikimit në gjendjen që ka qenë para shfaqjes së kataraktit.

Për sa i përket kohës, katarakti zhvillohet individualisht dhe i duhet nga disa muaj deri në disa vjet. Dikur besohej se për të hequr kataraktin pacienti duhej të priste deri në fazën e fundit, kur nuk ishte më në gjendje të funksiononte vetë. Për fat të mirë, ky qëndrim është i vjetruar. Në fakt, ndërsa sëmundja përparon, thjerrëzat në sy bëhen gjithnjë e më të forta, duke e bërë më të vështirë heqjen e tyre. Gjithashtu, për kataraktin më të pjekur nevojitet përdorimi i intensitetit më të lartë të ultrazërit, i cili mund të dëmtojë indet përreth, veçanërisht kornenë. Ky operacion zgjat më shumë dhe kështu zgjat procesin e shërimit të kornesë. Rekomandohet që operacioni të kryhet kur shqetësimi i shkaktuar nga kataraktet të ndërhyjë në aktivitetet e përditshme: shikimi i dëmtuar që parandalon leximin dhe e bën të vështirë shikimin e televizorit, shfaqja e vezullimit të pakëndshëm në mot me diell, përkatësisht dritat e makinave kur ngisni natën etj. Është e rëndësishme të theksohet se operacioni është shumë më i sigurt nëse operacioni i kataraktit kryhet në një fazë të hershme, është më i shkurtër, me një përqindje minimale të ndërlikimeve dhe shërimi është shumë më i shpejtë dhe i rehatshëm.

Pacienti zgjedh vetë thjerrëzat që do t'i vendosen në sy, edhe atë sipas dëshirës, nevojave, mënyrës së jetesës, hobit, si dhe përcaktimit profesional.

12 milion njerëz në botë janë verbuar për shkak të katarakteve. Se a do të jeni një prej tyre apo do të vendosni t'i nënshtroheni operacionit varet vetëm nga ju! Kirurgjia e kataraktit për ne është përparësi, ndërsa kënaqësia juaj nga rifitimi i shikimi është ajo drejt së cilës synojmë. Ju mirëpresim në Klinikën Promedika në krye me Dr. Naum Trpenoskin!

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.6-7 të botimit elektronik të revistës BETTY (KORRIK 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>