Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Dhembja e kokës, një nga shqetësimet më të zakonshme te njerëzit

July 2, 2020

Dr. Marija Perovska
neurologe

|



Në përgjithësi, dhembja si një ndjesi e pakëndshme mund të jetë e kohëpaskohshme ose kronike dhe e njëjta zvogëlon ndjeshëm cilësinë e jetës së përditshme nëse zgjat me muaj apo vite. Dhembja e kokës është një nga 10 shkaqet më të zakonshme që i detyron pacientët të vizitojnë mjekun. Vlerësohet se më shumë se 90% e pacientëve përjetojnë dhembje koke gjatë jetës së tyre.

Si ndahen dhembjet e kokës?

Ekzistojnë disa ndarje, por sipas kategorizimit të përafërt ato mund të ndahen në dhembje koke tensive dhe dhembje koke migrenoze. Dhembja e kokës tensive shfaqet në të dy gjysmat e kupës dhe pjesës së prapme të kokës, në trajtën e një unaze me forcë të mesme, që zgjat disa orë dhe mund të kaplojë edhe qafën. Migrena, nga ana tjetër, si shkaktari parësor dhe më i zakonshëm për dhembje të kokës është arsyeja për 90% të vizitave te neurologu dhe shkaktari i dytë më i shpeshtë i paaftësisë për përmbushje të rutinës së përditshme të jetesës, veçanërisht te gratë e moshës së re dhe të mesme.

Si të bëhet dallimi midis migrenës dhe dhembjes së kokës tensive?

Cilat janë simptomat e migrenës?

Rreth 1 miliardë njerëz në mbarë botën vuajnë nga migrena. Faktorët gjenetikë, së bashku me ndikimin e mjedisit, janë përgjegjësit kryesorë për shfaqjen e tij. Faktorët e jashtëm përfshijnë stresin, ndryshimet në rutinën e përditshme (mungesa e gjumit, shmangia e vakteve), hormonet femërore, aromat e forta (parfum, benzinë, ngjyra), pastaj ndryshimet e motit, rritja e konsumit të kafesë (3-4 filxhanë) dhe alkoolit, si dhe disa ushqime (lloje të caktuara të verës, djathit). Zakonisht, fillon me simptoma prodromale, si ndryshimi i oreksit, ndjenja e rraskapitjes, mbajtja e lëngjeve, nervozizmi dhe te disa pacientë, një gjendje aure që zakonisht shfaqet në formën e ndryshimeve në fushën e shikimit, siç janë dritat vezulluese ose pikat e verbra dhe përcillet nga një dhembje koke therëse, zakonisht në njërën anë të kokës, e shoqëruar me nauze, të vjella, rritje të ndjeshmërisë ndaj tingullit, zhurmës, dritës, erërave. Pas qetësimit të dhembjeve të kokës brenda 4-72 orësh, mbizotëron një ndjenjë e përgjithshme pafuqie dhe lind nevoja për gjumë. Është e qartë se migrena ka një ndikim të fortë në aktivitetet e përditshme, familjen, marrëdhëniet shoqërore dhe procesin e punës.

A mund të trajtohet migrena?

Rekomandohen aktivitete të lehta fizike si joga, pilates, ecje, shmangie e ushqimeve që mund ta nxisin dhe theksojnë dhembjen e kokës, si dhe ndryshimi i stilit të jetës. Ajo që duhet nënvizuar është se me zgjedhjen e duhur të ilaçeve, migrena mund të menaxhohet mirë. Ilaçi duhet të jetë efektiv, të ndikojë shpejt, por edhe në mënyrë afatgjate. Si metoda të përdorura në botë janë botoksi, antitrupat monoklonalë, stimulimi magnetik transkranial, akupunktura etj.

Pse naprokseni është një nga ilaçet më të rekomanduara për trajtimin e migrenës?

Naprokseni (në formën e kripës së natriumit) shpërndahet shpejt dhe zvogëlon shpejt dhembjen.

Studimet klinike kanë treguar efektivitetin e naproksenit në zvogëlimin e dhembjes dhe për këtë arsye është i përfshirë në udhëzimet ndërkombëtare për trajtimin e migrenës.

Naprokseni ka gjysmëkohë të gjatë të eliminimit dhe si rrjedhojë, një efekt afatgjatë deri në 12 orë . Kjo e bën atë veçanërisht të dobishëm në zvogëlimin e një sulmi të migrenës që mund të zgjasë deri në 72 orë.

Për parandalimin e dhembjeve migrenoze rekomandohet natriumi i naproksenit në një dozë prej 550 mg, dy herë në ditë. Nëse shpeshtësia, intensiteti dhe kohëzgjatja e dhembjeve migrenoze nuk ulen brenda 4 deri 6 javësh, terapia duhet të ndërpritet. Për trajtimin e dhembjeve migrenoze, në shenjat e para të një sulmi të mundshëm duhet të merrni një dozë prej 825 mg dhe më pas një dozë tjetër prej 275 mg deri 550 mg pas 30 minutave, nëse është e nevojshme.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.22 të botimit elektronik të revistës BETTY (KORRIK 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>