Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Intervistë – Sashko Kocev dhe Matej Nastevski – BOTA E ZOKI POKIT

June 1, 2020

|


MATEJ NASTEVSKI



  1. Matej, kur e lexove për herë të parë librin "Zoki Poki", a të lindi dëshira të ishe pjesë e aventurave të tij për të paktën një ditë?




  1. Si u bë Matej ''Zoki Poki''?





  1. Si reagojnë shokët e tu tani që të shohin para ekraneve të vogla?




  1. Cila është ngjarja më interesante deri më tani gjatë xhirimeve të serisë?





  1. Cili është më trazovaçi nga të gjithë aktorët?




  1. Cila është gjëja më e zgjuar që ta ka mësuar seria?





  1. Zoki Poki paraqitet si fëmijë sypatrembur në libër dhe seri, a je edhe ti i guximshëm në jetën private si ai?




  1. Çfarë do të thotë miqësia për ty?




  1. Cili është mesazhi që dëshiron t'ua përcjellësh të gjithë fëmijëve?



SASHKO KOCEV




  1. E luan rolin e babait në seri, baba shkuar babait, shembull se si duhet të edukohet një fëmijë i zgjuar si Zoki Poki. Çfarë do t'u rekomandoje të gjithë prindërve, tani që edhe në jetën reale je bërë prind?


Po, kjo është e katërta herë që luaj rolin e babait në karrierën time. Roli i parë si baba, disi nuk ishte aq i dashur për mua, me siguri ngaqë ndjeja se si vitet më kishin sjellë në atë moshë. Por kjo tejkalohet shpejt kur bëhesh vërtet baba. Atëherë motivet për rolet i nxjerr nga përvoja personale, ndërtimi i rolit fillon të të duket argëtues, që është edhe thelbi i punës sonë, kurse jeta e personazhit fillon të gërshetohet me tënden. Sidomos në historitë e përditshme fëmijërore dhe të hareshme si Zoki Poki, që na kujtojnë të gjithëve fëmijërinë tonë dhe prapësitë e asaj moshe.

Nuk mendoj se ekziston receta se si duhet të sillet një prind, kështu që nuk e di se çfarë do t'u këshilloja. Është detyrë me përgjegjësi, por edhe më e bukura. Të gjithë veprojnë sipas bindjeve të tyre, por një gjë është e sigurt - të gjithëve na bashkon dëshira për të qenë prindërit më të mirë për fëmijën.

  1. Njihesh për një sërë rolesh në skenën maqedonase, sa i dashur është ky rol për ty dhe çfarë e dallon nga të tjerat?


Personazhi është një baba i gëzueshëm, tifoz i zjarrtë i një klubi të huaj futbolli, ndaj për shkak të besëtytnisë ai nuk e rruan mjekrën deri në ndeshjen e fundit, se mos i ndjellë fatkeqësi klubit. Përndryshe, ai është gjithmonë i gatshëm për ta njohur së afërmi me jetën dhe për t'ia bërë gjërat më të qarta të birit. Ai nuk është një prind autoritar, por i autoritetshëm e ndonjëherë edhe më fëmijë se Zoki.

Ne e ndërtuam dhe i dhamë trajtë personazhit gjatë xhirimeve. Sigurisht, ky personazh nuk është larg nga babai i vërtetë Sashko. Një baba që në mënyrë të pazakontë dhe të zgjuar ia përafron vlerat e jetës fëmijës së vet, pa i mbjellë paragjykime për ngjarjet e përditshme dhe pa i nxjerrë pengesa dhe probleme. Pa dyshim që këtë rol e kam shumë për zemër, sepse më riktheu në fëmijëri dhe në të njëjtën kohë më ndihmoi të jem baba edhe më i mirë.



  1. A është e vështirë të punosh me fëmijë në setin filmik?


Është mjaft e vështirë të punosh me fëmijë, jo sepse janë lozonjarë dhe të prishin përqendrimin, por sepse kanë tjetër mënyre të të menduarit. Është si të luash basketboll në lagje me nipin tënd 9-vjeçar. Me siguri që nuk do ta ushqesh frymën luftarake dhe fituese, por do të zbresësh në nivelin e tij që loja të zgjasë. E njëjta gjë ndonjëherë mund të ndodhë pa vetëdije në të shprehurit si aktor në set. Por për fat të mirë, kjo nuk ndodhi në xhirimet e kësaj serie. Që në ditën e parë të xhirimeve, ne nuk kishim punë me fëmijë, por me aktorë të rinj të mirëpërgatitur, të përzgjedhur me shumë kujdes nga ekipi i regjisë dhe që ndodheshin në të njëjtën lartësi me ne, përsa i përket entuziazmit krijues.

  1. Në përgjithësi, çfarë të ka lënë më shumë përshtypje nga shoqërimi dhe puna në kuadër të serisë?


Hareja që mbizotëronte gjatë punës. Të gjithë u bëmë fëmijë, kurse fëmijët u bënë të rritur. Për mua ishte një periudhë veçanërisht e vështirë, sepse në të njëjtën kohë xhiroja edhe një projekt tjetër filmik, por e gjithë lodhja zhdukej me të dëgjuar fjalën "AKSION".  Ndërsa pas secilës herë që thuhej "STOP" kishte një anekdotë të re që vazhdon të tregohet edhe sot.

  1. A do të doje që një ditë të bëheshe kolegë me vajzën tënde Joanën në ekranet e vogla?


Uh, kjo është një pyetje e vështirë. Duke e ditur se sa rëndë të godasin dështimet, rëniet dhe e gjithë bota e filmit dhe sa të ëmbël janë suksesi dhe fama, do të ishte vërtet e vështirë të ishim kolegë. Nuk do të dija nëse do të duhej ta ndihmoja apo të mos përpiqesha dhe shqetësohesha aspak, duke e parë se si përballet vetë me të gjitha pengesat, uljet dhe ngritjet.Sidoqoftë, do të isha krenar me çfarëdo profesioni të zgjidhte dhe do të kishte mbështetjen time të plotë, megjithëse besoj se është shumë herët për të menduar në atë drejtim.

  1. Çfarë mësove nga fëmijët e sotëm gjatë bashkëpunimit me to?


Mësova, në fakt, ma kujtuan që aktori duhet të mbetet fëmijë i mbërthyer në një trup më të madh, se loja e fëmijëve është baza e aktrimit dhe se duhet të ruhet ndershmëria midis kolegëve në skenë.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.10-13 të botimit elektronik të revistës BETTY (QERSHKOR 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>