Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Metodat dhe preparatet që përdoren për ripërtëritjen e lëkurës: Kolagjeni

November 1, 2020

|

spec. farmacist
Suade Iseini
Barnatore MED FARM, Çegrane



Plakja e lëkurës është një proces kompleks biologjik që ndikon në disa përbërës të lëkurës dhe rrjedhimisht edhe në pamjen e saj. Dy proceset themelore të plakjes së lëkurës, të brendshme dhe të jashtme, kontrollohen nga variacionet gjenetike, përkatësisht nga përbërës të jashtëm. Pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit dhe ekspozimi kronik në diell (përbërës të jashtëm) përshpejtojnë plakjen e lëkurës. Të gjithë këta faktorë mund të çojnë në formimin e rrudhave, njollave ngjyrë kafe dhe trashjen e lëkurës.

Ndryshimet në plakjen e lëkurës vijnë si pasojë e ndryshimeve strukturore në qelizat e lëkurës dhe në teksturën e indeve të lëkurës, nën veprimin e radikaleve të lira (specie reaktive të oksigjenit, ROS) të prodhuara kryesisht nga rrezatimi UV dhe në një farë mase nga metabolizmi i qelizave.

Lëkura e re është e përbërë prej 80% kolagjen të tipit I dhe rreth 15% kolagjen të tipit III. Me moshën, aftësia për të rimbushur kolagjenin zvogëlohet vetvetiu për rreth 1.5% në vit. Me plakjen e lëkurës, fijet e kolagjenit bëhen më të trasha dhe shumë më të shkurtra, duke rezultuar në humbjen e kolagjenit të tipit I, i cili ndryshon raportin e tipave të kolagjenit.

Dendësia e kolagjenit dhe elastinës në dermis zvogëlohet, prandaj struktura dhe elasticiteti i lëkurës degradohen, duke bërë që të bëhet më e hollë dhe e ashpër.

Deri më tani, janë identifikuar dhe përshkruar 28 lloje të kolagjenit. Ato mund të ndahen në disa grupe sipas strukturës që formojnë:



Çfarë është sericina?

Kolagjeni sericinë-mëndafsh. Ekzistojnë 18 lloje të aminoacideve në sericinë, nga të cilat serina dhe aspartati kanë përmbajtjen më të lartë. Përveç kësaj, ka edhe aminoacide të tjera të nevojshme për trupin e njeriut, që e bën një proteinë të shkëlqyeshme. Për shkak se në sericinë, rreth 80% e aminoacidit ka një grup anësor hidrofil, rreth 1/3 e të cilit është serinë, përthithja e ujit është 50 herë më e lartë se ajo e glicerinës. Sericina vetëm ose në kombinim me fibroinën e mëndafshit përdoret në kozmetikën e lëkurës, flokëve dhe thonjve.

Sericina, kur përdoret në formën e locionit, kremit dhe vajit, rrit elasticitetin e lëkurës, efektet antibiotike dhe kundër plakjes.

Burimet e kolagjenit për qëllime kozmetike:

Përveç kolagjenit nga bagëtitë (lopët), nga derrat, peshqit e detit, pulat dhe minjtë, tani ekziston një burim i ri kolagjeni që merret nga lëkura e deleve dhe qengjave.

Më së shpeshti përdoret kolagjeni i hidrolizuar, ku molekulat e kolagjenit janë të fragmentuara dhe kanë aftësinë për të depërtuar në epidermë. Nga ana tjetër, fragmentet janë të vogla për t'u integruar me kolagjenin në lëkurë.

Çfarë duhet të bëni për të ruajtur prodhimin e kolagjenit në nivel të kënaqshëm:

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.8 të botimit elektronik të revistës BETTY (NËNTORI 2020).

 

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>