Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Drenazhi limfatik

April 1, 2021

ILIJA ZHEZHOV, FIZIOTERAPIST
Qendra e masazhit dhe mirëmbajtjes së trupit FIZIOTERAPIST-ZDRAVJE

|



Limfa është lëng trupor që lëviz në një drejtim nëpër të gjithë trupin në enët limfatike.

Roli i lëngut indor është bartja e substancave të nevojshme tek qelizat.

Me rrjedhjen e saj midis qelizave, limfa mbledh substancat e mbetura, si qelizat e vdekura të gjakut, patogjenët, kancerogjenët etj., të cilat mënjanohen më tej nga trupi.

DRENAZHI LIMFATIK PËRDORET PËR:

  1. Heqjen e celulitit

  2. Ënjtjen që vjen si pasojë e traumës, tumorit ose ndërhyrjes kirurgjike.

  3. Qelbin që formohet si pasojë e kongjestionit venoz.

  4. Zvogëlimin e vëllimit të gjymtyrëve.

  5. Rritjen e qarkullimit të gjakut.

  6. Lehtësimin e lodhjes dhe dhimbjes së muskujve

  7. Dhimbje të nervit shiatik.

  8. Zvogëlimin e ënjtjes pas lindje.

  9. Heqjen e gjoksit.


Kur limfa ose nyjet limfatike dëmtohen, shkatërrohen ose hiqen, limfa nuk mund të drenazhohet normalisht nga ajo zonë.

Në këtë rast, limfa e tepërt grumbullohet dhe shfaqet ënjtja, e cila është karakteristike për termin edemë limfatike ose ënjtje limfatike.

Drenazhi limfatik aplikohet nga një fizioterapist i certifikuar me trajnim të veçantë në drenazhin limfatik.

Drenazhi limfatik aplikohet për qëllime shëndetësore dhe njihet si masazhi numër 1 nga Organizata Botërore e Shëndetit.

 APLIKIMI I DRENAZHIT LIMFATIK PËR HEQJEN E GJIRIT:

Heqja postoperative e gjirit përfshin trajtimin me drenazh limfatik të përshkruar nga një fizioterapist, pas 10 deri në 15 ditë (ndonjëherë edhe 21 ditë) terapi me masazh apo drenazh limfatik.

Kohëzgjatja e drenazhit është zakonisht nga 45 minuta deri në 1 orë.

Masazhi aplikohet 3 deri në 4 herë në javë.

Drenazhimi synon zvogëlimin dhe heqjen e ënjtjes së formuar, si dhe përmirësimin dhe normalizimin e qarkullimit.



APLIKIMI I DRENAZHIT LIMFATIK PËR TË ZVOGËLUAR ËNJTJEN PAS LINDJES

Aplikimi i drenazhit limfatik është pjesë e paketës dhe më së shpeshti aplikohet në gjymtyrët e poshtme, për shkak të ënjtjes së formuar nga lëvizja e pamjaftueshme.

Te këta njerëz drenazhi aplikohet çdo ditë për 40 minuta, në rreth 10 trajtime, deri në normalizimin e gjendjes së gjymtyrëve.

APLIKIMI I DRENAZHIT LIMFATIK PËR CELULITIN

Celuliti është një problem i përhapur gjerësisht, ndërsa drenazhi limfatik është mënyra më e përshtatshme për heqjen e tij.

Në procedurën për heqjen e celulitit, paketa përmban zakonisht 20 trajtime.

Drenazhi bëhet me një presion të caktuar përgjatë rrugëve limfatike, në mënyrë që të vijë deri te pastrimi i celulitit që është formuar në sipërfaqe dhe thellë në muskulaturë.

Pas mbarimit të trajtimeve përkatëse me drenazh limfatik, gjymtyrët e poshtme duhet të kenë formë të shkëlqyeshme, muskulaturë të fortë dhe të pastër pa depozita dhjami.

APLIKIMI I DRENAZHIT LIMFATIK PËR ËNJTJE TË SHKAKTUARA NGA TRAUMA, TUMORI OSE NDËRHYRJA KIRURGJIKE

Aplikimi i drenazhit bëhet përgjatë rrugëve limfatike.

Qëllimi i trajtimit është heqja e ënjtjes dhe krijimi i funksionalitetit normal të qarkullimit të gjakut.

Trajtimet për këtë qëllim janë punë individuale, ndërsa kohëzgjatja e duhur për të përmbushur me sukses qëllimin dhe të arrihen rezultate të kënaqshme, përcaktohet nga fizioterapisti.

DRENAZHI LIMFATIK TEK DHIMBJET E NERVIT SHIATIK

Drenazhi limfatik aplikohet për të trajtuar dhimbjet e nervit shiatik.

Përveç medikamenteve të përshkruara, fizioterapisë dhe ushtrimeve, qëllimi dhe roli kryesor në trajtim është masazhi apo drenazhi limfatik.

Qëllimi i drenazhit është heqja e dhimbjes, përmirësimi i qarkullimit dhe lehtësimi i lëvizjeve të caktuara funksionale.

DRENAZHI LIMFATIK PËR DHIMBJE TË MUSKUJVE DHE LODHJE

Drenazhi limfatik mundëson lehtësimin e dhimbjeve, funksionalitet më të mirë në lëvizje dhe qarkullimin e gjakut, muskulaturë të mirë dhe të fortë, si dhe relaksimin dhe shtendosjen e trupit.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.20-21 të botimit elektronik të revistës BETTY (PRILL 2021).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>