Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Meditimi: Ushqim për çdo trup dhe mendje

August 1, 2020

|

Sara Sekovska
Instruktore e jogës



- Punoj me veten...
- Për t'u lidhur me veten...
- Më duhet kohë për veten...
- Jam plotësisht me veten...
Të gjitha thëniet e mësipërme janë vetëm një pjesë e asaj që e dëgjojmë të paktën një herë në ditë nga kolegët, miqtë e madje edhe nga vetvetja.
Pse duhet të kemi kohë për veten?
Sepse nëse nuk mund t'ia "dalim në krye" me ekzistencën tonë, komunikimin e brendshëm, mendimet, emocionet dhe ndjenjat tona, atëherë gjithçka tjetër që bëjmë në jetë pason ose dështon sipas një rastësie!
Pse?
Përgjigja është shumë e thjeshtë: kur përqendrimi ynë është plotësisht i drejtuar nga jashtë e jo nga brenda (nga vetvetja), atëherë të gjithë faktorët e jashtëm ndikojnë në gjendjen tonë shpirtërore.

Si?
Përsëri, përgjigja është shumë e thjeshtë:
- Jam e lumtur sepse mora një mesazh nga i dashuri im...
- Nuk jam e lumtur sepse shefit nuk i pëlqeu puna ime...
- Ndihem pa energji sepse punoja në një projekt me njerëz negativë...
- Sa e lumtur do të isha nëse do të kaloja këtë fundjavë me personin tim të parapëlqyer...
Dhe një sërë gjërash të tjera.
Çfarë bëjmë në situata të tilla?
Varemi nga të tjerët.
Pse?
Sepse mendojmë dhe krijojmë nevojën që tjetri të na bëjë të lumtur dhe kështu lejojmë që të gjithë faktorët e jashtëm të na kontrollojnë mendjen!
Por ka një gjë që e harrojmë...
Nëse e forcojmë vullnetin, guximin dhe besimin tonë, atëherë nuk do të na drejtojë mendja, por do të mësojmë ta drejtojmë ne atë.
Dhe mënyra më e drejtpërdrejtë për ta bërë këtë është përgjigja magjike e shumë çështjeve - MEDITIMI.
Dhe nuk do ta zgjasim shumë shpjegimin se ç'është meditimi, sepse nuk mësojmë kurrë nga përvojat e të tjerëve; duhet ta provojmë vetë për të krijuar një mendim.
Por nëse keni interesim dhe dëshironi ta provoni, atëherë ju rekomandoj përzemërsisht që të përfshiheni në atë përvojë, sepse mund t'ju sjellë vetëm përfitime.
Dhe çfarë përfitimesh?
Përfitojmë një mendje të kthjellët dhe të përqendruar, paqe dhe qetësi shpirtërore dhe mbi të gjitha, përfitojmë një shndërrim të plotë të vetvetes. Megjithatë gjëja më e rëndësishme për të cilën ndërgjegjësohemi është se, NUK JEMI TRUPI, POR NUK JEMI AS MENDJA!
Zbulojmë të vërtetën se kush jemi dhe cilët jemi! Bëhemi të vetëdijshëm dhe jetojmë në të tashmen, në vend se në të ardhmen ose në të kaluarën.

Shpesh dëgjojmë shprehjen,
“Jeto këtu dhe jeto tani”.  Por a e dini se sa praktikë nevojitet për ta bërë këtë pjesë tonën. Dhe nëse e nisni këtë shndërrim dhe njohjen e vetvetes gjer në rrënjë, mos prisni që gjërat të ndryshojnë brenda natës, mos e nxitoni mendjen, por as mos e ngadalësoni.
Kur themi se një komb është i arsimuar mirë?
Kur të gjithë njerëzit shkojnë në shkollë, çfarëdo qoftë - arsimohen. Ata e bëjnë këtë çdo ditë, derisa të bëhet pjesë e stilit të tyre të jetesës e pastaj bëhet edhe nevojë. Vetëm atëherë e quajmë një komb si të arsimuar.
A e dini se e njëjta gjë ndodh edhe me mendjen tonë!?
Kur mësojmë ta ushqejmë me “ushqimin” e duhur: lumturi, dashuri, paqe, mirënjohje, shëndet dhe mendime të pastra, atëherë themi se ajo mendje është e arsimuar. Atëherë të gjitha qelizat në trupin tonë janë të arsimuara dhe punojnë për ne, jo kundër nesh.
Pikërisht për këtë na ndihmon meditimi.
Nuk po themi se nëse praktikojmë meditimin gjithçka do të ishte “e lëmuar”, por atëherë do të ishim të vetëdijshëm se ato “pengesa” janë thjesht pjellë e mendjes sonë. Dhe kur jemi të vetëdijshëm, mund t'i qasemi më lehtë asaj që e kemi krijuar vetë.
Mendja jonë beson gjithmonë çdo gjë që i themi. Ushqejeni me besim, ushqejeni me të vërtetën, ushqejeni me dashuri...meditimi na ushqen pikërisht me këto gjëra.



Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.28-29 të botimit elektronik të revistës BETTY (GUSHT 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>