Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Revista – Gjithçka për imunitetin me Dr. Mitov

January 1, 2021



1. Çfarë është imuniteti dhe pse është aq i rëndësishëm?

  1. Mjedisi që na rrethon është i ndotur, kurse brendia jonë është e pastër dhe sterile. Kjo e nxit sistemin imunitar që të vihet në punë me të gjitha kapacitetet e veta. Pra, ne “notojmë” në një botë të baktereve dhe viruseve që dëshirojnë të depërtojnë në trupin tonë. Sistemi imunitar është ai që e mban trupin tonë të pastër dhe të mbrojtur. Në thelb, imuniteti ndahet në imunitet të lindur dhe të fituar, që do të thotë se sistemi imunitar mund të mësojë dhe të përshtatet. Mjafton që të çdonjëri prej nesh të ketë kaq njohuri si një hyrje në imunitetin e vet.


2. Në cilat mënyra mund të mbështetim imunitetin?

  1. Imuniteti është një nga funksionet e shumta të trupit tonë. Të gjitha funksionet, cila më shumë e cila më pak, varen nga mënyra e përgjithshme e jetesës. Prandaj, si hamë, sa aktivë jemi, sa pushojmë dhe sa flemë, a kemi stres - të gjithë këta janë faktorë me ndikim në funksionet e trupit tonë, duke përfshirë edhe imunitetin. Për këtë arsye është e rëndësishme që të vendoset një baraspeshë gjithëpërfshirëse në stilin e jetës, nëse duam të mbështesim sistemin imunitar në mënyrën e duhur.




3. A është një dietë e shëndetshme e mjaftueshme për të përmirësuar imunitetin?

  1. Ushqimi është ndoshta një nga faktorët më të rëndësishëm. Sistemi imunitar ka nevojë për elemente të domosdoshme ndërtuese, si dhe enzima dhe minerale, të cilat kanë një efekt kyç. Është e rëndësishme që të gjitha të merren rregullisht dhe në sasi të mjaftueshme. Por, sigurisht, pa faktorët e tjerë që përmendëm, nuk mund të thuhet se dieta më vete është e mjaftueshme.


4. Cilat ushqime mund të na ndihmojnë më së shumti për të ndërtuar imunitet të fortë?

  1. Ka produkte të ndryshme për të cilat studimet shkencorë tregojnë njëfarë efekti në sistemin imunitar dhe një gjë e tillë është shpresëdhënëse. Për shembull, kërpudhat mendohet se janë stimulues të sistemit imunitar. Besohet se sasitë e larta të beta-glukanëve të gjetur në kërpudha kontribuojnë në reagime më të mira të sistemit imunitar. Studiuesit i konsiderojnë edhe kivit të jenë stimulues të sistemit imunitar dhe ka rezultate shpresëdhënëse në këtë drejtim. Megjithatë, kjo shkencë duket të jetë disi e re dhe kemi ende shumë për të hulumtuar në këtë fushë.




5. Sa dhe si ndikon stresi në sistemin imunitar?

  1. Një nga armiqtë më të mëdhenj të sistemit imunitar është pikërisht stresi. Lexuesit e kanë përjetuar edhe vetë, kur për shembull, pas situatave stresuese, mund t'u është shfaqur herpesi që më parë kishte qenë i fshehur. Herpesi, natyrisht, është vetëm një manifestim i lehtë kundrejt atyre që ndodhin në të vërtetë në sistemin tonë nën ndikim të stresit. Veçanërisht duhet të theksohet roli i të ashtuquajturit stres kronik, i cili në periudha më afatgjate dëmton sistemin imunitar.


6. Sa ndikon gjumi cilësor në shëndetin tonë?

  1. Është pikërisht ky përbërës që anashkalohet më së shumti në jetën e njeriut bashkëkohor. Në fund të fundit, jemi të gjithë disi të zënë dhe shpeshherë e shfrytëzojmë kohën e gjumit për të bërë gjithçka përveçse të flejmë. Ka të dhëna epidemiologjike që tregojë se ka një valë pagjumësie, veçanërisht në mesin e popullatës më të re. Është mirë të dihet se më pak se 4 orë gjumë në një natë të vetme fillon të ndikojë negativisht në sistemin imunitar. Pra merreni me mend nëse vazhdohet ashtu për një periudhë më të gjatë? Prandaj, i këshilloj lexuesit që ta marrin veçanërisht seriozisht këtë pjesë që ka të bëjë me lidhjen midis gjumit dhe imunitetin dhe të mos e kalojnë.




7. Cilat janë rekomandimet tuaja për njerëzit që vuajnë nga sëmundje kronike?

  1. Sëmundjet kronike kërkojnë disiplinë. Disiplinë në të ushqyer, në aktivitet fizik, në terapi, ekzaminime të rregullta dhe shtesa të nevojshme ushqimore. Në këtë mënyrë, e gjithë gjendja mund të bëhet shumë më e lehtë dhe vetë sëmundjet të mbahen nën kontroll sa më shumë që të jetë e mundur. Gjithashtu, në këtë pandemi u rekomandoj që ta ruajnë veten, por edhe të mos kenë aq shumë frikë sa t'u krijojë probleme në jetën e përditshme. Virusi nuk është një dënim me vdekje, për askënd, qoftë i ri apo më i moshuar ose sido që të jetë gjendja e tij shëndetësore, është thjesht i paparashikueshëm. Të ruajnë shëndetin dhe të shijojnë festat!


Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.10-13 të botimit elektronik të revistës BETTY (JANAR 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>