Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Diosmina e mikronizuar në trajtimin e sëmundjes kronike të venave sipas mjekësisë së bazuar në prova

June 1, 2020

|

prim. dr. Kire Georgievski
specialist transfuziolog



Gjatë gjithë jetës sonë jemi vazhdimisht në lëvizje, duke balancuar midis karrierës dhe shtëpisë, por njëkohësisht duke shijuar përfitimet që sjell me vete plakja. Dhe kështu një ditë fillojmë të ndiejmë djegie, këmbët e rënda dhe të lodhura, si dhe ngërçe të kohëpaskohshme, dhimbje dhe ënjtje në këmbë.

Në fillim këto simptoma mund të na duken pak të pakëndshme, mund t'i quajmë si efekte anësore të "të mosqenit në formë" ose mund të mendojmë se paraqiten si rezultat i ndonjë "dëmtimi sportiv të vjetër" apo ngaqë "kemi kaluar shumë kohë në këmbë". Siç ka thënë Karl Chiang, MD: "Shumë njerëz mendojnë se është pjesë e procesit të plakjes dhe nuk u kushtojnë shumë vëmendje fazave të përparuara të sëmundjes".

Por me kalimin e kohës, këto simptoma përkeqësohen dhe venat bëhen dukshëm të fryra dhe të shtrembëruara, ndërsa lëkura përreth tyre ndryshon ngjyrën dhe cilësinë. Të gjitha këto ndryshime vijnë për shkak të një sëmundjeje të quajtur Sëmundja Venoze Kronike (SVK). Kjo sëmundje është mjaft e zakonshme dhe konsiderohet të jetë një nga sëmundjet më të zakonshme në të gjithë popullatën, menjëherë pas alergjive.

Faktorët e rrezikut për paraqitjen e SVK-së:

Shenjat dhe simptomat më të shpeshta

Simptomat dhe shenjat e njohura tek pacientët me SVK janë pasojë e hipertensionit venoz, shoqëruar me procese inflamatore, të cilat çojnë në çrregullime strukturore dhe funksionale të venave dhe valvulave venoze. Simptomat kryesore janë një ndjenjë e dhimbjes së këmbëve, këmbë të rënda, të tensionuara dhe të lodhura, ngërçe, kruajtje dhe ënjtje rreth kyçit të këmbës, që zvogëlohen gjatë natës. Simptomat e SVK-së janë më të theksuara në fazat më të përparuara të sëmundjes dhe shoqërohen me ulje të cilësisë së jetës, kryesisht për shkak të dhimbjes dhe vështirësisë në lëvizje.

Veproni menjëherë

Trajtimi duhet të fillohet sa më shpejt që të jetë e mundur, që në shenjat e para të sëmundjes. Duke qenë se SVK-ja është sëmundje progresive, është e rëndësishme të filloni trajtimin sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të parandaloni zhvillimin e mëtutjeshëm të sëmundjes.

Trajtimi përfshin disa strategji të ndryshme

Nëse simptomat nuk janë shumë intensive, trajtimi përbëhet nga ushtrimet, ngritja e këmbëve, ngjeshja me çorape elastike. Përdorimi i ilaçeve venoaktive me diosminë rekomandohet në të gjitha fazat e sëmundjes.

Aplikimi i ilaçeve venoaktive

Diosmina e mikronizuar zvogëlon inflamacionin në mikroqarkullim dhe të valvulave të sistemit venoz, rrit elasticitetin e venave dhe kështu mbron enët e gjakut nga dëmtimet, ndërsa në të njëjtën kohë ul ndjeshëm simptomat e sëmundjes. Diosmina e mikronizuar ndihmon në parandalimin e përparimit të SVK-së. Diosmina e mikronizuar është e përshtatshme për pacientët në çdo fazë të sëmundjes kronike venoze, madje edhe tek ata me ulcerë venoze.

Diosmina e mikronizuar, si ilaç me prejardhje natyrore, rrjedh nga portokalli i papjekur dhe i thatë, që është karakteristik për Spanjën, Afrikën Veriore dhe Kinën (Rutaceae aurantieae). Është i përshtatshëm për përdorim afatgjatë, pacientët e tolerojnë mirë dhe gjithashtu nuk ka ndërveprim me ilaçe të tjera.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.16 të botimit elektronik të revistës BETTY (QERSHKOR 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>