Mos harroni miqtë tuaj, ata do të presin vëmendje në javën e ardhshme. Beqarët i pret një fundjavë interesante, keni mundësi të afroheni më shumë me personin që pëlqeni për një periudhë më të gjatë. Nuk do ketë ndryshime të mëdha për Bricjapët e zënë. Jeni të kënaqur me situatën aktuale, nuk jeni gati për sfida të reja biznesi, por askush nuk do t’ju fajësojë për këtë. E enjtja mund të jetë një ditë e ngarkuar, jini të durueshëm dhe dëgjoni me qetësi kolegët dhe eprorët. Situata financiare është e mirë, nuk ka ndryshime të mëdha. Shëndeti është i qëndrueshëm.