Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Maça – mbretëresha e antioksidantëve

November 1, 2021

|



Ndërsa çaji i gjelbër është tashmë përbërës i njohur i një mënyre jetese të shëndetshme, diçka më e ndritshme po tërheq vëmendjen e dashamirëve të çajit: maça. Ja se çfarë duhet të dini për këtë pije të shëndetshme.

   Çfarë është maça?

Maça është pluhur i bluar imët nga gjethet e çajit të gjelbër të rritura në mënyrë të veçantë. Tradicionalisht konsumohet në Azinë Lindore. Për ta prodhuar atë, përdoren bimët e çajit të gjelbër të rritura në hije për tre deri në katër javë. Para përpunimit, iu hiqen venat dhe rrënjët. Fjala maça do të thotë "çaj pluhur". Kur porositni çaj të gjelbër, përbërësit e gjetheve vendosen në ujë të nxehtë dhe më pas nxirren dhe hidhen. Në rastin e maças, pihen vetë gjethet, të cilat janë në formë pluhuri të imët si tretësirë.

   Si të bëni çaj maça?

Rekomandohet të shtoni një lugë çaji pluhur maça në 100 mililitra lëng të ngrohtë, ujë ose qumësht. Përziejeni derisa të tretet mirë. Pluhuri mpikset shumë lehtë, kështu që është mirë ta trazoni para se ta vendosni në gotë. Çajin maça mund ta shijoni drejt e nga ena.

   Përfitimet e çajit maça.

Studimet kanë lidhur çajin e gjelbër me një sërë përfitimesh shëndetësore, duke përfshirë parandalimin e sëmundjeve të zemrës, diabetin dhe madje edhe nxitjen e humbjes së peshës. Maça, si çajrat e tjerë të gjelbër, përmban sasi të përqendruara të antioksidantëve, të cilët mund të zvogëlojnë dëmtimin e qelizave.

Përveçse në formë të çajit, maça mund të gjendet edhe si salcë, si aromë që përdoret në çokollata, si karamele dhe në disa ëmbëlsira, si akullore, si jogurt i ngrirë me maça dhe si shtesë ushqimore.

Kjo pije me ngjyrë të bukur u përhap shpejt si trend në mbarë botën. Trupi juaj do t'ju jetë mirënjohës nëse pini çaj maça një herë në ditë. Është i lehtë për t'u përgatitur dhe po aq lehtë mund të bëhet pjesë e rutinës suaj të përditshme.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.33 të botimit elektronik të revistës BETTY (NËNTOR 2021).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>