Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Dhëmbët e ngecur (të padalë)

February 1, 2021

Dr. Katerina Nikolovska
Doktoreshë e stomatologjisë
Specialiste e ortodoncisë
In Dent Family Dental

|



Ngecja e dhëmbit paraqet dështim në daljen e një dhëmbi të veçantë në gojë, zakonisht për shkak të hapësirës së pamjaftueshme ose për shkak të pranisë së një dhëmbi tjetër që bllokon rrugën e daljen. Ngecja ndonjëherë ndodh pa ndonjë arsye të dukshme (idiopatike). Ndonjëherë dhëmbi mund të ngecë pjesërisht, që do të thotë se një pjesë e tij shihet në gojë.

Dhëmbët e ngecur shpeshherë nuk shkaktojnë simptoma të ndjeshme dhe zbulohen gjatë diagnostikimit rutinë me RTG te dentisti juaj. Në raste të tjera, dhëmbët e ngecur mund të shkaktojnë skuqje, ënjtje dhe përgjakje të mishrave, erë të keqe, shije të keqe në gojë, vështirësi ose dhimbje kur hapni gojën, përtypni ose kafshoni.

Në mungesë të daljes së një dhëmbi të veçantë në “periudhën e mbirjes”, duhet të merret me mend se diçka nuk është në rregull.

Periudha kohore e mbirjes së dhëmbëve individualë të përhershëm është si më poshtë:

Kjo metodë e ndërlidhjes së moshës kronologjike me moshën e mbirjes së dhëmbëve të caktuar te fëmija nuk është e besueshme. Koha e mbirjes dhe rendi i dhëmbëve janë të ndryshueshëm, e cila është një dukuri normale, pasi këto varen nga faktorët individualë të trashëguar dhe lokalë.  Prandaj, një metodë më e besueshme është diagnostikimi me RTG, në të cilin shihet “mosha dentare” e fëmijës.

Dhëmbët zakonisht dalin kur formohen dy të tretat ose tre të katërtat e gjatësisë së rrënjëve të tyre. Në shumë raste, disa dhëmbë mund të dalin para kohe për shkak të humbjes së hershme të paraardhësve të tyre të qumështit. Në mënyrë të ngjashme, në shumë raste vonimi i daljes ndodh për shkak të rënies së vonshme të dhëmbëve të qumështit. Si rregull, pasi dentisti të nxjerrë dhëmbin e qumështit që ka qëndruar shumë gjatë, pritet që zëvendësimi i tij i përhershëm të dalë normalisht, edhe pse kjo ndodh pak me vonesë.

Dhëmbi i ngecur përkufizohet si një dhëmb i përhershëm, rrënja e të cilit është më e gjatë se tre të katërtat e gjatësisë së pritshme përfundimtare dhe mbirja spontane e të cilit nuk pritet të ndodhë në kohën e paraparë. Dhëmbët më shpesh të ngecur janë molarët e tretë (tetëshet), zakonisht për shkak të vendndodhjes së tyre në raport me gjatësinë e harqeve dentare, domethënë për shkak të hapësirës së pamjaftueshme për vendosjen e tyre. Kjo ndodh meqenëse në kohën e daljes së molarëve të tretë, rritja e nofullave tashmë ka përfunduar.

Më pak e zakonshme është ngecja e kaninit të përhershëm të sipërm, dukuri që te shumica i popullsive ka prevalencë 1-2%. Por është shumë e rëndësishme të trajtohet, për shkak të pozicionit të tij në pjesën e përparme të gojës, zonë që është me rëndësi të madhe për pamjen e individit. Dukuria e ngecjes së prerësve qendrorë të sipërm (njëshave) në popullatën e përgjithshme është për fat të mirë më e rrallë, duke pasur parasysh rolin e tyre në pamjen e përgjithshme të individit.

Nëse rrënja e dhëmbit është formuar mjaftueshëm për mbirje, por ka ngecur dhe nuk pritet të dalë në një kohë të arsyeshme, atëherë dhëmbi ka nevojë për ndihmë që të dalë në gojë dhe duhet të fillohet me trajtimin. Kur është fjala për dhëmbët e ngecur, është me rëndësi të madhe parandalimi dhe diagnoza e hershme, prandaj kontaktoni me ortodontistin për çdo dyshim rreth mbirjes së dhëmbëve të fëmijës suaj.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.24-25 të botimit elektronik të revistës BETTY (SHKURT 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>