Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Si ndikojnë temperaturat e larta te kafshët shtëpiake?

August 1, 2021

Dr. Aleksandra P. Murxheva
DMV

|

август 2021

Vapa e verës na sjell ndërmend kënaqësinë, ujin dhe plazhin, por edhe kremrat mbrojtës, shmangien e vendeve pa hije dhe shëtitjet e gjata gjatë ditës.

A e dini se të njëjtat rregulla vlejnë edhe për kafshët tona shtëpiake?

Vera do të thotë më shumë kohë e kaluar jashtë për kafshët shtëpiake, por duhet të kihet parasysh se një gjë e tillë gjithashtu sjell probleme të vërteta për ta, kurse nxehtësia e tepërt mund të ketë pasoja edhe fatale. Ekspozimi i drejtpërdrejtë në temperatura të larta mund të ndikojë negativisht në shëndetin e kafshëve dhe mund të çojë në dy raste kritike, si goditja e nxehtësisë dhe goditja e diellit. Nëse nuk ndërhyhet në kohë nga një veteriner, kjo mund të jetë tragjike për kafshët.

Qentë dhe macet nuk e rregullojnë temperaturën e trupit duke djersitur, si njerëzit, por duke avulluar përmes frymëmarrjes së përshpejtuar. Si për goditjen e nxehtësisë ashtu edhe për atë të diellit, mbinxehja është treguesi kryesor që gjendja shëndetësore e kafshës shtëpiake po ndryshon, duke shkaktuar hipertermi të trurit dhe lëvoreve cerebrale, gjë që çon në dëmtimin e funksioneve të rregullimit të temperaturës, frymëmarrjes dhe qarkullimit të gjakut.

Si të njihni goditjen e nxehtësisë?

Për shkak të këtyre shenjave klinike, pronarët shqetësohen nga pamja e kafshës së tyre dhe shpesh i kap paniku. Një gjendje e tillë është urgjente dhe kërkon trajtim sapo të vërehen simptomat e para. Pronari duhet ta çojë kafshën shtëpiake në hije dhe t'ia ngrejë kokën më lart. Më pas duhet ta shtrijë mënjanë dhe ta freskojë me ujë të ftohtë e ndërkohë të thërrasë menjëherë veterinerin e familjes. Gjasat për të shpëtuar varen nga kohëzgjatja e reagimit.

Si të parandaloni goditjen e nxehtësisë?

Rekomandoj të shmangni shëtitjet kur është shumë nxehtë, veçanërisht në sipërfaqet e asfaltuara. Nga ana tjetër, pronarët duhet të jenë të kujdesshëm kur transportojnë kafshët e tyre shtëpiake dhe në asnjë rast të mos i lënë vetëm në makinë!

Si rezultat i ecjes në asfalt të nxehtë, kafshëve mund t'u lëndohen putrat (djegie, gjakderdhje, shtrembërim etj). Për shkak se gjëndrat e djersës të qenve janë të vendosura në putra dhe përmes tyre ndodh një pjesë e termorregullimit, pronarët duhet të kujdesen me të vërtetë mirë për to. Nëse është e nevojshme të dilni me kafshën, merrni me vete sasi të mjaftueshme të ujit dhe kërkoni vende me hije, ku edhe asfalti ka temperaturë më të ulët.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.32 të botimit elektronik të revistës BETTY (GUSHT 2021).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>