Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Si dodh gerd? Si ta mbroni tomakun?

January 1, 2022

Dr. Cvetko Arsov
internist, gastroenterohepatolog subspecialist
IPSH Spitali Përgjithshëm Veles

|



Refluksi gastroezofageal është një gjendje mjekësore e shkaktuar nga paaftësia e muskujve unazorë të poshtëm (sfinkteri) rreth ezofagut, që çon në refluks ose kthim të përmbajtjes nga stomaku në ezofag dhe shkakton djegie dhe dhimbje prapa kafazit të kraharorit. Sfinkteri i poshtëm i ezofagut është një tufë fibrash muskulore të vendosura në fund të ezofagut, ku bashkohet me stomakun.

Ezofagu ka pamjen e një tubi që lidh fytin me stomakun. Kur sfinkteri mbyllet, parandalon që acidi si dhe pjesa tjetër e përmbajtjes së stomakut të kthehen mbrapsht në ezofag. Sfinkteri nuk është nën kontrollin tonë, kështu që ne nuk mund ta kontrollojmë me vetëdije kur hapet dhe mbyllet.

Sëmundja e refluksit gastroezofageal (GERD) është një dukuri e zakonshme që shfaqet te 30 deri në 40% e të rriturve dhe është një çrregullim kronik i tretjes, në të cilin acidi (dhe nganjëherë vreri) nga stomaku arrin në ezofag (tubi që lidh faringun me stomakun), duke e irrituar mukozën e ezofagut dhe duke shkaktuar simptoma të tilla si djegie, gogësimë, regurgitim dhe dhimbje gjoksi. Këto simptoma mund të ndjehen nga gjithsecili në raste të caktuara. Por kur ato shfaqen më shpesh (të paktën dy herë në javë) ose kur ndikojnë në jetën e përditshme, bëhet fjalë për refluks gastroezofageal.

SHKAQET DHE FAKTORËT E RREZIKUT PËR REFLUKSIN GASTROEZOFAGEAL

Faktorët që kontribuojnë në funksionimin normal të vendbashkimit gastroezofageal janë:

Cilët janë faktorët e rrezikut për sëmundjen e refluksit gastroezofageal


Obeziteti

Faktorët që kontribuojnë në përkeqësimin e simptomave të refluksit gastroezofageal

Cilat janë simptomat e refluksit gastroezofageal

Simptomat më të zakonshme që përjeton një pacient janë:

Kur të telefononi mjekun


Këshillohet që të telefononi mjekun nëse keni dhimbje gjoksi, veçanërisht të shoqëruar me shenja dhe simptoma të tjera, si gulçim dhe dhimbje në krah. Këto simptoma mund dhe duhet të dallohen nga shenjat e një sulmi kardiak.

Nëse keni simptoma të rënda ose të shpeshta të problemit të refluksit gastroezofageal, duhet të telefononi një mjek për të filluar procedurat e duhura diagnostike për të zbuluar origjinën e dhimbjes.

Testet diagnostike për GERD


Endoskopia e sipërme gastrointestinale (gastroskopia) është incizimi i ezofagut dhe stomakut dhe është standardi i artë dhe metoda më e saktë diagnostike që ndihmon në vendosjen e diagnozës. Endoskopi është një tub i hollë dhe fleksibël, i pajisur me dritë dhe kamerë, të cilin mjeku e fut përmes fytit për të ekzaminuar pjesën e brendshme të ezofagut dhe stomakut dhe për të vlerësuar dëmtimin në mukozën e ezofagut dhe stomakut. Ai gjithashtu diagnostikon shkallën e inflamacionit dhe zbulon ngushtimin e mundshëm të ezofagut, si dhe anomali të tjera.

Endoskopia mund të përdoret edhe për të marrë një kampion indi (biopsi), nëse nevojiten analiza të mëtejshme.

Radiografia me kontrast (klizmë me barium) mund të zbulojë një hernie hiatale ose hernie gastrike, si dhe ndryshime anatomike ose strukturore në organe. Kjo metodë nuk është e përshtatshme për zbulimin e refluksit. Dikur kryhej si procedura e parë diagnostike te pacientët me refluks dhe disfagi, por me përhapjen e gjerë të endoskopisë rëndësia e saj është ulur ndjeshëm. Nga ana tjetër, radiografia është një procedurë e dobishme diagnostikuese për zbulimin e ngushtimit të lehtë të ezofagut.

Komplikimet



Terapia për GERD

Trajtimi i GERD përfshin dy aspekte, edhe atë terapinë farmakologjike dhe ndryshimin e shprehive të jetesës, me çka përmirësohet cilësia e jetës së pacientit.

Terapia farmakologjike


Qëllimi i terapisë është kontrolli i intensitetit të simptomave, shërimi më i shpejtë i mukozës së dëmtuar të ezofagut, parandalimi dhe trajtimi i komplikimeve, si dhe shmangia e përsëritjes së sëmundjes. Këto qëllime mund të arrihen duke ulur ekspozimin e ezofagut ndaj lëngut gastrik, duke rivendosur kështu integritetin e mukozës. Te pacientët me simptoma më të rënda, ndryshimet në stilin e jetesës nuk janë të mjaftueshme për trajtim dhe duhet të plotësohen me terapi farmakologjike.

Barnat më të përdorura për trajtimin e GERD kanë efekt neutralizues të acidit gastrik dhe janë të dobishme te pacientët me refluks të lehtë, pa ndryshime në mukozë. Edhe pse barnat në fjalë lejojnë largimin e shpejtë, por afatshkurtër të simptomave, ato nuk janë efektive në shërimin e mukozës.

Terapitë moderne me përdorim të gjerë përbëhen nga barnat që ulin sekretimin e acidit gastrik deri në 90% dhe lejojnë largimin e shpejtë dhe efektiv të simptomave, si dhe shërimin e mukozës. Trajtimi fillestar me këto barna duhet të zgjasë 6-8 javë, por duhet të përdoret medoemos me rekomandimin e mjekut.

Këshilla për një dietë të shëndetshme

Përveç terapisë farmakologjike, po aq të rëndësishme janë edhe ndryshimet në dietë dhe stilin e jetesës.

Nevojiten shumë ndryshime në stilin e jetesës për të parandaluar ose ulur ndjeshëm djegien. Disa prej tyre janë si më poshtë:

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.20-21 të botimit elektronik të revistës BETTY (JANAR 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>