Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Fakte interesante për gratë në të kaluarën

March 1, 2022



Si tani, ashtu edhe në të kaluarën, gratë pothuajse kurrë nuk kanë pasur të drejtë të ndërhyjnë në fe ose të mbajnë pozita të larta fetare, me përjashtim të Egjiptit. Në Egjipt, gratë lejoheshin që të mbanin titullin "Bashkëshortja e Zotit". Ky pozicion iu dha për herë të parë një gruaje që ndihmoi shumë një nga kryepriftërinjtë dhe kujdesej vazhdimisht për statujën e zotit. Përveç besimeve fetare, hulumtimet kanë treguar se në Egjipt, gratë ishin edhe pjesë e muzikës dhe vallëzimit, në mënyrë profesionale.

Në Greqinë e lashtë, gratë nuk konsideroheshin qytetare dhe kishin të drejta dhe liri shumë të kufizuara. Divorci ishte një nga gjërat e pakta që u lejohej. Nëse një grua donte të divorcohej nga bashkëshorti, mjaftonte ta bindte bashkëshortin që ta përgatiste kontratën në emër të saj. Ndryshe nga burrat, të cilët nëse donin të divorcoheshin nga gruaja, mjaftonte ta nxirrnin nga shtëpia dhe konsideroheshin të divorcuar.

Si në shumicën e vendeve në të kaluarën, edhe në Romë, arsimimi i grave ishte tabu. Gratë mund të mësonin disa gjëra themelore si shkrim-leximin, por jo më shumë. Kishte familje që, me qëllim që vajza e tyre të ishte një shoqëruese më interesante për bashkëshortin, vendosnin t'i edukonin. Ata punësonin mësues privatë për t'u mësuar vajzave një sërë lëndësh. Gratë jo vetëm që ishin më argëtuese në atë mënyrë, por kishin edhe një ndikim më të madh te bashkëshorti.

Dallimet biologjike te gratë

Ndryshe nga burrat, gratë kanë dëgjim më të mprehtë, gjë që u lejon të dëgjojnë të qarën e të porsalindurit, edhe kur janë në gjumë.

Gratë dashurohen më ngadalë se burrat, sepse ndjenja e besimit është shumë e rëndësishme për to në këtë proces.

Kur gratë janë shtatzëna, vërtet shkëlqejnë. Për shkak të faktit se qarkullimi i gjakut te gratë shtatzëna është shumë më i shpejtë, lëkura e gruas bëhet më e shndritshme dhe më e lëmuar.

Trupi i gruas mund t'i luftojë infeksionet më mirë se trupi i burrit.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.30-31 të botimit elektronik të revistës BETTY (MARS 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>