Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Kujdesi për dhëmbët e qumështit

August 1, 2020

|

Dr. Iskra Avramoska
Doktoreshë e stomatologjisë
ISHP “IN DENT” - Shkup



Dhëmbët e qumështit rriten midis moshës pesë dhe shtatë muajshe ose më vonë. Meqenëse çdo fëmijë është i ndryshëm, koha e daljes së dhëmbëve të qumështit gjithashtu dallon, megjithëse më së voni deri në vitin e tretë të jetës, fëmija duhet të ketë të gjithë dhëmbët e qumështit.

Dhëmbët e qumështit janë gjithsej 20, dhjetë në nofullën e sipërme dhe dhjetë në të poshtmen. Pamja e tyre është e përkohshme dhe i paraprin rritjes së dhëmbëve të përhershëm. Deri në vitin e tretë të jetës, fëmija duhet të ketë tetë incizivë, katër dhëmbë të qenit dhe tetë dhëmballë të qumështit. Këta dhëmbë qëndrojnë shumë pak kohë, gjegjësisht, të njëjtët fillojnë të bien sipas radhës së mbirjes. Dhëmbi i parë i përhershëm që mbin është zakonisht dhëmballa e poshtme. Pasi të mbin, njëshet, treshet dhe katërshet e qumështit fillojnë të bien.

Kur bëhet fjalë për dhëmbët e qumështit, pesëshet janë të fundit që bien te shumica e fëmijëve. Dhëmbët e qumështit nuk janë të pranishëm te të rriturit, ngaqë midis moshës 12 dhe 14 vjeçare rriten dhëmbët e përhershëm, të cilët nuk zëvendësohen më.

Dhëmbët e qumështit - mbirja

Dhëmbët e qumështit janë zëvendësim i përkohshëm për dhëmbët e përhershëm dhe zakonisht fillojnë të rriten në muajin e pestë të jetës. Megjithëse dalja e tyre nuk është e dhimbshme në vetvete, e njëjta mund të shkaktojë kruajtje në vendin e rritjes, ndaj për të lehtësuar kruajtjen, fëmijët e vegjël kafshojnë vazhdimisht duart ose gjërat që gjejnë përreth. Për më tepër, sekretimi i rritur u pështymës është një dukuri shumë e zakonshëm gjatë mbirjes së dhëmbëve të qumështit.

Te disa fëmijë, ky proces është i dhimbshëm deri në atë pikë sa të mos flenë ose hanë normalisht, por zakonisht nuk zgjat shumë. Procesi i mbirjes së dhëmbëve të qumështit mund të lehtësohet me anë të lodrave prej gome, të cilat mund të ftohen dhe kështu të zvogëlojnë sikletin gjatë mbirjes së tyre. Si zëvendësim për lodrat e gomës mund të përdoren edhe disa ushqime, si copa frutash ose perimesh, me ç'rast duhet të merret parasysh mosha e fëmijës dhe rreziku i mbytjes nga sendet e vogla.

Po ashtu është e këshillueshme të masazhoni butësisht mishrat e dhëmbëve me garzë të lagur, të njomur në çaj kamomili, për ta ndihmuar fëmijët që të flejë. Përdorimi i garzës së lagur që ka qëndruar një kohë në frigorifer është i dobishëm në uljen e shqetësimit nga kruajtja, e cila shkaktohet nga rritja e dhëmbëve të qumështit.

Kohëzgjatja e dhëmbëve të qumështit

Dhëmbët e qumështit zgjasin derisa fillojnë të rriten dhëmbët e përhershëm. Zakonisht, dhëmbët e parë të përhershëm fillojnë të mbijnë në moshën gjashtë vjeçare, që do të thotë se te shumica e fëmijëve të gjithë dhëmbët e qumështit duhet të zgjasin mesatarisht rreth tre vjet. Në moshën 12 vjeçare tashmë duhet të kenë mbirë edhe dhëmbët e fundit të përhershëm. Duhet të merret parasysh edhe fakti që kjo është kohëzgjatja mesatare e dhëmbëve të qumështit. Këta fillojnë të bien pak para se të mbijnë dhëmbët e përhershëm. Kjo pasohet nga resorbimi i rrënjës së dhëmbit të qumështit që shkrihet me kalimin e kohës, çka rezulton në humbjen e dhëmbit. Pjesa më e madhe e dhëmbëve të qumështit bien pa ndonjë dhimbje, por ka nga ata që kanë rrënjë më të forta, me ç'rast është e nevojshme të kërkohet këshilla e dentistit për të parë nëse dhëmbi duhet të nxirret.

Si rregull, për këta dhëmbë nuk është e nevojshme ndërhyrja e dentistit, sepse në vend të tyre vijnë dhëmbë të rinj, të përhershëm. Nxjerrja nuk rekomandohet edhe kur bëhet fjalë për dhëmbë të dëmtuar, sepse dhëmbët e qumështit shërbejnë për të ruajtur vendin e dhëmbëve të përhershëm dhe roli i tyre është tejet i rëndësishëm, edhe pse janë kalimtarë. Ndonjëherë thjesht duhet të tërhiqni butësisht dhëmbin për ta nxjerrë.

Shumica e fëmijëve e kalojnë fazën natyrore të zëvendësimit pa asnjë problem. Por ndonjëherë mund të shfaqen probleme nëse dhëmbi i qumështit nuk bie ose nëse dhëmbi i përhershëm fillon të rritet në vendin e gabuar. Në rrethana të tilla, është e domosdoshme të kërkoni ndihmën e dentistit, me qëllim që sa më herët të nxirren dhëmbët e qumështit dhe të lirohet vend për të përhershmit.

Dhëmbët e qumështit - kariesi

Prishja e dhëmbëve të qumështit nuk është diçka e rrallë te fëmijët, duke pasur parasysh që kariesi mund të paraqitet sapo të mbijnë. Megjithëse dhëmbët e prishur mund të shkaktojnë dhimbje, siklet dhe vështirësi në ushqyerje, ata nuk duhet të nxirren. Të gjithë dhëmbët e qumështit bien vetvetiu, kështu që nuk duhet të preken.

Por pa dyshim që procesi i prishjes së dhëmbëve të qumështit mund të parandalohet. Përkatësisht, fëmijët që hanë shumë ëmbëlsira dhe konsumojnë pije me sheqer janë më të rrezikuar të preken nga kariesi. Larja e rregullt si dhe vizita te dentisti mund të parandalojnë dhe të zgjidhin problemet me kariesin te fëmijët e vegjël.

Dhëmbët e qumështit - këshilla për prindërit

Dhëmbët e qumështit zgjasin shumë pak kohë dhe në përgjithësi, mbirja e tyre është problemi më i madh për prindërit, pasi fëmijët shpesh qajnë gjatë gjithë natës për shkak të kruajtjes së pakëndshme. Sido që të jetë, të gjithë dhëmbët e qumështit rriten shumë shpejt, ndërsa mënyra më e mirë për ta ndihmuar fëmijën është ta mësoni të lajë dhëmbët çdo ditë dhe të shkojë rregullisht te dentisti.

Fëmija duhet të ndërrojë furçën e dhëmbëve çdo tre muaj, pavarësisht nëse është e prishur ose jo, ndërsa vizita te dentisti mjafton të bëhet një ose dy herë në vit, në varësi të shëndetit të dhëmbëve. Pasta e dhëmbëve zakonisht nuk është e nevojshme deri në vitin e dytë të jetës, sepse fëmijët nuk dinë ta pështyjnë dhe shpesh e gëlltisin.

Pasta e dhëmbëve që përmban fluor nuk është e nevojshme për fëmijët deri në vitin e dytë të jetës. Fluori forcon dhëmbët dhe mbron nga kariesi, por mund të jetë i rrezikshëm nëse gëlltitet në sasi të mëdha. Nga viti i dytë deri në të gjashtin, këshillohet të blini pastë dhëmbësh që përmban më pak fluor. Pas moshës gjashtë vjeçare, fëmija mund të lajë dhëmbët me pastë dhëmbësh normale. Nëse përdoret si duhet, fluori është shumë i mirë për shëndetin e dhëmbëve.



Fëmijët e vegjël kanë vështirësi të lajnë dhëmbët me furçë dhëmbësh. Në fillim, furça e dhëmbëve mund të zëvendësohet me garzë të pastër të lagur. Me kalimin e kohës, mund të filloni të përdorni një furçë të butë dhëmbësh për foshnja dhe natyrisht, është mirë që fëmijët të mësojnë të lajnë dhëmbët vetë sa më shpejt të jetë e mundur, për të fituar shprehi të shëndetshme të higjienës orale.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.6-7 të botimit elektronik të revistës BETTY (GUSHT 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>