Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Përdorimi i derivateve të kumarinës në sëmundjet malinje dhe sëmundje të tjera akute dhe kronike

October 1, 2021

Biljana Nikolovska
Menaxher shitjesh
Sielo Farma Dooel Veles

|

okt 2021

Derivatet e kumarinës, si përbërës aktivë, janë të përhapura gjerësisht në botën bimore. Ekzistojnë mbi 1300 kumarina, të cilat izolohen nga pjesë të ndryshme të bimëve. Të studiuara dhe të përdorura me shekuj, kumarinat po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje, kryesisht për shkak të vetive të tyre të theksuara farmakologjike dhe biokimike. Në mjekësinë bashkëkohore përdoren në gjendje natyrore ose sintetike në trajtim dhe si terapi për shumë sëmundje, kurse në mjekësinë konvencionale përdoren më shpesh si antikoagulantë.

Por roli i tyre dhe efektet që rezultojnë nga përdorimi i tyre tek pacientët me sëmundje malinje është diçka që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje dhe është kthyer në një nga alternativat për trajtimin e suksesshëm të sëmundjeve malinje, gjegjësisht kancerit. E njohur si sëmundje e ndarjes, shumimit dhe grumbullimit jonormal të qelizave në trup, kanceri është një nga shkaqet kryesore të vdekjes tek pacientët me një diagnozë të tillë.

Në kushte normale, me ndihmën e sinjaleve të marra nga mjedisi i jashtëm, qelizat rriten, ndahen dhe shumohen. Para se të fillojë ndarja, qeliza kontrollon mjedisin e saj, pra nëse ka lëndë të mjaftueshme ushqyese dhe një vend për t’u rritur. Nëse kushtet janë të favorshme, do të thotë që procesi mund të fillojë. Kur arrijnë madhësinë dhe numrin e tyre optimal, aktivizohet një mekanizëm sinjalizues me të cilin programohet secila qelizë dhe procesi ndalet. Në rast të dëmtimit të ADN-së ose ndonjërit prej elementeve qelizore, ose ndodh riparimi, ose aktivizohet apoptoza (vdekja e programuar e qelizave), në të cilën marrin pjesë qelizat e sistemit imunitar dhe qeliza e dëmtuar shkatërrohet. Kjo parandalon bartjen e ADN-së së dëmtuar në brezin e ardhshëm të qelizave. Por qelizat e kancerit kanë mekanizmat e tyre sinjalizues që i lejojnë ato të rriten dhe të shumohen. Ato madje kanë edhe sistemin e tyre vaskular (neovaskularizimi) me qëllim që të marrin lëndë ushqyese. Ato mund të vazhdojnë të përsëriten përgjithmonë (të shumohen), të hyjnë në qarkullim dhe të lëvizin në organe të ndryshme për të formuar metastaza.

Për të arritur parandalimin e këtyre problemeve, domethënë ruajtjen e shëndetit ose mbështetjen e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje malinje, të cilët janë me ose pa kimioterapi ose radioterapi, mund të përdoren preparate me derivate të kumarinës, të izoluara nga barërat që janë të pasura me to, të tilla si luleradhiqja (taraxacum officinalle), e cila është një burim i pasur që përmban 5.7-Dihidroksi-4-metilkumarinë, një përbërës kimik me veprim të fortë dhe potencial të madh në luftimin e çrregullimeve të tilla.

Ka preparate të bëra nga barëra me derivate të kumarinës, me një përbërje të balancuar dhe përqendrim të përbërësve aktivë, të cilët përveç veprimit antikancerogjen, kanë një efekt të fuqishëm anti-inflamator dhe të theksuar imunostimulues dhe imunomodulues, pengojnë faktorët përgjegjës për dëmtimin e qelizave dhe stimulojnë krijimin e qelizave të reja dhe zëvendësimin e të vjetrave që janë dëmtuar. Ato gjithashtu kanë aftësinë për të rregulluar nivelin e enzimave të mëlçisë – transaminazave dhe njëherësh eliminojnë metabolitet e dëmshme që krijohen gjatë marrjes së kimioterapisë dhe lejojnë marrjen e tij të plotë, duke mënjanuar efektet anësore, siç është rënia e flokëve. Me efektin e fuqishëm anti-inflamator në mëlçi dhe enzimat e mëlçisë, ato mund të parandalojnë ose të minimizojnë fibrozën e mëlçisë dhe përparimin e cirrozës në kancer.

Efektet e përdorimit të derivateve të kumarinës janë të mëdha dhe ato mund të përdoren për:

- Përmirësimin e imunitetit tek pacientët të cilët janë me imunitet të dobët ose që duan të kenë një efekt parandalues në shëndetin e tyre

- Pacientët e diagnostikuar me sëmundje malinje të indeve të buta, me ose pa metastaza, domethënë kanceret e gjirit, prostatës, sistemit tretës, veshkave, pankreasit, stomakut, melanomës dhe të gjitha indeve të buta të prekura nga një gjendje e tillë

- Pacientët me hepatit (inflamacion të mëlçisë) të natyrës së ndryshme, virale dhe jovirale, nivele të rritura të transaminazave, cirrozë, fibrozë, degjenerim yndyror të mëlçisë.

- Pacientët me HPV ose sëmundje të tjera inflamatore të traktit urogjenital

Fitomjekësia dhe fitofarmacia moderne ndjekin hapin e mjekësisë dhe farmacisë konvencionale dhe njëkohësisht, me preparate sa më të reja e me veprim të fuqishëm dhe disponueshmëri për përdorim, ofrojnë mbështetje adekuate dhe ndihmojnë në zgjidhjen e disa prej sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore më të vështira me të cilat përballen njerëzit sot. Prandaj, mund të përfundojmë se ky lloj preparati mund të jetë zgjidhja që po kërkoni për të pasur jetë më cilësore dhe shëndet më të mirë.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.14-15 të botimit elektronik të revistës BETTY (TETOR 2021).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>