Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Inflamacioni i veshit (kanali i veshit të jashtëm)

July 2, 2020

Dr. Suzana Cvetanovska
otorinolaringolog



|

Edhe pse quhet një infeksion i lehtë, shpesh mund të bëhet një problem i vërtetë, veçanërisht për shkak të dhembjes së fortë që ndodh ta mbajë pacientin zgjuar tërë natën. Inflamacioni i kanalit të veshit të jashtëm (otitis externa) mund të ndodhë në çdo kohë të vitit, por është më i zakonshëm në verë.

Ekspozimi i veshit ndaj ndikimeve të jashtme, veçanërisht ujit (të detit, liqenit ose pishinës) ku jetojnë shumë mikroorganizma, mund të nxisë procesin inflamator. Pa dyshim që duhet të ketë një derë hyrëse dhe në këtë rast, fajtori kryesor është mikro dhe makro trauma që shkaktohet kur “pastrojmë” veshët me gishta dhe objekte të tjera (kruese dhëmbësh). Sidomos fëmijët, të cilët gjatë verës luajnë me rërë gjatë gjithë ditës, dhe ndonjëherë kruajnë ose fusin në mënyrë të pavetëdijshme gishtat në veshë.

Megjithëse quhet një infeksion i butë, shpesh shndërrohet në shqetësim, veçanërisht për shkak të dhembjes së fortë që e mban pacientin zgjuar tërë natën dhe madje çon në ndërprerjen e pushimit të shumëpritur. Në fillim, ka parehati, ndjesi shpimi gjilpërash dhe djegie në vesh për shkak të skuqjes (hiperemisë) në muret e kanalit të veshit. Dhembja shfaqet me ënjtje, që ndonjëherë mund të jetë aq e madhe sa që mbyll plotësisht kanalin e veshit. Veshi bëhet i ndjeshëm ndaj prekjes, veçanërisht kur tendoset guaska e veshit ose shtypet pjesa e përparme e kanalit të veshit. Shpesh ka dhembje kur përtypni ushqim, dhe për shkak të ënjtjes, mund të ndjeni se dëgjimi zvogëlohet.

Trajtimi nis që nga momenti kur pacienti drejtohet te otorinolaringologu. Fillimisht, infeksioni mund të shërohet me ndërhyrje lokale dhe pika të veshit. Duke qenë se pacienti ka më shumë të ngjarë të shkojë te mjeku kur dhembja është e fortë, përveç këtij trajtimi, mund të ketë nevojë edhe për antibiotikë sistematikë.

Si masë paraprake, unë rekomandoj përdorimin e shtupave të silikonit në vesh ose kapelave të notit për ata që shpesh kanë infeksione të tilla, qoftë për shkak të konfigurimit anatomik të kanalit ose për arsye dhe predispozita të tjera. Për shkak të rrezikut të lëndimit, madje edhe dëmtimit të cipës së veshit (daulles) që ndodhet në fund të kanalit, nuk këshillohet asnjë manipulim i kanalit të veshit.

Ndiqni këshillat dhe ju uroj një pushim të këndshëm veror dhe kënaqësi pranë ujërave të këndshëm të detit dhe liqenit.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.14 të botimit elektronik të revistës BETTY (KORRIK 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>