Strudel me arra, krem çokollate vegan dhe kakao organike
April 1, 2021
Branko Poposki Bloger ushqimi
|
Përbërësit e nevojshëm: Brumë i ngrirë që mund të blihet kudo.
Për mbushjen:
100 gr. krem çokollate
3 lugë çaji kakao
100 gr. arra
Mënyra e përgatitjes:
Brumin e ngrirë lëreni që të lëshohet për gjysmë ore, pastaj hapeni dhe formoni një kore drejtkëndëshe. Në mesin e kores shtoni pak nga mbushja me krem çokollate, kakao dhe arra.
Mbushja përgatitet shumë lehtë. Shtoni kremin e çokollatës, kakaon dhe arrat në një tas dhe përzijini mirë derisa përbërësit të bëhen të njëtrajtshëm.
Pritini skajet e kores në vija drejtkëndëshe dhe filloni të mbështillni mesin e mbushur nga të dyja anët me vijat e brumit. Do të formoni një gërshet, të cilin para se ta piqni, lyejeni me vaj ulliri, ndërsa para se ta nxirrni nga furra, lyejeni me mjaltë.
Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.24 të botimit elektronik të revistës BETTY (PRILL 2021).
KALKULATORI DIETIK
Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.