Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Dita botërore e Hepatit

July 2, 2020

Slavica Trengoska

|



Çdo vit, 28 korriku është data kur shënohet Dita Botërore e Hepatitit, me qëllim ngritjen e vetëdijes për sëmundjen dhe parandalimin e saj. Hulumtimet e fundit tregojnë se infeksioni me viruset e hepatitit është i përhapur në masë të madhe, me rreth 400 milion pacientë në mbarë botën. Për fat të keq, të dhënat sugjerojnë se rreth 95% e njerëzve që jetojnë me hepatit nuk janë në dijeni për këtë, që është dhe arsyeja pse theksi vihet më tepër te ngritja e vetëdijes për këtë infeksion.

Kjo është dita kur ofrohet mundësia për forcimin e marrëdhënieve kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me këtë infeksion dhe që të punohet në drejtim të nxitjes së angazhimit të individëve. Përfshirja e publikut është me rëndësi të madhe në theksimin e nevojës për një përgjegjësi më të madhe globale për hepatitin. Nuk është e rastësishme që pikërisht 28 korriku u zgjodh si Dita Botërore e Hepatitit. Kjo është njëherësh edhe datëlindja e shkencëtarit fitues të Çmimit Nobel, D-r Baruch Bloomberg, i cili zbuloi virusin e hepatitit B (HBV) dhe zhvilloi një test diagnostikues dhe vaksinën për virusin.

Rezultati që synohet të arrihet në nivel global deri në vitin 2030 është asgjësimi i plotë i ekzistencën së hepatitit. Për të arritur këtë, është e nevojshme të rritet numri i testimeve dhe të veprohet me trajtimin e duhur te pacientët. Hepatiti është inflamacion i mëlçisë, që shkakton një sërë problemesh shëndetësore dhe mund të ketë pasoja vdekjeprurëse. Shkaqet më të shpeshta të këtij procesi inflamator janë viruset, më të zakonshmit prej të cilëve janë viruset e hepatitit: A, B, C, D dhe E. Në vendin tonë më të përhapur janë hepatiti A, B dhe C. Si shkaku i dytë më i shpeshtë renditet abuzimi me alkoolin, ndërsa ky lloj hepatiti quhet hepatit alkoolik. Shkaqet e tjera të hepatitit përfshijnë disa ilaçe, sëmundjet autoimune, sëmundjet metabolike etj. Simptomat shpesh janë të papërcaktuara, karakteristike për të gjitha infeksionet e tjera virale:

Ndër simptomat më specifike mund të veçohen:

Në formën kronike simptomat zgjasin më shumë se gjashtë muaj. Shpesh ka dëmtim të ndjeshëm të indeve dhe rrjedha e sëmundjes është dukshëm më e rëndë. Shkaktarët më të zakonshëm janë proceset autoimune të hepatitit B dhe C, alkooli, ilaçet. Hepatiti i rrufeshëm është një formë akute, ku gjendja përkeqësohet aq papritmas dhe aq shumë sa që zakonisht përfundon me vdekje.

Hepatiti A

Shkakton hepatit akut dhe zakonisht kalon pa pasoja. Bartet si pasojë e higjienës së pamjaftueshme, më së shpeshti nga një person me duar të papastra te tjetri, përmes enëve për ngrënie dhe pirje, ushqimit të kontaminuar (midhjet), ujit, tualeteve të ndotura. Vaksinimi kryhet që në fëmijëri, ndërsa në vendin tonë deri në 70% të njerëzve kanë rënë në kontakt me këtë virus.

Hepatiti B

Rreth 15% e popullatës zhvillon një formë kronike që kërkon trajtim intensiv. Të tjerët e kalojnë pa komplikime, si akut ose pa simptoma. Transmetohet përmes gjakut: te dentisti, përdorimi i shiringës së njëjtë për injeksion, përmes transfuzionit të gjakut, transplantimit; marrëdhënieve seksuale pa mbrojtje.  Disa njerëz, te të cilët virusi kalon në fazë kronike, janë më të rrezikuar që sëmundja të përparojë në cirrozë ose karcinomë, ndërsa akoma më shqetësues është fakti që ky lloj hepatiti është 50 deri 100 herë më infektues se HIV-i. Mund të transmetohet edhe përmes pështymës.

Hepatiti C

Më parë quhej virusi jo A - jo B. Hepatiti kronik zhvillohet në rreth 80 deri në 85% të të infektuarve. Është karakteristike që në disa pacientë infeksioni mund të mos vërehet deri në moshën 20 vjeçe, por prapë shkakton dëmtim të mëlçisë. Kjo është arsyeja pse njihet edhe si "vrasës i heshtur".

Rreth 1.6 të sëmurë përparojnë në fazën përfundimtare, e cila kërkon transplantim të mëlçisë. Më shumë se 10 000 vdekje në vit në mbarë botën vijnë si pasojë e drejtpërdrejtë e hepatitit C.

Hepatiti alkoolik

Ndodh si rezultat i abuzimit afatgjatë me etanolin. Kjo nënkupton që infeksioni nuk është i lidhur me llojin e alkoolit që përdoret, por me sasinë e etanolit dhe kohëzgjatjen e konsumimit. Predispozitat gjenetike janë po aq të rëndësishme, që do të thotë se jo çdo alkoolist do të vuajë nga forma e rëndë e sëmundjes (25% -30% e pirësve të rëndë sëmuren nga hepatiti alkoolik; në Shtetet e Bashkuara rreth 2 milion njerëz vuajnë nga hepatiti alkoolik). Hepatiti i shkaktuar nga alkooli nuk dallon nga llojet e tjera të hepatitit, që do të thotë se sjell të njëjtat komplikime, si moskryerja e funksionit të mëlçisë dhe cirroza. Kështu, 60% e rasteve të rënda të kësaj sëmundjeje përfundojnë me vdekje, ndërsa e gjithë kjo mund të shmanget vetëm me ndërprerjen në kohë të pirjes së alkoolit.

Llojet e tjera të hepatitit

Shkaqet e hepatitit janë:

Parandalimi

Më i rëndësishëm është parandalimi. Kujdes të madh duhet të bëjnë grupet e rrezikuara, siç janë punonjësit e kujdesit shëndetësor, të cilët medoemos duhet të sterilizojnë instrumentet kur punojnë me gjak, duhet të jenë të kujdesshëm me aparatet kur kanë të bëjnë me pacientë në dializë, përdoruesit e drogës duhet të përdorin vegla sterile për injeksion dhe natyrisht, të përdoret mbrojtje gjatë marrëdhënieve seksuale.

Hepatiti trajtohet si çdo sëmundje tjetër. Trajtimi është afatgjatë, shpesh i paefektshëm, i shtrenjtë dhe i paarritshëm për gjithsecilin, sidomos në vendet e pazhvilluara ku është më i përhapur, ndërsa pasojat janë të rënda dhe vdekjeprurëse.

Këtë vit, Organizata Botërore e Shëndetit, nën moton ''gjej milionat e humbur'', po përqendrohet në numrin e madh të pacientëve, të cilët do të vazhdojnë të jetojnë me hepatit për shkak të testimeve të pamjaftueshme, mosshfaqjes së simptomave dhe ndërgjegjësimit të ulët për kontrollet e rregullta. Duke u nisur nga statistikat e viteve të kaluara, nëse nuk ndërmerren hapat e duhur në lidhje me këtë çështje, edhe këtë vit miliona njerëz do të humbin jetën si pasojë e infeksionit vrastar.

Hepatiti është inflamacion i mëlçisë, që mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore dhe përfundimisht vdekjen. Viruset janë shkaktari më i zakonshëm i këtij procesi inflamator dhe më të shpeshtë janë viruset e hepatitit: A, B, C, D, E. Në anët tona, më të përhapurit janë hepatiti A, B dhe C.   Si shkaktar i dytë përmendet abuzimi me alkoolin; ky lloj quhet hepatit alkoolik. Ndër shkaqet e tjera të hepatitit përfshihen disa ilaçe, sëmundjet autoimune, sëmundjet metabolike etj.

Trajtimi është afatgjatë dhe mund të ndikojë ndryshe te secili pacient. Më shpesh është i papërballueshëm dhe i paarritshëm për vendet e pazhvilluara, ku është edhe më i përhapur. Nëse nuk trajtohet siç duhet, pasojat e hepatitit mund të jenë kërcënuese për jetën.

Në vitin 2012, për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me infeksionit viral të hepatitit, në 20 vende të botës, 12.588 njerëz demonstruan simbolet e ''tre majmunëve të mençur'', si shenjë që bota duhet të hapë sytë, të dëgjojë dhe të flasë për njerëzit që mbartin virusin.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.24-25 të botimit elektronik të revistës BETTY (KORRIK 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>