Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Mjekësia estetike – një disiplinë në rritje!

October 1, 2020

|

Dr. Simona Popovska
Specialiste e Dermatovenerologjisë



Mjekësia estetike ngërthen në vete të gjitha procedurat mjekësore që kanë për qëllim përmirësimin e pamjes fizike dhe kënaqësinë e pacientit, duke përdorur procedura joinvazive që duhet të kryhen nga një dermatolog ose kirurg plastik, i cili është trajnuar në këtë drejtim.

Është emocionuese që estetika po përhapet me të madhe dhe është pjesë e mjekësisë bashkëkohore.  Megjithatë, sa herë që përmendet fjala estetikë, mendja na shkon menjëherë te gjendjet e ndryshme dermatologjike dhe kozmetike, siç janë plagët, toni i humbur i lëkurës, rrudhat, pigmentimi, korrigjimi jokirurgjik i hundës, thithja jokirurgjike e dhjamit, fryrja e buzëve etj.

Përveç gjendjeve të mësipërme kozmetike, sot si procedura më të zakonshme mund të veçohen:

Momenti kyç

Momenti kyç në marrjen e vendimit për çfarëdo ndërhyrje është zgjedhja e mjekut. Zgjidhni një mjek i cili ka njohuri të mira për anatominë e fytyrës, si dhe procesit natyror të plakjes, pasi këto dy gjëra janë thelbësore në përzgjedhjen trajtimit të duhur për fytyrën tuaj.

Konsultimi dhe procedura

Konsultimi para procedurës është gjithmonë i mirëseardhur. Konsultimi ju lejon të shtjelloni problemin tuaj dhe të merrni një mendim ekspert për ndryshimet që dëshironi të bëni. Është me rëndësi të dëgjohet mendimi i pacientëve, të zbuloni se si ndihen, çfarë mendojnë për pamjen e tyre dhe çfarë duan të ndërmarrin. Mjeku është i detyruar të shpjegojë procedurat e zgjedhura, si dhe materialet që do të përdoren te pacienti. Është e nevojshme të dihet se në mesin e përzgjedhjes së madhe të produkteve dhe materialeve estetike ka shumë produkte të paligjshme që fatkeqësisht ofrohen më lirë, por me pasoja të mëdha për pacientin. Kjo është arsyeja pse këshillimi falas me mjekun ofron përgjigje për të gjitha pyetjet tuaja.

Procedurat për muajin shtator

Pas pushimeve verore, lëkura ka nevojë për rigjenerim. Trajtimet më të rekomanduara për këtë periudhë të vitit janë: piling i butë kimik për biorevitalizim të lëkurës, trajtimi PRP dhe mezoterapia e duhur. Trajtimi PRP njihet gjithashtu si lëngu i artë plot me faktorë të rritjes, të cilët janë përgjegjës për shërimin e qelizave të dëmtuara. Ai vjen nga gjaku juaj dhe mund të aplikohet me teknika të ndryshme, si dhe në kombinim me mezoterapinë. Është një trajtim i shkëlqyeshëm kundër plakjes, plagëve të akneve, për nxitjen e rritjes së flokëve dhe shumë më tepër.

Ekziston një produkt i duhur dhe mënyrë e duhur e trajtimit për secilin indikacion. Kemi mundësi ta modelojmë tërë fytyrën me produktet dhe teknologjinë më të fundit të disponueshme për ne.

Bukuria nuk është çështje moshe apo madhësie. Është e rëndësishme të zgjidhni "dorën e mirë" edhe kur korrigjoni gabimet më të vogla në lëkurën tuaj.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.32 të botimit elektronik të revistës BETTY (TETOR 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>