Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Intervistë me Stefan Lazarov – Ritmi i shpejtë i suksesit

January 1, 2022


  1. Fillimet e reja shoqërohen gjithmonë me ambicien për të përmirësuar gjërat. Si e nise vitin e ri dhe a ke tashmë plane për vitin e ri 2022?


Në 2 vitet e fundit, jeta ime ka ndryshuar plotësisht dhe gjithmonë ka diçka të re - një plan, një ide, një ambicie. E përfundova vitin 2020 me shumë sukses, me më shumë se 30.000 ndjekës në kanalin tim në YouTube dhe ja ku po e përfundoj vitin 2021 me më shumë se 60.000. Do të thotë se jam në rrugë të mirë. Sigurisht që kam plane për vitin e ardhshëm - dua ta provoj veten në një vend tjetër, të regjistroj Carpool Karaoke me yjet e Ballkanit, por edhe të vazhdoj me video interesante, baste, projekte etj. Në fushën e muzikës, fansat mund të presin gjëra të mëdha nga unë në periudhën e ardhshme.

јан-2022

  1. Vitet e fundit, ndryshe nga më parë, në vend të ekraneve televizive, të shohim më shpesh në platformat digjitale. A të mungon “profesioni i vjetër”?


Sinqerisht mendova se do të më mungonte shumë më tepër, sidomos sepse kur e lashë, mbaj mend se ndihesha sikur të më ishte shembur bota. Por, siç thonë: “pas çdo të keqe vjen një e mirë”. Më doli shumë mirë dhe tashmë kam pasur disa oferta për t'u rikthyer. Por sinqerisht, për momentin nuk do ta bëja për asnjëfarë pagese. Më pëlqen liria dhe vendimet e lira. Ky jam une. :)

  1. Na trego diçka më shumë për "Lazarov Show"?


"Lazarov Show" është sinqerisht dështimi im, për të cilin mendova se do të ishte sukses i madh. Siç e kam thënë disa herë më parë, të isha në televizor dhe të kisha emision timin ka qenë dëshira ime më e madhe, të cilën e përmbusha pas vetëm 6 muajsh në YouTube. Isha shumë i lumtur dhe i motivuar, por me kalimin e kohës, e kuptoja gjithnjë e më shumë se nuk isha për të. Më ngulfaste ritmi, kërkesa e të ftuarve, pyetjet... Për më tepër, emisionin e përbënim vetëm unë dhe Darko. Merreni me mend, vetëm dy vetë! Dhe në të njëjtën kohë publikonim vazhdimisht video, këngë e projekte. Thjesht u lodha dhe vendosa t'i jap fund. Ndoshta do ta provoj përsëri në të ardhmen, por tani për tani jo.

  1. Si i parapëlqyeri i brezit të ri, a ndjen përgjegjësinë për t'u bërë shembull për ta?


Një pyetje shumë e diskutueshme. Fatkeqësisht, për të qëndruar në tendencë dhe i ndjekur, ndonjëherë duhet të bësh edhe ndonjë budallallëk. Të rinjtë kanë telefona, gjithçka është në dispozicion të tyre dhe shohin gjithçka që po ndodh nëpër botë. Imagjinoni sa e vështirë është të ndjekësh trendet botërore dhe të fitosh 1000 herë më pak se ata. Për këtë shkak ndonjëherë për fat të keq japim edhe shembull të keq në situata të caktuara, por në 90% të rasteve përpiqem të jem shembull i mirë. Në fund të fundit, jemi këtu për argëtim dhe nuk duhet të marrim gjithçka si të mirëqenë.

  1. Çfarë bën në kohën e lirë?


Pushoj, më besoni se pushoj. Kam shumë përgjegjësi, xhirime, organizime... Ritmi është shumë i shpejtë, kështu që, sa herë që kam kohë të lirë, shtrihem, shikoj një film, serial ose shfletoj diçka në telefon.

јан-2022

  1. Nga lindi frymëzimi për të qenë krijues muzikor? Na trego pak për rrugën që ndoqe gjatë krijimit të këngëve të fundit për të cilat ke edhe video.


Frymëzimi më erdhi ndoshta nga vala e re e sjellë nga 2BONA dhe Tasko dhe me kalimin e kohës, fillova ta gjeja veten gjithnjë e më shpesh në studio, përballë mikrofonit ose me ekipin. Tek unë vërehet përparim i madh dhe këtë e thonë të gjithë, ndonëse dëshmi për këtë janë edhe shifrat e “Rekord”, “0 deri në 100” dhe “Nëna ime”, për të cilat jam padyshim shumë i kënaqur. Kam incizuar 8 këngë me 8 videoklipe në 1 vit, ndonëse muzikën nuk e kam përparësi. Kjo ju dëshmon se sa shumë e dua këtë dhe sa shumë e bëj me zemër.

  1. Nëse do ta analizonim rutinën tënde të përditshme, cilat shprehi do t'i quaje "shprehi të shëndetshme"?


Pirja e sasive të shumta të ujit, stërvitja në palestër 5 deri në 6 herë në javë, një herë në javë kardio në Vodno dhe ngrënia e ushqimit të shëndetshëm nga FIT GURU. Një përshëndetje e përzemërt shkon për djemtë që më sjellin ushqim çdo ditë dhe më ndihmojnë të formoj trupin për këtë verë.

  1. Çfarë është ajo që po përpiqesh ta prezantosh përmes videove të tua në YouTube dhe muzikës tënde...?


Dëshira ime për sukses, motivimi, pangjashmëria, vetëbesimi. Thjesht dua që, kur të përmendem pas dhjetë-njëzet viteve, njerëzit t'i thonë të lumtë djalit që ia ka dalë vetë. Dua të jem motiv dhe frymëzim për brezin e ri.

  1. Sa dhe si ndikon te ti i gjithë ndërveprimi i përditshëm me audiencën që të ndjek?


Më janë bërë si familje, si shprehi. Shoqëria me ta më përmbush më së shumti. Ndihem përgjegjës nëse nuk postoj video disa ditë, sikur t'i kisha tradhtuar. Ata më japin shtysën më të madhe, sepse pa ta, Stefani do të ishte askush dhe asgjë.

јан-2022

  1. Si kujdesesh për shëndetin?


Siç thashë më parë, me stërvitje të mirë, ushqim, pushim dhe bisedë me të afërmit. Është shumë e rëndësishme të qëndrosh i shëndetshëm edhe në mendje, jo vetëm në trup. Me këtë që bëj dhe ritmin me të cilin funksionoj, mund të shfaqen lehtësisht probleme me psikikën. Kështu që përpiqem shumë të qëndroj në vete përmes shprehive të shëndetshme.

  1. A je akoma aktiv në sport?


Jo. Shkoj në palestër për shpirtin, për veten time dhe për të ndjerë se bëj sport aktiv. Por në realitet, ndonjëherë ngec dhe i lejoj vetes më shumë pushim.

јан-2022

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.10-13 të botimit elektronik të revistës BETTY (JANAR 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>