Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Ish-duhanpirësit kanë të drejtë! A është pirja e duhanit një gjë personale?

September 2, 2020

|

Teksti është marrë nga broshura "ISH-DUHANPIRËSIT KANË TË DREJTË"
Spec Dr. Ika Peshiq
Shefi i Kabinetit për parandalimin dhe heqjen dorë nga pirja e duhanit
Klinika e pulmologjisë, Qendra Klinike e Serbisë
Përkthimi dhe përshtatja:
Instituti i Shëndetit Publik i Republikës së Maqedonisë



A është pirja e duhanit një gjë personale?

Pa duhan për një muaj

Është fakt që më shumë se 80% e duhanpirësve nuk janë fajtorë që janë duhanpirës, duke qenë se kanë filluar të pinë duhan që si fëmijë, kur nuk kanë qenë në gjendje t'i bëjnë ballë tundimit dhe ta refuzonin cigaren e ofruar. Pirja e duhanit është sëmundje e varësisë, sepse nikotina në produktin e duhanit shkakton një varësi të fortë të cilën duhanpirësit e kanë të vështirë për ta mposhtur.

Shumë duhanpirës kanë dilema: çfarë është pirja e duhanit, kush është duhanpirës, si është si duhanpirës, kush është ish-duhanpirës, nëse dhe sa i rrezikshëm është ekspozimi ndaj tymit të duhanit.

Duhanpirësit shpesh komentojnë:

Nga ana tjetër, nga jo-duhanpirësit shpesh dëgjojmë:

A është gjithçka kaq bardhë e zi? Sigurisht qe jo. Si për gjithçka në jetë, ka zgjidhje të mira dhe jo aq të mira, prandaj s'ka si të jetë ndryshe edhe me lënien e duhanit.

DUHANPIRËS, DËGJONI ISH-DUHANPIRËSIT!

Filloni sot

Bëhuni një ish-duhanpirës - do të ndiheni më mirë, do të mbani erë më të mirë, do të dukeni më mirë dhe do të keni më shumë para.

Jini këmbëngulës dhe të qëndrueshëm në qëllimin tuaj, që edhe ju të bëheni ish-duhanpirës.

ISH-DUHANPIRËSIT JANË MË TË SHËNDETSHËM

Të gjithë e dimë se nikotina është një faktor serioz rreziku për sëmundjet kronike akute dhe të rënda. Është fakt i vërtetuar se nikotina është shkaktar i drejtpërdrejtë i disa sëmundjeve, kurse për disa të tjera kontribuon ndjeshëm. Nuk është fshehtësi se mbi 650 000 evropianë vdesin çdo vit nga sëmundjet që lidhen me pirjen e duhanit. Përfitimet shëndetësore për ata që lënë duhanin janë të shumta, ndërsa efektet pozitive nga ndërprerja e pirjes së duhanit do të jenë të dukshme shumë shpejt:

ISH-DUHANPIRËSIT NDIHMOJNË DUHANPIRËSIT

Ish-duhanpirësit mbrojnë shëndetin e familjes, miqve dhe kolegëve të tyre. Dëshira e ish-duhanpirësve për të ndihmuar duhanpirësit është e dobishme dhe e mirëpritur. Duhanpirës, pranoni ndihmën nga ish-duhanpirësit, sepse ata e dinë më së miri se çfarë do të thotë të pish duhan dhe çfarë do të thotë të jetosh pa thithur tym dhe nikotinë. Ja përse ish-duhanpirësit kanë të drejtë!

ISH-DUHANPIRËSIT KANË VETËBESIM MË TË MADH

Lënia e duhanit është një sukses i madh, por nuk është as e thjeshtë dhe as e lehtë. Ish-duhanpirësit janë shumë krenarë për suksesin e tyre. Miqtë dhe familja juaj gjithashtu do të jenë krenarë për ju kur të lini duhanin. Vetëdija për forcën e vullnetit tuaj pasi do t'ia dilni të mposhtni një nga varësitë më të forta, ndjenja e kënaqësisë për pamjen tuaj dhe gjendjen fizike, era më e këndshme e trupit të cilën do ta vënë re edhe të tjerët, janë vetëm disa nga gjërat që do të kontribuojnë në rritjen e vetëbesimit tuaj.

ISH-DUHANPIRËSIT KANË LIRI MË TË MADHE DHE NDJEHEN MË MIRË

Askush nuk po ju detyron të hiqni dorë nga pirja e duhanit. A ndiheni keq sepse familja dhe miqtë tuaj ju fajësojnë për pirjen e duhanit? A ju paralajmëron punëdhënësi juaj se do t'ju heqë nga puna për shkak të duhanit? A ju ka ndodhur ndonjëherë të kërkoni pa sukses një çakmak apo një fije shkrepëse nga njerëz të tjerë, të dilni nga restorant midis dy shërbimeve, të humbni momentet më të mira të festave, të nervozoheni gjatë fluturimeve të gjata në aeroplan, e tërë kjo për shkak të pirjes së duhanit? Duke pasur parasysh këto dhe situata të ngjashme, pse të mos bëni përpjekje dhe të hiqni dorë nga pirja e duhanit me qëllim që të ndjeheni më mirë?

ISH-DUHANPIRËSIT KANË TË DREJTË!



ISH-DUHANPIRËSIT DUKEN MË MIRË

Lëkura e fytyrës së ish-duhanpirësve nuk është përhirtë dhe ata nuk kanë njolla të verdha në gishta, por kanë dhëmbë të bardhë dhe flokë të ndritshëm! Lënia e duhanit është trajtimi më efektiv i bukurisë.

ISH-DUHANPIRËSIT FLENË MË MIRË

Në moshën e rinisë mbase pirja e duhanit nuk ju sjell probleme me gjumin, por gjendja ndryshon me kalimin e viteve. Gulçimi juaj ju bën të zgjoheni të lodhur në mëngjes, kurse pirja e duhanit gjatë natës shkakton sekretim të shtuar të adrenalinës, që çon në pagjumësi dhe e bën më të vështirë që t'ju zërë gjumi.

ISH-DUHANPIRËSIT JANË MË PAK NERVOZË

Duhanpirësit shpesh ndezin cigare kur janë nervozë. Pas ndezjes së cigares, niveli i nikotinës në gjak rritet dhe duhanpirësit ndjehen më të qetë, por vetëm për një kohë të shkurtër. Nikotina vepron si stimulues, duke ndihmuar në çlirimin e adrenalinës, i cili krijon një ndjenjë ankthi dhe nervozizmi. Për më tepër, një jetë me varësi vështirë se mund t'ju lejojë ndonjëherë të relaksoheni. Prandaj, është më mirë të hiqni dorë nga pirja e duhanit dhe të shpëtoni nga nervozizmi.

ISH-DUHANPIRËSIT MBAJNË ERË MË TË KËNDSHME

Kur të hiqni dorë nga pirja e duhanit, nuk do të mbani më erë tymi të cigares. Tymi i cigareve nuk është aq i pakëndshëm për duhanpirësit, sepse atë erë mbajnë rrobat e tyre, atë erë e mbajnë fëmijët e tyre, me fjalë të tjera, është një erë e njohur në shtëpinë e tyre dhe atyre nuk u pengon. Por për 71% të evropianëve që nuk pinë duhan, era juaj e cigares është e pakëndshme. Madje mund të jetë një pengesë serioze për të krijuar dhe mbajtur shoqëri.

ISH-DUHANPIRËSIT KANË MË SHUMË PARA

Një paketë prej 20 cigaresh kushton mesatarisht rreth 2.5 euro dhe çdo duhanpirës mund të përballojë të paktën një paketë në ditë. Nëse pini një paketë cigare në ditë, kjo është disa herë më e lartë se paga mesatare në vit. Ju mund ta llogaritni vetë dhe të siguroheni që nëse ndaloni pirjen e duhanit mund t'ia lejoni vetes të shkoni në pushime verore, dimërore ose të përjetoni disa fundjava të këndshme dhe përvoja të pafundme të paharrueshme. Çdo vit do të kurseni të paktën të njëjtën sasi parash dhe do të vazhdoni kështu për pjesën e mbetur të jetës tuaj. Nëse ndaloni pirjen e duhanit, do t'i mundësoni vetes shumë përjetime të bukura dhe udhëtime të paharrueshme.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.20-21 të botimit elektronik të revistës BETTY (SHTATOR 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>