Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Atlasi dhe dhimbja e kokës

April 1, 2021

Spec. Dr. Dejan Bujishiq
-ortoped
-specialist i atlasit

|



Atlasi (C1) është rruaza e parë e qafës në shtyllën kurrizore. Ajo e ka marrë emrin Atlas nga mitologjia greke, sepse mban kokën. Atlasi është rruaza më e rëndësishme, ngaqë është përgjegjëse për mbajtjen e kokës. Kjo rruazë është e vendosur në mes të bazës së kokës dhe rruazës së dytë të qafës. Në njërën anë ajo është e lidhur me konditat e zverkut të kockave të zverkut dhe në anën tjetër me rruazën e dytë të qafës, të quajtur “aks”. Ajo është rruazë e hollë dhe më e lehta në tërë shpinën, me peshë prej rreth 15-20 gramësh. Me ndihmën e saj kryhen të gjitha lëvizjet e kokës. Pranë saj kalon nervi “vagus”, i cili kontrollon të gjitha organet e brendshme, si dhe një pjesë e nervave kraniale, arterieve, venave dhe enëve limfatike.

Kur atlasi nuk është në pozicionin e saj fiziologjik, ajo ushtron presion mbi arteriet, venat, enët limfatike dhe nervat që kalojnë nëpër të dhe në një gjendje të tillë vuan truri, sepse nuk ka mjaftueshëm oksigjen në të, ndaj i gjithë trupi do të gjendet në një deficit energjie. Në këtë mënyrë, me zhvendosjen e atlasit nënkuptohet një rrëshqitje minimale prej vetëm disa të dhjetave të milimetrit. Zhvendosja e atlasit vjen për shkak të arsyeve të ndryshme, të tilla si predispozitat gjenetike, pozicioni patologjik i atlasit gjatë zhvillimi embrional, ulja e parregullt, shprehitë jo të mira të rrotullimit të qafës, mosaktiviteti sportiv, pozita e gabuar gjatë gjumit, lëndimet, si dhe sëmundjet neurologjike, reumatologjike, sëmundjet autoimune dhe çrregullimi i metabolizmin. Diagnoza përcaktohet me anamnezë, ekzaminim me rreze X etj. Për të trajtuar problemet me atlasin, zakonisht aplikohet terapia fizike, ndërsa kohët e fundit, metoda e relaksimit të atlasit për ripozicionimin e rruazës së parë të qafës.

Kokëdhimbja

Kokëdhimbja (ose Cefalgjia) është një nga simptomat më të zakonshme tek njerëzit, që nënkupton dhimbjen në zonën e kokës, fytyrës dhe pjesës së sipërme të qafës. Ajo shfaqet si pasojë e çrregullimeve të ndryshme, nga gjendjet e padëmshme që nuk kërkojnë ndonjë trajtim deri te sëmundjet e rrezikshme për jetën.

Kokëdhimbja ndodh te rreth 10% e popullsisë në gjysmësferën perëndimore, 30% e të cilëve vizitojnë mjekun për shkak të kësaj simptome. Gjatë gjithë jetës, kokëdhimbja ndodh të paktën një herë në 70 - 95% të njerëzve dhe më shpesh në moshën 20 - 40 vjeç.

Klasifikimi

Sipas Shoqatës ndërkombëtare për dhimbje koke (anglisht: International Headache Society), kokëdhimbjet ndahen në 3 klasa:

Kokëdhimbjet parësore

  1. Kokëdhimbje vaskulare (migrena),

  2. Kokëdhimbje e shkaktuar nga shtangia e muskujve (kokëdhimbje nga tensioni),

  3. Kokëdhimbje në njërën anë të kokës dhe kokëdhimbje të tjera trigeminoautonomike,

  4. Kokëdhimbje të tjera parësore


Kokëdhimbje dytësore apo simptomatike

  1. Kokëdhimbje e lidhur me lëndimet e kokës ose qafës,

  2. Kokëdhimbje e lidhur me çrregullime vaskulare të kokës ose qafës,

  3. Kokëdhimbje e shkaktuar nga çrregullime intrakraniale jovaskulare,

  4. Kokëdhimbje e shkaktuar nga substanca të ndryshme ose pas ndërprerjes së marrjes së tyre,

  5. Kokëdhimbje e shkaktuar nga infeksione të përgjithshme,

  6. Kokëdhimbje e lidhur me çrregullime të homeostazës,

  7. Kokëdhimbje ose dhimbje e fytyrës e shkaktuar nga çrregullimet e kafkës, qafës, veshit, hundës, sinuseve ose strukturave të tjera të fytyrës dhe kafkës,

  8. Kokëdhimbje e lidhur me çrregullime psikiatrike.


Neuralgjia dhe kokëdhimbjet e tjera

  1. Neuralgjia kraniale, dhimbja qendrore dhe parësore e fytyrës,

  2. Kokëdhimbje të tjera.


Më tej do t'u referohemi tre kokëdhimbjeve parësore, si lloji më i zakonshëm i kokëdhimbjeve.

Migrena

Migrena është lloji më i zakonshëm i kokëdhimbjes. Ajo shfaqet si pasojë e një kombinimi të faktorëve të tillë si presioni i strukturave nervore periferike rreth kokës ose qafës, ndjeshmëria e sistemit nervor qendror, paqëndrueshmëria metabolike etj.

Në foto mund të shohim pikat ku presioni nervor shfaqet më shpesh.

Shkaktarët më të shpeshtë të migrenës janë: jetesa me stres, gjumi i shqetësuar, dieta e pashëndetshme, përdorimi i tepruar i analgjezikëve, qëndrimi i parregullt në vendin e punës etj.

Një kohë të gjatë mendohej se migrena nuk është e shërueshme, gjë që është një qëndrim shumë i gabuar. Trajtimi për korrigjimin e pozicionit të atlasit mund të ndikojë ndjeshëm në intensitetin dhe frekuencën e sulmeve të migrenës.

Migrena mund të ndahet në dy grupe të mëdha:

Në migrenën me aurë ka ndryshime të ndjeshme që ndodhin pak para dhimbjes së kokës dhe zgjasin rreth 30 minuta.

Kokëdhimbja e shkaktuar nga shtangia e muskujve (kokëdhimbje nga tensioni)

Lloji më i zakonshëm i dhimbjes së kokës është lloji që vjen nga tensioni. Në atë rast, dhimbja e kokës është jo e mprehtë dhe ndihet si shtrëngim ose presion. Dhimbja është e lehtë deri në mesatarisht e fortë. Zakonisht nuk shoqërohet me të përziera dhe të vjella. Shkaku i shfaqjes së kokëdhimbjes nga tensioni është ngushtësia në muskulaturën e qafës. Ndonjëherë shkaqet mund të jenë stresi emocional, pozita e parregullt e trupit dhe qafës, uria, lodhja kronike etj. Kokëdhimbja episodike ndonjëherë mund të përparojë në kokëdhimbje të shpeshtë dhe madje edhe kronike. Trajtimi i rregullimit të atlasit jep rezultat të shkëlqyeshëm në relaksimin e muskulaturës së shkurtër të qafës dhe kështu jep rezultate të mira në llojin e kokëdhimbjes nga tensioni.

Kokëdhimbja në njërën anë të kokës dhe kokëdhimbje të tjera trigeminoautonomike

Kokëdhimbja në njërën anë të kokës shfaqet shumë më rrallë se migrena dhe lloji i kokëdhimbjes nga tensioni. Dhimbja e tillë është e fortë dhe më shpesh rreth njërit sy ose tjetrit. Përveç dhimbjes, shfaqet edhe lotimi i syrit, si dhe zënia e njërës anë të hundës. Kohëzgjatja është më e shkurtër për dallim nga migrena.

Kokëdhimbja në njërën anë të kokës fillon më së shpeshti si kokëdhimbje periodike, e cila shfaqet në grupe, disa javë me radhë, pas çka mund të kalojnë muaj apo edhe vite pa asnjë simptomë. Kokëdhimbjet shfaqen zakonisht në të njëjtin kuadër kohor dhe mund të shfaqen deri në pesë herë në ditë.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.22-23 të botimit elektronik të revistës BETTY (PRILL 2021).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>