Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Vaji i mëlçisë së peshkaqenit – përfitimet për sistemin imunitar

October 1, 2021

Kiril Pecevski
Mr. Farm.

|

okt 2021

Vaji i mëlçisë së peshkaqenit është përdorur për qindra vite si ilaç tradicional në Norvegji dhe Suedi. Përdoret për të trajtuar plagët dhe si ilaç për sëmundjet e traktit të frymëmarrjes dhe sistemit tretës. Përdorimi i vajit është raportuar po ashtu për të ashtuquajturën "Sëmundje e gjëndrës", i cili është me gjasë emri popullor i limfadenopatisë. Përdorimi i vajit të mëlçisë së peshkaqenit është i pranishëm edhe në mjekësinë popullore në vende të tjera, si Spanjë, Japoni dhe Kinë.

Në vitin 1922, shkencëtarët izoluan përbërësin terapeutik aktiv të vajit të mëlçisë së peshkaqenit dhe e quajtën alkilglicerol, ndërsa në vitin 1930, nobelisti Sir Robert Robinsoni ishte i pari që sintetizoi alkilglicerole. Në vitin 1952, një mjeke e re suedeze, Astrid Brult, zbuloi se palca e eshtrave të një lope stimulon prodhimin e leukociteve tek fëmijët me leukemi. Më vonë u zbulua se "stimuluesit" ishin në të vërtetë alkilglicerole. Gjatë pesëdhjetë viteve të ardhshme, shumë studime pohuan efektin terapeutik të alkilgliceroleve.

Për nga struktura, alkilglicerolet janë alkile estere të glicerolit (lipide të etereve të glicerolit). Në burimet natyrore, vaji i mëlçisë së peshkaqenit është gjithmonë i esterifikuar me acide yndyrore. Përveç alkilgliceroleve, vaji i mëlçisë së peshkaqenit gjithashtu përmban squalene, vitamina A dhe D, estere të acideve yndyrore, estere të glicerolit, trigliceride dhe kolesterol. Alkilglicerolet gjenden gjithashtu në qumështin e gjirit dhe janë substancë kyçe që u jep foshnjave imunitet kundër infeksioneve dhe i ndihmon ata të ndërtojnë më tej sistemin e tyre imunitar. Qumështi i lopës gjithashtu përmban alkilglicerole, por në sasi deri në 10 herë më të vogla se qumështi i gjirit. Nga ana tjetër, vaji i mëlçisë së peshkaqenit përmban 1000 herë më shumë alkilglicerole se qumështi i gjirit.

Alkilglicerolet gjenden në të gjitha organet hematopoietike të gjitarëve, ndërkaq nuk janë të pranishme në bimë. Tek njerëzit, ato gjenden në përqendrime më të larta në qumësht, palcën e eshtrave, mëlçi dhe shpretkë. Përqendrimi më i lartë i alkilglicerolit në natyrë gjendet në vajin e mëlçisë së peshkaqenit. Studimet in vitro te kafshët kanë treguar në vazhdimsi se edhe doza të vogla alkilgliceroli nga vaji i mëlçisë së peshkaqenit rrisin ndjeshëm aftësinë e makrofagëve për të pamundësuar aktivitetin patogjen. Përveç kësaj, alkilglicerolet dihet se rrisin përqendrimin e neutrofileve, të cilat mbrojnë trupin kundër infeksioneve bakteriale dhe kërpudhore.

Përdorimi oral i vajit të mëlçisë së peshkaqenit është treguar gjithashtu si mjet efektiv për rritjen e prodhimit të imunoglobulinave (antitrupave). Provat klinike tek njerëzit vërtetojnë dhe sqarojnë më tej atë që është e njohur prej kohësh në mjekësinë popullore: efektin e fortë imunostimulues. Nuk ka dyshim se marrja e dozave të larta të vajit të mëlçisë së peshkaqenit siguron mbrojtje kundër infeksioneve bakteriale, virale dhe kërpudhore. Për shkak të aftësisë së alkilgliceroleve për të rregulluar imunitetin, ato gjithashtu mund të jenë të dobishme në trajtimin e dermatitit atopik.

Aftësia e vajit të mëlçisë së peshkaqenit për të aktivizuar sistemin imunitar sjell edhe përfitime shtesë. Dihet veçanërisht se stimulimi i aktivitetit të makrofagëve është thelbësor në luftën kundër tumoreve. Edhe pse nevojiten studime të mëtejshme tek njerëzit për të konfirmuar efektin antitumor, gjetjet e deritanishme tregojnë rëndësinë e mundshme klinike të vajit të mëlçisë së peshkaqenit si terapi plotësuese për kancerin.

Studimet gjithashtu tregojnë rezultate premtuese në fushën e fertilitetit mashkullor, ku marrja e vajit të mëlçisë së peshkaqenit çon në rritjen e lëvizshmërisë së spermës dhe fertilitetit mashkullor.

PËRMBLEDHJE E EFEKTEVE TË ALKILGLICEROLIT:

Përndryshe, është një shtesë dietike absolutisht e sigurt, pa asnjë efekt anësor. Studimet laboratorike te kafshët, në doza 100 dhe 200 herë më të larta se doza maksimale e rekomanduar ditore për njerëzit (1500 mg vaj = 240 mg alkilglicerol), nuk shkaktuan efekte anësore apo nivel të rritur të vdekshmërisë.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.6-7 të botimit elektronik të revistës BETTY (TETOR 2021).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>