Në vazhdim, një recetë origjinale dhe tradicionale që është shumë e thjeshtë për t'u përgatitur.
Përbërësit e nevojshëm:
1 kg. miell misri
3 lugë miell gruri të bardhë
2 kërcej preshi
2 vezë, pak vaj
pak kripë
1 pako pluhur për pjekje.
Metoda e përgatitjes;
Në një enë më të thellë me miell misri shtohen 3 lugë miell gruri të bardhë dhe përzihet mirë. Pastaj përgatitet mbushja me 2 kërcej preshi dhe 2 vezë.
Në tigan me vaj skuqen preshtë e copëtuar, shtohen të dy vezët dhe hidhet kripë për shije. Ndërsa skuqen preshtë me vezët, tepsia lyhet me vaj. Me dorë, hidhet një shtresë nga masa me miell misri dhe miell gruri. Nga lart mielli ngjyhet me ujë, duke shtuar kripën dhe pluhurin për pjekje. Pastaj përsëri hidhet një shtresë tjetër miell dhe ngjyhet me ujin e kripur. Spërkatet me vaj dhe përsëri hidhet një shtresë mielli. Pastaj shtohet mbushja me presh dhe vezë dhe përsëri hidhet një shtresë mielli. I hidhet uji i kripur, spërkatet me vaj dhe shtohet mbushja e mbetur. Mbushja mbulohet me miell, spërkatet me vaj dhe lihet të qëndrojë për rreth 15 minuta.
Piqet në një furrë të nxehtë për rreth 30 minuta në 250 gradë.
Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.25 të botimit elektronik të revistës BETTY (MARS 2020).
KALKULATORI DIETIK
Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.