Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Fakte interesante rreth verës

February 1, 2021



Është e shkëlqyer për linjat trupore

Vera nuk përmban yndyrë e as kolesterol. Verërat e thata kanë shumë më pak karbohidrate dhe kalori sesa verërat e ëmbla, kështu që nëse kujdeseni për pamjen tuaj, zgjidhni verë të thatë të kuqe ose të bardhë.

Është nga barnat më të vjetra

Kur Hipokrati renditi recetat më të rëndësishme (ato që janë gjetur si të regjistruara), pothuajse të gjitha “recetat” e tij përfshinin verën si ilaç për pacientët e tij të sëmurë. Madje edhe sot, hulumtimet tregojnë se vera sjell një sërë përfitimesh shëndetësore, sidomos vera e kuqe, e cila përmban nivele më të larta të polifenoleve dhe resveratrolit sesa verërat e bardha.

Ndryshimi i klimës do të ndikojë në industrinë e verës

Ekspertët besojnë se ndryshimet klimatike do të kenë një ndikim të madh negativ në prodhimin e verës pasi ngrohja dramatike e tokës ndikon në atë se si dhe ku kultivohet rrushi dhe në suksesin e tij. Temperatura e lartë, thatësira dhe nxehtësia mund të bëjnë që shumica e rajoneve prodhuese të verës të bëhen joproduktive.

Vera përmban antioksidantë

Duhet të pini 20 gota lëng molle për të marrë të njëjtat përfitime antioksiduese që përmban një gotë verë e kuqe. Nëse parapëlqeni lëng portokalli, do t'ju duhet të pini shtatë gota. Antioksidanti primar i verës është resveratroli, i cili gjendet në përqendrim më të madh te verërat e kuqe sesa te të bardhat.

Ka komponime organike

Vera ka aq shumë komponime organike saqë struktura e saj konsiderohet më komplekse se ajo e serumit të gjakut. Serumi i gjakut është një lëng që mbetet kur hiqen fibrinogjeni dhe enët e kuqe dhe të bardha të gjakut.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.17 të botimit elektronik të revistës BETTY (SHKURT 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>