Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Leishmania – Sëmundje ngjitëse e lëkurës, të cilën mund t’jua transmetojë kafsha shtëpiake

August 1, 2020

|

Dr.med.vet. Julijana Milkova
Amb.Vet. Kasper-15 duo
Doktoreshë e Mjekësisë Veterinare



Çfarë është leishmania?

Leishmanioza është sëmundje e rëndë parazitare te qentë, e shkaktuar nga një parazit njëqelizor (protozoa), sëmundje e cila gjithashtu mund të transmetohet te njerëzit (zooantroponoza). Sëmundja është e pranishme në vendet mesdhetare, por me ndryshimin e klimës sëmundja është gjithnjë e më e pranishme edhe në anët tona.

Mbartës të infeksionit janë insekte të ndryshme hematofage, të tilla si flebotomus dhe mushkonjat, të cilat duke thithur gjakun nga një qen i infektuar, transmetojnë më pas infeksionin te kafshët e tjetra të painfektuara. Është provuar shkencërisht se sëmundja mund të transmetohet edhe përmes placentës së qenve të rinj.

Periudha e inkubacionit (periudha nga infektimi deri në shfaqjen e simptomave) është shumë e gjatë dhe mund të shkojë nga 3 deri në 4 muaj, ndonjëherë deri në 6-7 vjet. Simptomat janë nganjëherë të vështira për t'u diagnostikuar dhe sëmundja mund të mbetet e pazbuluar për një kohë të gjatë.

Sëmundja ka disa trajta klinike, në varësi të gjendjes së sistemit imunitar të kafshës. Te forma e lëkurës, ka ndryshime të dukshme në lëkurë në formë të zgjebes, zbokthit, gjakderdhjes në lëkurë, zmadhim të nyjeve limfatike, ndryshime specifike rreth syve (si syze). Te forma ku sulmohen edhe organet e brendshme vërehet humbje peshe, dobësi e gjymtyrëve të prapme, etje dhe urinimi i shtuar, ethe e të tjera. Diagnoza përcaktohet me anë të testeve të shpejta në terren dhe diagnostikimit laboratorik me metodat Elisa; PCR.

Trajtimi është afatgjatë dhe i pasigurt, me preparate të posaçme kundër leishmanisë. Prandaj është mirë që të parandalohet, përkatësisht, të mos lejoni që mbartësi (insekti hematofag) të vihet në kontakt me lëkurën e kafshës shtëpiake. Ka shumë preparate cilësore në tregun tonë që janë të parapara pikërisht për mbrojtje nga kjo dukuri. Po ashtu vlen të theksohet se duhen shmangur shëtitjet e gjata në mbrëmje, kur mushkonjat sulmojnë më së shumti, si dhe të trajtohet me insekticid mjedisi ku jeton kafsha.

Në botë ekzistojnë edhe vaksina kundër leishmaniozës, të cilat aktualisht nuk janë të regjistruara dhe të disponueshme në vendin tonë. Për sa i përket leishmaniozës njerëzore, në botë infektohen çdo vit rreth 2 milion njerëz, shumica e të cilëve shfaqin simptoma në lëkurë. Sëmundja mund të trajtohet me sukses nëse diagnoza përcaktohet në kohë.

Për fat të keq, shpesh ndodh që në pamundësi për të trajtuar këtë sëmundje të rëndë parazitare te qentë, mjekët veterinarë janë të detyruar të kryejnë procedurën më të padëshiruar, gjegjësisht, eutanazinë e kafshës. Për këtë shkak, ju bëjmë thirrje edhe një herë: të mbrojmë kafshët shtëpiake me anë të ilaçeve kundër insekteve!



Tredhja - Sterilizimi

PSE QENI IM I TREDHUR KA ENDE INTERESIM PËR QENTË FEMRA DHE PSE FEMRA E TREDHUR TËRHEQ ENDE QEN MESHKUJ?

Tredhja ul nivelin e testosteronit, por nuk është e thënë që nivelet e ulëta të testosteronit të largojnë dëshirën seksuale. Kjo për shkak se testosteroni (hormoni që tashmë është çliruar në trup) qarkullues te këlyshët e rinj shkakton ndryshime të përhershme në tru. Këto ndryshime çojnë në rritje të lagështimit të sipërfaqes, rritje të hulumtimit të mjedisit dhe çiftëzim.

Hormonet nuk pastrohen nga trupi i qenve menjëherë pas operacionit - ato janë aktive për një kohë të gjatë në organizëm. Ka raste kur disa qen meshkuj ende mund të mbarsin apo të fekondojnë femrat midis katër deri në gjashtë javë pasi të jenë tredhur. Prandaj është e nevojshme të ndahen qentë meshkuj nga femrat në këtë kornizë kohore.

Dëshira për t’u çiftëzuar te qentë femra të sterilizuara është më e theksuar kur ovariohisterektomia kryhet në moshë më të madhe. Vezoret mund të jenë ektopike ose ''të shpërndara imët'' në indin dhjamor, kështu që me heqjen e të parave, të tjerat e marrin përsipër funksionin.  Me kalimin e kohës, edhe ato pësojnë atrofi. Në disa raste, gjendja shëndetësore mund të bëjë që qeni të mbajë erë që ngjan paksa me atë që është karakteristike për fazën e çiftëzimit.

Cilat gjendje shëndetësore e shkaktojnë këtë? Infeksioni i mundshëm i fshikëzës, infeksioni i qafës së mitrës ose vulvës ose vaginitisi. Në disa raste, shkaktar mund të jenë qeset anale. Të gjitha këto ndonjëherë mund të bëjnë që femra të jetë tërheqëse për qentë meshkuj. Arsyet janë ende të paqarta.         



Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.32 të botimit elektronik të revistës BETTY (GUSHT 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>