Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Aksesori i përkryer i modës për çdo kombinim veror

July 2, 2020

|



Me ardhjen e verës dhe temperaturave të larta, të gjithë priremi të shpëtojmë nga disa aksesorë në dollapin e rrobave duke parapëlqyer kombinime më të lehta për ditët e nxehta të verës. Megjithëse ekziston një detaj i modës që me patjetër duhet të gjendet në dollapin e një gruaje dhe pa të cilin nuk mund të parafytyrohen shëtitjet verore në park e as ditët në plazh: kapela verore.

Kapela verore është një aksesor i pazëvendësueshëm gjatë temperaturave të larta, e cila nuk ka dalë mode për dekada të tëra. Përveçse ju strehon nga nxehtësia dhe mbron flokët tuaj nga tharja dhe plasaritja e qimeve, është gjithashtu një shtesë elegante që ju jep pamje joshëse dhe femërore. Kapela verore përshtatet për mrekulli dhe i jep shije çdo veshjeje të stinës, qoftë fustani juaj i dashur, një palë pantallona të shkurtra në kombinim me një bluzë elegante, rroba banje apo diçka tjetër.

Në të kaluarën, kapelat simbolizonin statusin shoqëror; me fjalë të tjera, ishte sinonim i statusit të lartë në shoqëri. Përgjatë historisë, zonjat kanë mbuluar kokën me kapele nga më të ndryshmet. Kapelat ishin privilegj i aristokratëve të pasur, kështu që mbajtja e kapelës dhe mbulimi i flokëve për gratë u bë një domosdoshmëri, veçanërisht kur bëhej fjalë për familjet mbretërore dhe anëtarët e tyre femra.

Kapelat mund të vishen me një larmi kombinimesh të veshjeve. Krijimet ekstravagante janë veçanërisht tërheqëse, falë aftësisë së tyre për t'i dhënë çdo stili një ngjyrim të veçantë e për ta ngritur në një nivel më të lartë, ndërsa vitet e fundit përmenden në mesin e aksesorëve më të pëlqyer nga masat.

Kapelat e gjera të verës, të zbukuruara me shalle shumëngjyrësh, të sjellin menjëherë ndërmend stilin e Audrey Hepburn. Edhe nëse nuk e parapëlqeni stilin shumë femëror të veshjes, është mirë të keni të paktën një kapelë të tillë që ta mbani kur dëshironi të ndjeheni delikate dhe femërore.

Kapelat klasike të kashtës pa shtesa ose me një lidhëse apo fjongo te vogël përshtaten me çdo kostum. Nëse ju pëlqejnë kombinimet klasike, kapelat e kashtës janë një aksesor ideal për kombinimet e përditshme, por gjithashtu shkojnë mirë me fustanet e gjata boho ose me fustane plazhi.

Ekzistojnë shumë lloje të kapelave të kashtës, si kapela e Panamasë, kapela e kashtës në stilin kauboj, kapelat e vogla ose të mëdha të kashtës. Kapela e Panamasë, e cila thekson stilin e shkujdesur, është një zgjedhje e shkëlqyer për shëtitjet e përditshme.

Nëse jeni pak më të guximshme, atëherë zgjedhja juaj mund të jetë një kapelë e madhe me ngjyra. Gama e ngjyrave dhe madhësive është e madhe, prandaj mund të jeni të sigurta se do të gjeni lehtësisht kapelën që dëshironi. Kapelat e mëdha shkojnë më së miri me rroba banje ose fustane njëngjyrëshe.

Sot, kapelat janë një nga detajet më të shpeshta në dollapin e grave dhe një gjë është e sigurt: ato kanë qenë gjithmonë simbol i elegancës dhe përsosjes. Është në dorën tuaj të zgjidhni kapelën e duhur për ju, por kur ta bëni, kini parasysh që ta përputhni me stilin vetanak.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.23 të botimit elektronik të revistës BETTY (KORRIK 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>