Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Si duhet të ushqehemi para udhëtimit?

August 1, 2021

Emilija Spasovska Mojsovska
Magjistare e nutricionizmit

|

август 2021

Zbuloni se si të përgatisni trupin para se të udhëtoni dhe të ndryshoni zona kohore.

Çfarë lloj ushqimi rekomandohet të konsumohet para udhëtimit? Si të përgatiteni para se të udhëtoni në destinacione të afërta dhe të largëta, pa rrezikun e shqetësimit dhe infeksioneve?

Përveç që është një kënaqësi për shumë njerëz, udhëtimi shpesh mund të jetë rraskapitës, stresues dhe i lodhshëm. Prandaj, është e nevojshme që trupi të përgatitet mirë, domethënë të bëhet zgjedhja e duhur e ushqimit dhe të shpërndahen vaktet në kohët e duhura para udhëtimit. Përgatitjet duhet të fillohen 24 orë para udhëtimit dhe gjatë kësaj periudhe, është e nevojshme të mënjanoni nga dieta ushqimet që shkaktojnë vështirësi në udhëtim, duke i zëvendësuar me ushqim të shpërndarë siç duhet, në tre vakte kryesore, që do të sigurojnë të gjithë përbërësit e nevojshëm ushqyes. Vakti ideal para udhëtimit duhet të përbëhet nga sallata e freskët me një copë mishi të bardhë, frutat e freskëta dhe supa me perime.

Gjatë udhëtimit, aktiviteti motorik zvogëlohet dhe puna e aparatit tretës ngadalësohet, prandaj është e nevojshme t'i kushtohet vëmendje zgjedhjes së ushqimit, sasisë dhe përbërjes së ushqimit, si dhe të kihet kujdes që vaktet të jenë të moderuara dhe të mos shkaktojnë shqetësime. Është më mirë të konsumoni ushqime që përmbajnë proteina lehtësisht të tretshme dhe fibra dietike dhe të shmangni të gjitha ushqimet që shkaktojnë të përziera dhe vështirësi.

Ushqim ideal për udhëtim janë perimet, të cilat, nëse i kombinoni mirë, mund të bëhen një vakt i shkëlqyeshëm, i shijshëm dhe i shëndetshëm. Frutat janë një zgjedhje e shkëlqyeshme, por duhet të keni kujdes kur zgjidhni. Disa fruta që do t'i veçoja janë: pjepri dhe shalqiri, kajsitë, pjeshkat dhe natyrisht mjedrat, qershitë, vishnjat. Nga ana tjetër, bukën e bardhë që e përdorni në përgatitjen e sanduiçëve është mirë ta zëvendësoni me bukë integrale, në kombinim me krem qumështi dhe kastravec.

Si pjesë e pashmangshme e udhëtimit janë gjithmonë të ashtuquajturat mesvakte, që është më së miri të jenë një kombinim i frutave të thata dhe arrave, të cilat duhet të konsumohen me masë, në sasi të kufizuara dhe në një periudhë të caktuar - para ose pas vakteve kryesore..

Kur udhëtoni, vëmendja zakonisht përqendrohet tek ushqimi dhe nevoja për të kënaqur ndjenjën e urisë, por hidratimi është po aq i rëndësishëm, veçanërisht për shkak të faktit se dehidratimi mund të sjellë pasoja. Për hidratimin e duhur gjatë udhëtimit, duhet të zgjidhni me kujdes ushqimet, përkatësisht ushqimin dhe lëngjet, si dhe të kujdeseni për mënyrën e konsumimit.

Zgjedhja e gabuar e pijeve të cilat rrisin nevojën për lëngje, mund të dehidratojnë trupin, prandaj është më mirë të shmangni pijet që përmbajnë sheqer ose kafeinë dhe t'i zëvendësoni me pije që nuk janë me ngjyrë dhe nuk kanë shtesa. Zgjedhja e duhur e pijeve që hidratojnë trupin është gjithmonë uji, për dallim nga lëngjet që rrisin etjen dhe nevojën për hidratim. Pija ideale për hidratim është uji i kokosit, për shkak të natriumit dhe kaliumit që janë pjesë përbërëse e tij. Ushqimet me shumë ujë, si manaferrat, ananasi, kastraveci dhe shalqiri, janë ideale për hidratim të lehtë, veçanërisht kur kombinohen si duhet në një vakt të pasur me ujë, siç është bollguri me fara çia.

Si ta sjellim organizmin në formë pasi të arrijmë në destinacionin që është në një zonë të ndryshme kohore nga e jona, me ndryshim kohe prej më shumë se 3-4 orësh, për shkak të së cilës zhvendoset i gjithë bioritmi ynë?

Ndryshimi i zonës kohore ndikon gjithashtu në bioritmin e trupit tuaj. Ky ndryshim ndikon në funksionimin e mëparshëm normal dhe ritmin normal. Për të ruajtur një ritëm të vazhdzeshëm dhe për të qëndruar në formë, është më mirë të respektohet renditja e vakteve, me tre vakte në të njëjtën kohë, në përputhje me zonën në të cilën ndodhemi. Mëngjesi është një vakt shumë i rëndësishëm, i cili ripërtërin nivelin e energjisë pas marrjes së zvogëluar të energjisë gjatë gjumit. Ai gjithashtu siguron përbërës ushqyes thelbësorë, që ndihmojnë në shumë funksione jetësore. Nëse e filloni ditën me një mëngjes të mirë, do të jeni përplot energji gjatë gjithë ditës, pa marrë parasysh në cilën zonë kohore jeni apo keni qenë.

Ndryshimi i zonës kohore ndikon gjithashtu tek gjumi, kështu që duhet të shmangni ngrënien e tepërt para gjumit dhe të hani ushqim lehtësisht të tretshëm, i cili jeni të sigurt se nuk do t’ju sjellë vështirësi ose pagjumësi.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.6-7 të botimit elektronik të revistës BETTY (GUSHT 2021).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>