Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Rëndësia e ekzaminimeve dentare – frika nga dentisti tek fëmijët

November 1, 2021

Dr. Metodija Içev
IPSH Vu-Dent
Gjevgjeli

|



 Shëndeti oral, si dhe prania e strukturave të shëndetshme dhe funksionale të dhëmbëve, është pasqyrë e shëndetit të përgjithshëm të një personi.

Cila është rëndësia e ekzaminimeve të rregullta dentare?

Kontrollet e rregullta të dhëmbëve janë të rëndësishme, sepse ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetit të dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve.

Edukimi nga dentisti se si të mirëmbahet higjiena orale

Rekomandohet që të vizitoni dentistin të paktën çdo 4-6 muaj, për të kryer një ekzaminim dhe kontroll të dhëmbëve tuaj. Kontrollet e rregullta janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Ekzaminimi dentar përbëhet nga dy pjesë:

Me ekzaminimin, dentisti do të vërejë çdo ndryshim të mundshëm në dhëmbë dhe mishrat e dhëmbëve, tek të cilat do të ndërhyjë nëse është e nevojshme.

Të kujdesesh për shëndetin e përgjithshëm do të thotë gjithashtu të kujdesesh për gojën, dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve.

Kur ta çoni fëmijën te dentisti për herë të parë?

Shpeshherë, prindërit janë në mëdyshje se kur është koha e duhur për vizitën e parë. Duke menduar se fëmija është i vogël dhe se nuk është e mundur të ndërhyhet, shpesh ndosh që vizita e parë te dentisti të shtyhet.

Ekzaminimi i parë është më së miri të kryhet midis vitit të parë dhe të dytë.

Është mirë që prindërit fillimisht të vizitojnë klinikën dentare vetë dhe të merren vesh me dentistin se si do të dukej ekzaminimi i parë. Ekzaminimi i parë ka për qëllim edukimin dhe parandalimin. Dentisti mund t'i paralajmërojë prindërit se ku duhet të drejtojnë vëmendjen dhe njëkohësisht t'u japë këshilla për mirëmbajtjen e duhur të higjienës dentare tek fëmija i vogël.

Kontrollet e rregullta janë veçanërisht të rëndësishme, sepse në këtë mënyrë fëmija fiton shprehi të kujdeset për shëndetin oral dhe mëson se klinika dentare nuk duhet të jetë shkak për frikë, sepse vizita nuk është e vetme në rast dhimbjeje.

Fëmijët e vegjël janë nga natyra frikacakë dhe mosbesues, ndërsa goja është një zonë jashtëzakonisht e ndjeshme, cenimi i së cilës aktivizon mekanizmat mbrojtës. Nëse frika është tashmë e pranishme, bashkëpunimi me prindërit është vendimtar, veçanërisht në vizitën e parë. Dentisti duhet të jetë autoritet, me një qëndrim të butë, por mbi të gjitha si mik para fëmijës, në mënyrë që bashkëpunimi të jetë i suksesshëm.  Fëmijët e vegjël duhet të dinë se për ç'arsye vijnë te dentisti, ndaj do të ishte e dëshirueshme t'u thuhet e vërteta që në shtëpi.

Theksoni gjërat pozitive dhe mos i mohoni ato negativePërshkruajeni vizitën te dentisti si "interesante", "argëtuese" dhe nxitni fëmijën që të interesohet për procedurat dhe pajisjet e përdorura. Është mirë që fëmija të jetë në shoqërinë e dikujt që nuk ka frikë nga dentisti dhe mos flisni për frikën tuaj nga dentisti para fëmijës. Kur të përfundojë e gjithë kjo, më besoni që fëmija juaj do t'i kapërcejë të gjitha shqetësimet që e shoqërojnë vizitën te dentisti.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.26-27 të botimit elektronik të revistës BETTY (NËNTOR 2021).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>