Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Një pikë shëndet – Vaji i ricinit

July 2, 2020

|



Vaji i ricinit është vaj shumë i dobishëm, i cili ka gjetur përdorim që nga kohërat e lashta. Falë përqendrimit të lartë të vitaminës E dhe acidit ricinoleik në përbërjen e tij, është një nga yndyrnat më të përdorura, veçanërisht në sektorin kozmetik, sepse stimulon prodhimin e kolagjenit dhe zvogëlon shfaqjen e rrudhave. Si vepron në të vërtetë vaji i ricinit dhe cilat janë përfitimet që duhet të dimë?

Karakteristikat antioksiduese, anti-inflamatore dhe antiseptike të përmbajtura në vajin e ricinit janë dëshmi për rëndësinë e këtij vaji në shëndetin tonë. Vaji i ricinit ndihmon në mënjanimin e proceseve të caktuara inflamatore në trup. Është i pasur me acide yndyrore omega 6 dhe omega 9, si dhe vitaminë E.

Antioksidantët që përmbahen në vajin e ricinit gjithashtu parandalojnë zhvillimin e radikaleve të lira në trup.

Vaji i ricinit fitohet me shtrydhje të farës së pjekur të bimës së ricinit dhe ka ngjyrë të verdhë. Arsyeja pse ky vaj është një nga më të rëndësishmit për shëndetin e njeriut është prania e yndyrnave të pangopura në përmbajtjen e tij.

Përfitimet nga vaji i ricinit

Balsam për flokët

I njohur si stimulues natyral i rritjes së flokëve, vaji i ricinit jo vetëm që përshpejton rritjen, por edhe përmirëson strukturën e flokëve. Me përdorim të rregullt, ky vaj ripërtërin flokët e dëmtuar dhe eliminon problemet me zbokthin. Falë acideve yndyrore omega 9, të cilat gjenden me shumicë në vajin e ricinit, flokët rikthejnë shkëlqimin natyral dhe marrin lagështinë e nevojshme.

Vaji i ricinit është mjaft i trashë, kështu që mjafton një sasi e vogël për të përmbushur qëllimin. Masazhoni butësisht majat e flokëve, mbuloni kokën me qese dhe mbajeni deri në mëngjes. Meqenëse ka fuqi të lartë thithëse, vaji ka aftësi të depërtojë thellë në brendësinë e flokëve për të transferuar lëndët ushqyese.

Për thonj të fortë

Përveç se përshpejton rritjen e flokëve, vaji i ricinit forcon strukturën e thonjve dhe shëron shtresën e brishtë. Nëse i lyeni rregullisht me vaj ricini, do të vini re një përmirësim si te thonjtë, ashtu edhe në lëkurën përreth tyre. Çdo natë, lyejini thonjtë e pastër me vaj ricini dhe lëreni të veprojë deri në mëngjes. Do të vini re se thonjtë do të fitojnë shkëlqim të paparë pas vetëm disa ditësh përdorimi.

Shkëlqim në fytyrë

Lëndët ushqyese në vajin e ricinit veprojnë në lëkurë, duke parandaluar kështu shfaqjen e rrudhave, përmirësojnë pamjen, japin freski dhe shkëlqim. Në mbrëmje, aplikoni disa pika në zonat kritike të fytyrës, si balli dhe lëkura rreth buzëve dhe masazhoni mirë.

Këshillë shtesë nga Betty

Për të marrë përfitimet e vajit të ricinit, blini gjithmonë vaj të pastër, kontrolloni përbërësit dhe sigurohuni që të përmbajë vetëm vaj ricini, pa shtojca të panevojshme.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.32 të botimit elektronik të revistës BETTY (KORRIK 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>