Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Ushqimi gjatë pandemisë me Covid-19

January 1, 2021

dr. Dragica Zendelovska
ONE HOSPITAL
BASHKËPUNËTORE E JASHTME NË FUSHËN E NUTRIG JENOMISË

|



Ushqimi i drejtë është i domosdoshëm për të ruajtur shëndetin e mirë, veçanërisht në luftën kundër viruseve, ku ruajtja dhe stimulimi i funksionit të sistemit imunitar është tejet i rëndësishëm. Edhe pse funksioni i tij përcaktohet nga gjenetika, ndikim të madh kanë ndër të tjera edhe të ushqyerit, stresi, aktiviteti fizik dhe gjumi.

 

Faktor veçanërisht i rëndësishëm është dieta, sepse ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe përbërës të tjerë, të cilët janë stimulues të funksioneve mbrojtëse të trupit dhe rrisin rezistencën ndaj infeksioneve të ndryshme virale dhe bakteriale, si dhe rritjes së kancerit, i cili varësisht nga mekanizmat e sistemit imunitar mund të përparojë ose të tërhiqet.

Duhet të jemi posaçërisht të kujdesshëm me përdorimin e ushqimeve të përpunuara që përmbajnë shumë yndyrna, aditivë, sheqer dhe kripë. Vëmendje duhet t'i kushtohet edhe madhësisë dhe densitetit të vakteve. Gjegjësisht, në vaktet kryesore gjysma e pjatës duhet të jetë perime, një e katërta burime të proteinave (mishi i bardhë, i gjeldetit ose pulës, peshku, vezët, produktet e qumështit, pa yndyrë dhe të fermentuara) dhe një e katërta burime të karbohidrateve (bishtajore, patate, drithëra integrale). Për mesvakte, merrni një copë frut të mesëm ose një grusht arra (arra, shqeme, bajame, lajthi), por jo më shumë se 50 gram.

 

Duhet të kufizohet marrja e kripës dhe sheqerit. Ushqimi i përpunuar dhe i konservuar përmban shumë kripë, ndaj në vend të biskotave, karameleve dhe ëmbëlsirave, ëmbëlsohuni me fruta të freskët apo të ngrirë ose lëng frutash. Për të zvogëluar densitetin e vakteve është më mirë të rritet sasia e perimeve në vakte. Nëpërmjet perimeve dhe frutave ju do të merrni sasi të mjaftueshme të vitaminave, mineraleve dhe fibrave.

 

Përgatitni ushqimin me vajra të shtrydhur në të ftohtë (mos i ngrohni në temperaturë të lartë), konsumoni yndyrna të shëndetshme përmes peshkut, vajit të ullirit, arrave, avokados, si dhe kufizoni ngrënien e mishit të kuq, qumështit dhe produkteve të qumështit me yndyrë të plotë.

Për funksionimin e duhur të traktit gastrointestinal ju nevojiten fibra, të cilat mund t'i merrni përmes elbit, melit, fasuleve, bizeleve, thjerrëzave, qiqrave dhe t'ia bashkëngjitni vaktit kryesor.

 

Për hidratim të mjaftueshëm, pini çaj të paëmbëlsuar, ujë dhe supa. Kufizoni marrjen e lëngjeve të gazuara dhe artificiale dhe alkoolit, ngase ky i fundit mund të ndryshojë aftësitë psikofizike, të ndikojë negativisht në imunitet, si dhe të shtojë simptomat e depresionit, ankthit, frikës dhe panikut.

 

Në rreshtin e parë të betejës kundër infeksioneve, edhe gjatë pandemisë me Covid-19, janë qelizat e bardha të gjakut, funksioni i të cilave ndikohet shumë nga ushqimi që konsumojmë. Ky grup përfshin neutrofilet (të cilat sulmojnë bakteret), limfocitet që ndahen më tej në qelizat T, qelizat B dhe qelizat NK. Qelizat B prodhojnë antitrupa që shkatërrojnë viruset dhe bakteret, qelizat T menaxhojnë shumë aktivitete imunologjike dhe prodhojnë dy substanca, interferonin dhe interleukinën, që luajnë rol të madh në luftën kundër infeksioneve, ndërsa qelizat NK konsiderohen si mbrojtja e parë e organizimit, domethënë shkatërrojnë qelizat e prekura nga virusi.

Shumë studime tregojnë se ushqime dhe përbërës të ndryshëm të ushqimit rregullojnë përqendrimin e qelizave të bardha të gjakut në gjak, domethënë ekzistojnë një sërë të dhënash që tregojnë se ushqimi mund të stimulojë punën e sistemit imunitar dhe të përmirësojë veprimin e tij.



Ato janë ushqimet të cilat duhet të jenë në qendër të vëmendjes dhe më shpesh të përfaqësohen në dietë, me qëllim që të përmirësohet puna e sistemit imunitar:

Për imunitet më të fortë, përveç dietës së shëndetshme, kohëve të fundit është rritur përdorimi i shtojcave dietike, me theks më të madh te zinku, seleni, vitamina C, kercetina, vitamina D3, N-acetilcisteina, melatonina etj. Marrja e preparateve të tilla të izoluara është mirë të kryhet nën mbikëqyrjen e një eksperti, pasi dozat më të mëdha të vitaminave ose mineraleve të ndryshme veprojnë si koenzima dhe forma e lirë ose e palidhur e tyre mund të ketë efekt toksik në trup.

Prandaj, më shpesh konsumoni ushqime që përmbajnë në formë natyrale komponentët e mësipërm, kurse atë që nuk mund ta merrni përmes dietës ose keni nevojë për doza më të larta, merreni në formën e shtojcave dietike.



Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.30-31 të botimit elektronik të revistës BETTY (JANAR 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>