Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Зошто е тешко да се намали и одржи изгубената телесна тежина?

August 29, 2022

Si kontrollojnë hormonet oreksin dhe shprehitë tona të të ngrënit

Në gjak ka paralajmëtarë kimikë që ndihmojnë në kontrollin e oreksit tonë. Pra, ne duhet të kuptojmë mënyrën e funksionimit të tyre në mënyrë që të mund të sqarojmë rolin e biologjisë në rregullimin e peshës trupore, në mënyrë që pasi ta kuptojmë të jetë më e qartë për ne se çfarë duhet të bëjmë për të përballuar me sukses obezitetin.

Epo, ne nuk vendosim nëse do të jemi të uritur apo të ngopur pas një vakti, apo jo? Ne thjesht kemi një nga këto dy ndjenja në një moment të ditës dhe reagojmë në përputhje me rrethanat.
Ne as nuk mund ta kuptojmë pse preferojmë çokollatën sesa një mollë jeshile për një mes vakt të lehtë natën vonë, kur zgjohemi në mëngjes të vendosur në qëllimin tonë për të bërë një zgjedhje të shëndetshme.

Pra, nëse zakonet apo shprehitë tona të të ngrënit dhe zgjedhjet e ushqimit nuk janë plotësisht nën kontrollin tonë të ndërgjegjshëm dhe nëse ndonjëherë bien ndesh me qëllimet tona, cilat forca të tjera janë në lojë, si funksionojnë ato dhe pse shpesh duket se "sabotojnë" planet tona?

Paralajmëtarët kimikë na bëjnë të ndihemi të uritur ose të ngopur

“Nevoja për të gjetur lëndë djegëse për të krijuar energji është një shtysë e thellë në biologjinë e të gjithë organizmave të gjallë: ne të gjithë kemi nevojë për ushqim për të mbijetuar. Pra, nuk është për t'u habitur që trupi ynë ka një sistem kaq kompleks për të kontrolluar marrjen e ushqimit që udhëhiqet nga hormonet”, shpjegon Xhosef Projeto, profesor i mjekësisë në Universitetin e Melburnit.

Hormonet duket se veprojnë si lajmëtarë kimikë midis trupit dhe trurit dhe ato koordinojnë zakonet tona të të ngrënit dhe zgjedhjet e ushqimit.

Hormonet qarkullojnë nëpër gjak dhe vijnë nga indet në pjesë të ndryshme të trupit që përfshihen në marrjen dhe ruajtjen e energjisë, duke përfshirë zorrët (ku ushqimi hyn dhe tretet), indet dhjamore (ku energjia ruhet si yndyrë) dhe pankreasi (ku prodhohen hormonet e përfshira në ruajtjen e energjisë, si insulina).

Disa hormone janë përgjegjës për stimulimin e urisë (ne i quajmë "hormonet e urisë"), ndërsa të tjerët janë përgjegjës për të na bërë të ndihemi të ngopur (ne i quajmë "hormonet e ngopjes").
Kur është plot, stomaku zvogëlon dëshirën tonë për të ngrënë duke çliruar më pak hormon urie dhe duke i dërguar një mesazh trurit që të ndalojë së ngrëni. Në të njëjtën kohë, niveli i hormoneve të ngopjes rritet dhe arrin kulmin midis 30 dhe 60 minutave pas një vakti.

Ky ndërveprim aktiv i mesazheve të hormonit të urisë dhe ngopjes ndihmon trurin të rregullojë zakonet tona të të ngrënit. Një grup tjetër hormonesh mund të ndikojë në zgjedhjet tona ushqimore dhe të na motivojë të hamë edhe kur nuk ndihemi të uritur.

Si ndikon humbja e peshës në hormonet tona

Duket se edhe nivelet e hormoneve ndryshojnë gjatë humbjes së peshës. Disa studime kanë treguar se humbja e peshës e shkaktuar nga dieta është e lidhur ngushtë me ndryshimet hormonale që çojnë në rikthimin e peshës.
Pas humbjes së peshës, niveli i hormoneve të ngopjes ulet dhe niveli i hormoneve të urisë rritet. Këto ndryshime çojnë në një rritje të vazhdueshme të urisë, një ndjenjë të reduktuar të ngopjes dhe djegien e më pak kalorive. Këto ndryshime mund të zgjasin deri në tre vjet dhe ndoshta janë arsyeja pse 8 nga 10 persona e rifitojnë peshën që kanë humbur në afat të gjatë.

Këto gjetje sugjerojnë se shtypja e urisë pas humbjes së peshës mund t'i ndihmojë njerëzit të mbajnë peshën e dëshiruar të trupit.

Punoni me hormonet tuaja
Është e rëndësishme të dimë se ne nuk mund të kontrollojmë hormonet tona. Kur ndihemi të uritur, është vërtet e vështirë të mos hamë, sado që nuk duam.

Por njohja se si funksionojnë hormonet tona mund të na ndihmojë të kuptojmë se çfarë lloj ndërhyrjesh dhe strategjish mund të na duhen për të menaxhuar me sukses peshën tonë.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.16-17 të botimit elektronik të revistës BETTY (GUSHT 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>