Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Zënia e hundës, një nga problemet më të pakëndshme tek fëmijët

November 1, 2021

Snezana Palçevska Kocevska
pediatër

|

Hunda është mburoja kryesore e sistemit të frymëmarrjes. Mukoza me të cilën është e mbështjellë zgavra e hundës, me qelizat e saj karakteristike, lejon ngrohjen, lagështimin dhe pastrimin e ajrit të thithur. Veçanërisht i rëndësishëm është funksioni i tij "pastrues" me të cilin arrin të filtrojë një numër të madh të baktereve, alergjenëve dhe grimcave të dëmshme, me qëllim që ajri i thithur që udhëton më tej në rrugët e frymëmarrjes të jetë relativisht i pastër. Një sasi normale e sekrecionit të hundës është gjithmonë e pranishme dhe e rëndësishme, meqenëse ai përmban antitrupa dhe enzima që parandalojnë depërtimin e mikroorganizmave dhe grimcave të dëmshme.

Zënia e hundës (kongjestioni nazal) ose rrjedhja e hundës është një dukuri (simptomë) e zakonshme tek foshnjat dhe fëmijët.

Megjithëse sasia e shtuar e sekrecionit të hundës është një dukuri e zakonshme tek foshnjat dhe fëmijët, një gjë e tillë shpesh shkakton shqetësim tek prindërit dhe parehati tek fëmijët. Për arsye të ndryshme, sekretimi i mukusit (lat. rhinorhea) në hundë rritet, më së shpeshti si pasojë e inflamacionit të mukozës së hundës (lat. rhinitis), e cila shoqërohet gjithmonë me zënie të hundës (lat. congestio). Kur acarohet nga mikroorganizmat ose alergjenët, prodhimi i sekrecionit rritet dhe ai bëhet i trashë dhe ndryshon ngjyrë. Një nga keqkuptimet është se ngjyra e verdhë ose jeshile e sekrecionit tregon gjithmonë një infeksion bakterial, sepse edhe në infeksionet virale, ndonëse sekrecioni është kryesisht i kthjellët në të bardhë, sekrecioni herë pas here mund të ndryshojë ngjyrë. Në fakt, sistemi imunitar përgjigjet me sulm kundër viruseve dhe baktereve, duke dërguar qeliza mbrojtëse apo neutrofile, të cilat sekretojnë një enzimë të gjelbër që ndryshon ngjyrën e sekrecioneve të hundës.

Mukoza e hundës së përflakur është zakonisht rezultat i agjentëve infektivë, pra viruseve nga familja e rinoviruseve, adenoviruseve, influencës, parainfluencës dhe koronës. Shkaqet më të zakonshme bakteriale janë pneumokoku, hemofili dhe moraksela.

Zënia e hundës shoqërohet më së shpeshti me frymëmarrje përmes gojës, gulçim, të folur me hundë, gërhitje gjatë gjumit dhe ankth. Foshnjat e porsalindura kanë vështirësi në thithje dhe ushqyerje dhe, më e rëndësishmja, çrregullim të gjumit. Prania e zgjatur e një sasie të shtuar të sekrecionit në hundë tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël shpesh çon në inflamacion të veshit të mesëm, përkatësisht inflamacion sekretor të veshit, meqenëse tubi eustakian është i shkurtër dhe sekrecioni kalon shpejt dhe lehtë nga hunda në kanalet e veshit. Nuk janë të rralla edhe komplikimet e sinusitit dhe trakeobronkitit, të cilat zakonisht trajtohen me antibiotikë.

Këto simptoma shfaqen për një numër arsyesh ose gjendjesh, kështu që është e vështirë të përcaktohet se çfarë e shkakton zënien ose rrjedhjen e hundës, por më të zakonshmet janë ftohjet (infeksionet virale) dhe alergjitë.

Zakonisht, fëmijët e moshës 2-5 vjeç kalojnë rreth 6-10 infeksione virale të frymëmarrjes ose "ftohje" në vit. Ftohjet e tilla janë shkaku kryesor i zënies së hundës, që kalon në rrjedhje të hundës, para se këto simptoma të zhduken plotësisht brenda 10-15 ditësh. Prindërit shpesh pyesin se pse fëmijëve u rrjedhin hundët gjatë gjithë vitit dhe arsyeja për këtë është se ka mbi 100 lloje vetëm të rinoviruseve, si dhe shumë serotipe të ndryshme bakteriale, kështu që nuk është i njëjti infeksion që zgjat, por pasojnë infeksione të ndryshme njeri pas tjetrit.

Shkaku i dytë më i zakonshëm i zënies apo rrjedhjes së hundës tek fëmijët është riniti alergjik kronik që shfaqet në 20-30% të fëmijëve, veçanërisht tek fëmijët e prindërve të cilët kanë gjithashtu histori të "ftohjeve" gjatë fëmijërisë së tyre. Shumica e prindërve i dallojnë qartë alergjitë ndaj barit ose polenit tek fëmijët e tyre, por pak nga ata e përkufizojnë rinitin e vazhdueshëm si reaksion alergjik.

Zënia e hundës ndodh si rezultat i ënjtjes inflamatore të mukozës së hundës, zgjerimit të enëve të gjakut në të dhe sekretimit të sasisë së shtuar të mukusit, si përgjigje ndaj procesit inflamator (ose alergjik) të shkaktuar. Prandaj trajtimet për lehtësimin e simptomave të hundës së zënë synojnë kryesisht zvogëlimin e inflamacionit ose ngushtimin e enëve të zgjeruara të gjakut në hundë.

Shumica e produkteve për trajtimin e hundës së zënë përmbajnë përbërësin aktiv ksilometazolinë, i cili është i njohur prej kohësh si një dekongjestiv i fuqishëm. Ksilometazolina është miratuar për përdorim që nga viti 1959 dhe vepron nëpërmjet stimulimit të receptorëve adrenergjikë, duke shkaktuar vazokonstriksion (ngushtim) të enëve të ënjtura (të zgjeruara) të gjakut në hundë. Përdorimi i tepërt i ksilometazolinës mund të çojë në dëmtimin e mukozës dhe zvogëlimin e efekteve në rast të përdorimit të mëvonshëm të të njëjtit ilaç.

Për këtë arsye, rekomandohet përdorimi i një spreji me dy përbërës, i cili, përveç ksilometazolinës, përmban edhe dekspantenol, i cili ndihmon në mbrojtjen e mukozës së hundës nga ndryshimet e mundshme të shkaktuara nga procesi inflamator. Dekspantenoli është formë analoge alkoolike e acidit D-pantotenik (vitamina B5) dhe i njëjti ka rol mbrojtës, gjegjësisht lagështon dhe shëron mukozën e hundës. Në të njëjtën kohë, përmes pjesëmarrjes së tij si pararendës për sintezën e koenzimës A, që është faktor i rëndësishëm në sintezën e acetilkolinës, dekspantenoli ndihmon procesin e përtëritjes dhe shërimit të mukozës së përflakur.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.24 të botimit elektronik të revistës BETTY (NËNTOR 2021).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>