Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Është koha për biçikletë!

July 2, 2020

|



Moti i ngrohtë i pranverës është i përkryer për stërvitje në ambient të hapur, që ju mundëson ta përmirësoni mirëqenien tuaj dhe t'u jepni trajtë linjave të trupit. Ngarja e biçikletës nuk është vetëm një mënyrë e thjeshtë për të forcuar trupin, por është gjithashtu një mjet i shkëlqyeshëm transporti që bart në vete shumë përfitime. Ngarja e biçikletës gjithashtu mund të konsiderohet një aktivitet shoqëror, përmes së cilit jo vetëm që do të digjni kalori, por edhe do të shoqëroheni dhe argëtoheni.

Do t'ju ndihmojë të humbni peshën e tepërt

Nëse dëshironi të humbni peshë, ngarja e biçikletës është mënyra ideale për të djegur kalori, veçanërisht në këtë periudhë të vitit. Përveç humbjes së peshës, ky aktivitet do t'ju ndihmojë të "gdhendni" linjat e trupit tuaj. Studimet kanë treguar që ky ushtrim kardiovaskular shkrin dhjamin jo vetëm gjatë ngarjes, por edhe për ca kohë pasi të keni ndaluar.

Përmirëson shëndetin e zemrës

Duke qenë se është një ushtrim cilësor aerobik dhe kardiovaskular, ngarja e biçikletës është një aktivitet i shkëlqyeshëm që përmirëson shëndetin e zemrës. Mundëson shkëmbim më të madh të oksigjenit, nxit qarkullimin e gjakut dhe e shtyn zemrën të punojë më shpejt.

Forcon muskujt

Ngarja e biçikletës aktivizon pothuajse të gjithë muskujt në trup; vë në lëvizje muskujt e këmbëve, muskujt e barkut, muskujt e shpatullave dhe krahëve, si dhe muskujt e shpinës. Rivendos fleksibilitetin e të gjithë trupit, me çka vepron në mënyrë pozitive, sidomos në pjesën e poshtme të shpinës, ku një pjesë e madhe e popullatës vuan nga dhembja.

Zvogëlon dhembjen e nyjeve

Mund të jeni një nga ata që mendojnë se ngarja e biçikletës është një aktivitet i mundimshëm dhe që nuk ka gjasa të zvogëlojë dhimbjet e nyjeve. Në fakt, është e vërtetë. Ky ushtrim kardiovaskular zvogëlon dhembjen e nyjeve dhe veçanërisht dhembjen e gjurit. Ngarja e shpeshtë e biçikletës ju ndihmon të përmirësoni lëvizjen e muskujve. Duke zhvendosur të gjithë peshën në kockat e forta dhe legenin, ju në të vërtetë i mbroni nyjet nga mbingarkesa.

Përmirëson mbajtjen e trupit

Ndërsa ngisni biçikletën, ju gjatë gjithë kohës mbani baraspeshën e trupit, gjë që ju ndihmon të balanconi dhe të mbani trupin si duhet. Bashkërendimi i lëvizjes së tërë trupit, ndikon në ecjen e rregullt dhe qëndrimin e drejtë të trupit.

Zvogëlon rrezikun e kancerit

Është e saktë. Ashtu si pjesa më e madhe e aktiviteteve fizike, ngarja e biçikletës ndihmon në uljen e rrezikut nga kanceri. Mungesa e aktivitetit fizik është arsyeja kryesore përse trupi juaj i mbledh toksinat, të cilat me kalimin e kohës grumbullohen në organizëm. Shumica e studimeve kanë treguar që njerëzit të cilët ngasin biçikletë të paktën 30 minuta kanë më pak të ngjarë të preken nga kanceri i gjirit ose kanceri i zorrës së trashë.

Redukton stresin

Stresi është shumë më i dëmshëm nga sa mendoni. Ngarja e biçikletës ju çlodh, duke ulur nivelin e stresit në trupin tuaj. Çdo rrotullim i pedaleve ka efekt terapeutik, ndërsa vetëm një xhiro 30-minutëshe do t'ju japë një ndjenjë kënaqësie, duke çliruar hormonet e lumturisë siç janë serotonina dhe dopamina, të cilat do t'ju ndihmojnë të ndjeheni të motivuar dhe të lumtur.

Këshillë shtesë nga Betty:

Nëse keni sëmundje kronike, probleme me zemrën, artritin ose kocka të dobëta, këshillohuni me mjekun tuaj përpara se të filloni me ngarje intensive të biçikletës. Kushtojini vëmendje edhe lartësisë së shalës së biçikletës, e cila duhet të rregullohet mirë.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.28-29 të botimit elektronik të revistës BETTY (KORRIK 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>