Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Intervistë me Pançon DNK – “Prindërit janë idhujt më të mëdhenj të fëmijëve”

September 1, 2021

Në përgatitje të albumit të ri që ai njoftoi për vitin e ardhshëm, Vladimir Blazhev, i njohur si Pancho ose DJ Shorty, nga dyshja DNK, këtë herë u prezantua me djemtë e tij Andreja dhe Marjan.

интервју септември 2021

1. Cila është ana më argëtuese dhe më e vështirë e të qenit baba i dy djemve?

Hmmm, epo argëtuese është se mund të shikoni ndeshje sportive së bashku, të luani lojëra që janë për meshkuj dhe gjithashtu të jesh më i mirë se ata sepse je më i vjetër, më me përvojë dhe më i fortë. Ana e vështirë është vetë prindërimi dhe nuk ka rëndësi nëse është djalë apo vajzë, pesha dhe përgjegjësia që mbart prindërimi e bën atë punën më "të vështirë" që mund ta marrë përsipër një njeri. Këtë e kupton pasi të bëhesh prind dhe e shikon se fillon të vihesh në vend të dytë, je krejtësisht i parëndësishëm dhe bën gjëra për ta që, nëse do të bëhej fjalë për dikë tjetër, s'do ta lëvizje as gishtin.

2. Nëse do të kishit mundësinë të ktheheshit në fëmijëri, çfarë do të ndryshonit nga ky këndvështrim?

Me plot kuptimin e fjalës, asgjë. Ndoshta thjesht do të doja të isha më i urtë që nëna ime tani e ndjerë të ishte më e qetë. Nëna ime, edhe pse grua bishë, ishte thjesht nënë e vetme e një fëmije që ka qenë gjithmonë rebel pa shkak, siç jam edhe sot. Me të vërtetë nuk do të ndryshoja asgjë. E dua lagjen e vjetër dhe të gjithë njerëzit nga atje, me të cilët ende jam në kontakt. U rrita pa babanë, por prandaj kisha shumë baballarë të tjerë që më udhëzonin në një mënyrë ose një tjetër. Familja ime ishte e madhe, edhe pse në jetën reale kisha vetëm motrën time Kikin dhe motrën nga një nënë tjetër, Anën, të cilën edhe sot e kësaj dite e quaj si motër. Dhe jam krenar për gjithçka që kam kaluar atëherë, sepse më ka ndërtuar në personin që jam tani. Për dikë i mirë e për dikë i keq, por më e rëndësishmja është se jam i kënaqur.

интервју 2 септември 2021

3. Këtë vit djali juaj i vogël Marjani do të jetë nxënës i klasës së parë. Meqenëse djali juaj më i madh Andreja filloi shkollën disa vite më parë, ju tashmë jeni me përvojë dhe e dini se çfare të prisni. Sa të ndryshëm janë ata si fëmijë dhe çfare i bën të dallueshëm?

Epo është normale të kenë karaktere të ndryshme. Maki është më i shkathët dhe mendoj se do të përshtatet më lehtë, sepse u rrit me një vëlla më të madh dhe i zotëroi të gjitha gjërat më shpejt, por gjithashtu mësoi prej tij, sepse kishte një shembull për të ndjekur apo jo? Sipas asaj që shoh, karakteristike për ta është se, Maki, edhe pse më i vogël, nuk heq dorë lehtë nga ajo që dëshiron dhe nuk i pëlqen të humbasë; fjala e fundit DUHET të jetë e tija. Nga ana tjetër, Andreja është shumë më i urtë dhe fjalëpakë, por derisa t'i shkelësh bishtin. Ai është shumë më i tërhequr, ndërsa Maki është hiperaktiv.

4. Si një person shumë temperament, si relaksoheni dhe e motivoni veten?

Më motivojnë ngjarjet e përditshme dhe njerëzit që luftojnë dhe më mahnitin me këmbënguljen e tyre. Gjithmonë dua të përfundoj gjithçka në kohë dhe asgjë të mos lë për nesër vetëm për të mundur të çlodhem, kurse çlodhjen e shoh si një formë pushimi aktiv. Alpinizmi, shkrimi i teksteve, të menduarit për projektet dhe sportet e ardhshme..., edhe pse sportin e shoh si pjesë të punës sime dhe jo si hobi. Pra, me fjalë të tjera, nuk di si të pushoj.

5. Çfarë shprehie të shëndetshme do të donit të fitonin fëmijët tuaj?

Epo, tashmë po e fitojnë dalëngadalë, duke e parë edhe mënyrën se si funksionoj unë, meqenëse prindërit janë idhujt më të mëdhenj të fëmijëve në fazën e zhvillimit dhe në vegjëli. Unë kam një ritual të përditshëm i cili përbëhet nga pirja e ujit menjëherë pas ngritjes, shtesat ushqimore (doza ditore e vitaminave) dhe ngrënia e frutave për mëngjes ose një pije proteinike para stërvitjes. Ata e shohin dhe e praktikojnë shpesh të njëjtën gjë, ndonëse unë as nuk ua ndaloj e as nuk i detyroj.

6. Sa përpiqeni të jetoni në mënyrë të shëndetshme?

Mendoj se në maksimum. Ushtroj në mënyrë aktive dhe nganjëherë qeshim me miqtë e mi që janë profesionistë, sepse unë jam amatori sportiv më profesionist në vend. Gjatë pandemisë, ngjitesha çdo të dytën ditë në majë të Vodnos dhe mali u bë pasioni dhe dashuria ime më e madhe. Tani shkoj në palestër 3 herë në javë, plus dy ditë kardio (biçikletë për 45-50 minuta).  I kushtoj vëmendje asaj që ha dhe kjo është thjesht mënyra ime e jetesës në 15 vitet e fundit.

7. A janë fëmijët tuaj aktivë në ndonjë sport?

Po dhe është diçka për të cilën jam veçanërisht krenar. Të dy ushtrojnë futboll në klubin Forca, gjë që më bën shumë të lumtur. Nuk jam një prind jashtë mase ambicioz, jam shumë realist. Maki është ende i vogël (6 vjeç e gjysmë) dhe e sheh ende si lojë, ndërsa Andreja është tashmë 10 vjeç e gjysmë dhe ka talent, por është e padobishme nëse nuk është këmbëngulës dhe dëshiron të heqë dorë. Të them të drejtën, do të jem babai më i lumtur në botë nëse njëri prej tyre bëhet atlet profesionist dhe i suksesshëm. Nëse do të më duhej të zgjidhja se çfarë duan të bëhen, me të dyja duart do të nënshkruaja për të, por çfarëdo që të vendosin, unë do të jem mbështetje për ta në çdo kohë, sepse e di dhe e kam ndjerë në lëkurën time se çfarë do të thotë të mos kesh.

интервју 3 септември 2021

8. Çfarë duhet të presim nga ana muzikore? Çfarë përgatit DNK-ja?

Album vitin e ardhshëm dhe një koncert në Boris Trajkovski me rastin e 20 viteve të ekzistencës së skenës muzikore maqedonase.

9. Sa na ka ndryshuar pandemia botërore si individë?

Epo është individuale. Mua jo dhe aq, përveç se e kuptova që nuk duhet të shqetësohem për gjërat të cilat nuk janë në dorën time dhe nuk mund t'i ndryshoj. Gjithashtu kuptova se njerëzit toksikë, duhet t'i mënjanoni sa më shpejt të jetë e mundur, që të jeni të qetë. Ndonjëherë më mirë vetëm sesa në shoqërinë e njerëzve të tillë.

Merrni kohë për veten dhe dilni në natyrë, sepse është një "përmbushës" i madh i shpirtit dhe zemrës suaj.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.10-12 të botimit elektronik të revistës BETTY (SHTATOR 2021).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>