Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Përmes ndryshimeve të vogla në jetën e përditshme në një përmirësim të ndjeshëm të shëndetit fizik dhe mendor

September 2, 2020

|

Sofija Mançeva
psikologe, psikoterapiste nën mbikëqyrje dhe trajnere e fitnesit



Ngjarjet e fundit të lidhura me pandeminë na kanë ballafaquar me një periudhë stresuese dhe traumatike. Qëndrimi në shtëpi dhe shndërrimi i atmosferës shtëpiake në një zyrë pune, shesh lojërash për fëmijë, hapësirë për ushtrime ose qëndrimi në një "mjedis të pasigurt dhe të rrezikshëm" për një kohë të gjatë, te shumë prej nesh shkaktuan ndryshime psikologjike, fizike, por më së shumti emocionale.

Pothuajse secili nga ne, në një moment të caktuar ka përjetuar frikë, ankth, mendime dëshpëruese, prekshmëri më të lartë, ndryshime në humor dhe oreks, ndjenja të pafuqisë dhe hutimit. Kur njerëzit janë të stresuar, shtrembërimi mendor është shpesh i pranishëm, gjë që çon në vetë-shkatërrim dhe mund të shkaktojë pasoja shumë të rënda në planin afatgjatë.

Kam 7 vjet që merrem me fitnes në mënyrë aktive dhe kam 4 vjet që punoj si psikologe. Në cilësinë e psikologes dhe trajneres së fitnesit, kam ardhur në përfundimin se trupi dhe shpirti si pjesë thelbësore të qenieve njerëzore janë të pandashme, çrregullimi i njërës shpesh çon në çrregullim të tjetrës. Kjo është arsyeja pse, për mendimin tim, stërvitja e mendjes është po aq e rëndësishme sa stërvitja e trupit. Nëse mendja dhe trupi janë në bashkërendim, atëherë mund të flasim për një person të plotë, me gjasa shumë më të ulëta të humbjes së mundshme.



S një person që dëshiron të ndihmojë të tjerët, e dija se duhet të isha fleksibile edhe në këtë situatë. Që në fillim, kur mendohesha se cila do të ishte mënyra më e mirë për t'i motivuar njerëzit të qëndrojnë të pranishëm dhe të vetëdijshëm gjatë vetëizolimit, vendosa të filloja filmimin e stërvitjeve të mia në shtëpi dhe të jepja këshilla për përmirësimin e shëndetit fizik dhe mendor. Gjatë gjithë periudhës, pothuajse deri në fund, isha aktive me stërvitje të përditshme dhe mesazhe motivuese për t'i mbajtur njerëzit zgjuar edhe nga shtëpia.

Qëllimi im ishte të dërgoja mesazh te të gjithë se kur kujdesemi për trupin, gjithashtu ndihmojmë në përmirësimin e shëndetit mendor. Ndonjëherë nuk të jepet të flasësh ose thjesht nuk ke me kë, por të ndan vetëm një stërvitje nga flakja e atyre mendimeve dhe energjisë negative, të cilat kanë zënë vend në trupin tënd dhe e kanë bërë vatër të gjithfarë ndikimesh që vijnë nga jashtë.



Është interesante që, ata që ushtrojnë rregullisht dhe i njohin përfitimet e aktivitetit fizik (rritja e sekretimit të edorfinës, përmirësimi i qarkulluar, ulja e stresit dhe mendimeve negative, përballimi i presionit të lartë të gjakut, parandalimi i sëmundjeve dhe forcimi i imunitetit etj.) e patën të lehtë të qëndronin aktivë dhe shumicën e kohës nuk kishin ndonjë vështirësi të madhe. Nga ana tjetër, shumë gra dhe vajza, të cilat nuk kishin qenë aktive dhe nuk ushtroheshin më parë, filluan të më shkruanin dhe të ushtroheshin me mua. Këtë e mora si një shenjë se megjithatë varet nga ne, nga secili individ, se sa do të përpiqemi të nxjerrim diçka pozitive nga një situatë e këtillë.

Ato vajza dhe gra që filluan të ushtroheshin me mua, më shkruanin çdo ditë se kishin vërejtur përmirësim në gjendjen shpirtërore, se flinin më mirë, se nuk sulmoheshin nga mendimet negative si më parë, se ia dilnin më mirë në krye me njerëzit më të dashur, megjithëse mendoj se edhe për fëmijët, si më të vegjlit ashtu edhe adoleshentët, kjo periudhë ishte mjaft stresuese dhe e panjohur.

Fakti që pashë se njerëzve u duhet vetëm një shtysë e vogël për të kaluar nga plogështia në 1 orë ushtrime në ditë, ishte dhe besoj se është ende motivimi im më i madh. Kur dikush që nuk ka qenë aktiv fizikisht kupton në gjendje pandemie se mbase kjo është një nga gjërat që do ta ndihmojnë ta kapërcejë më lehtë këtë periudhe, për mua do të thotë një përparim i jashtëzakonshëm.

Edhe pse palestrat janë hapur, jo të gjithë janë të gatshëm t'i kthehen stërvitjes në ambient të mbyllur dhe kjo është plotësisht normale. Madje disa edhe e parapëlqejnë aktivitetin fizik në natyrë. Leximi i librave, shëtitja në mal, ecja, çiklizmi, shikimi i serive të mira e të ngjashme, edhe më tej janë në dispozicionin tonë. Çdo aktivitet fizik ose mendor që individi e sheh si një mjet për t'u përballur me mendimet dhe emocionet e veta është i mirëseardhur.

Unë do të thosha se kjo periudhë është e keqe vetëm nëse e lejojmë që të jetë e tillë. Çdo gjë është në kokën tonë. Se sa do të investojmë në rritjen dhe zhvillimin tonë varet vetëm nga ne. Pandemia na dëshmoi se jeta në të vërtetë përbëhet nga gjëra të vogla dhe të thjeshta dhe se nuk na duhet shumë për të ndjerë lumturi dhe kënaqësi.

Ndërgjegjësimi, për mendimin tim, është shtytës dhe drejtim që na prin në jetë dhe sa më shumë ta njohim atë, aq më të rehatshme dhe më të mirë do ta kemi jetën.

Është vështirë për të gjithë, veçanërisht duke e pasur parasysh krizën financiare nga e cila do të na duhet kohë për të dalë, por në fund të fundit, gjëja më e rëndësishme është të qëndrojmë të pranishëm në të tashmen dhe të jetojmë pa menduar shumë se çfarë do të na sjellë e ardhmja, sepse armiku ynë më i madh janë mendimet, edhe atë mendimet për diçka që nuk jemi të sigurt se si do të jetë.

Ne për fat të keq jemi një komb i tillë, që harrojmë shpejt se çfarë periudhe kemi kaluar, kurse pasojat do të ndjehen më së shumti nga ata që u preken drejtpërdrejt, por sinqerisht shpresoj se kjo periudhë do të lërë shenjë dhe do të nxjerrë në pah se çka është me të vërtetë e vlefshme në këtë jetë dhe për çka duhet të angazhohemi.

Le të jetë kujdesi për veten (mendor dhe fizik) në mesin e 3 përparësive kryesore për ne, si tani ashtu edhe në të ardhmen!

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.22-23 të botimit elektronik të revistës BETTY (SHTATOR 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>