Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

BETTY personazhi – Pyetje për Snezhana Stojçevskën – poetesha

March 1, 2022



  1. Çfarë ju frymëzon më shumë?

  2. Më frymëzon vetja dhe përditshmëria që e jetoj, ndaj në periudha të ndryshme të jetës sime më kanë preokupuar tema të ndryshme. Librin tim të parë me poezi, “Sheqeri në dysheme”, e kam botuar para dhjetë vitesh dhe në të mbizotëron tema e dashurisë dhe erotikës. Në librat e mëvonshëm, përveç poezisë së dashurisë, mbizotërojnë temat filozofike, shpirtërore dhe familjare. Në librin e fundit “Do të ulërij në këngë” që e kam botuar në vitin 2019, tema kryesore është humbja e babait tim. Në përvojën time pesëmbëdhjetëvjeçare si shkrimtare, mund të them se nxitësit më të fortë krijues kanë qenë erosi dhe thanatosi, ose lindja dhe vdekja si ngjarjet më intensive shpirtërore dhe fizike në jetën tonë.

    1. Të jesh poet do të thotë të jesh...?


    E sinqertë me veten dhe të tjerët, të jesh në të njëjtën kohë edhe në qenien tënde, edhe e hapur ndaj botës. Poetët janë plot jetë. Jeta buron nga ne, siç buron edhe fjala. Ne jemi hedonistë nga natyra, të pasionuar dhe të ndjeshëm, e duam jetën dhe dimë ta gjejmë bukurinë aty ku nuk duket se ekziston, për shembull në dhimbje.

    1. Çdo libër i ri është një udhëtim i ri... A keni në plan të na dhuroni vargje të reja poetike në të ardhmen e afërt?


    Çdo libër i ri është një përvojë dhe rrugëtim i ri, por edhe një vazhdim i asaj ku kam qëndruar deri tani, si person dhe si shkrimtare. Aktualisht jam duke përgatitur librin tim të gjashtë me poezi “Vendi bosh”, i cili shpresoj të botohet deri në fund të vitit.

    1. Çfarë ju përmbush kohën, përveç shkrimit të poezisë?


    Shkrimi shkon krah për krah me leximin. Më pëlqen të lexoj. Më pëlqen të jem e përditësuar me skenën letrare dhe të flas për librat. Sigurisht që lexoj edhe autorë të huaj. Kohët e fundit kam filluar gjithashtu të shkruaj recensione. Redaktoj dhe përkthej tekste për revistën për kulturë, letërsi dhe art "Sovremenost", ku tani e katër vjet jam redaktore ekzekutive, që është një përvojë e mrekullueshme për mua. Jam një adhuruese e madhe e serialeve televizive, por vetëm atyre me skenar të mirëfilltë, aktrim dhe produksion cilësor. Jam gjithashtu adhuruese e natyrës dhe udhëtimeve. Më pëlqen të udhëtoj në vende ku nuk kam qenë, të pushoj shpirtin dhe trupin dhe të mbushem me energji pozitive.

    1. Çfarë mesazhi dëshiron t'u dërgosh dashamirësve të fjalës së shkruar?


    Lexoni dhe përkrahni shkrimtarët maqedonas, si ata bashkëkohorë ashtu edhe ata që na e kanë lënë veprën e tyre si trashëgimi, sepse ata janë ruajtës të gjuhës. Thesaret e Blazhe Koneskit, Kosta Solev Racinit, Ante Popovskit, Gane Todorovskit, Petre M. Andreevskit... janë të pashtershme. Mundohuni të lexoni letërsi cilësore. Eksploroni, mos u mjaftoni me bestsellerët dhe letërsinë populiste. Jeta është e shkurtër për lidhje boshe, verëra të këqija dhe letërsi të dobët. Njihuni me thelbin. Bëjeni jetën tuaj të bukur.


Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.16 të botimit elektronik të revistës BETTY (MARS 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>