Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Kujdesi me sapun

December 1, 2020

Farmaciste e diplomuar
Ljubica Jakimovska
IPSH BARNATORE KAMILICA - KUMANOVË

|



Kujdesi dhe zbukurimi, si dhe përdorimi i preparateve të kozmetikës janë po aq të vjetra sa vetë njerëzimi. Shumë vepra të shkruara përmes hieroglifëve dhe gdhendjeve të popujve të lashtë egjiptianë janë dëshmi për zanafillën e kozmetologjisë. Qytetërimet  lashta që jetonin dhe punonin në Luginën e Nilit, shumë herët e panë të nevojshme mbrojtjen e lëkurës së tyre nga dielli i fortë. Ata filluan të lyenin lëkurën me vaj ricini, të cilin e merrnin duke shtypur farat e ricinit. Rreth 3500 vite më parë, gratë e Mesopotamisë i lyenin sytë me ngjyrë të zezë, të përgatitur nga xeherorja e plumbit, malakiti dhe antimoni.

Lëkura është organi më i madh i trupit të njeriut me një sipërfaqe prej rreth 1.7 m2. Ajo është e përbërë nga tre shtresa: epiderma, derma dhe hipoderma. Pastërtia dhe bukuria e lëkurës duhet të jenë në radhë të parë, të shoqëruara nga produktet për mirëmbajtjen e higjienës, domethënë pastruesit duhet të jenë me veprim të butë, me vlerë adekuate të pH-së dhe të kenë përbërës që kryejnë hidratimin e duhur të lëkurës.

Një nga produktet më të vjetra për pastrim janë sapunët. Ata ishin të njohur shumë përpara erës së re, por ishte gjatë periudhën romake kur filloi të përdorej termi SAPO për një produkt që fitohej nga dhjami i dhisë dhe hiri i drurit të ahut. Sapunët janë kripëra të acideve yndyrore të larta. Janë të paraparë për përdorim të jashtëm dhe përdoren gjithashtu si bazë për të bërë përgatesa të veçanta. Sapunët zakonisht fitohen nga dy procedura:

- sapunifikimi i drejtpërdrejtë i yndyrnave, ku glicerina mbetet në sapun

- sapunifikimi i acideve të pastra yndyrore

Në përbërjen e sapunëve hyjnë lëndë të ndryshme të para yndyrore, vajra yndyrorë, yndyrna, acide yndyrore të lira, dhjamë derri, vaj ulliri dhe kokosi etj.

Një nga përbërësit në prodhimin e sapunëve është edhe gjalpi i kakaos, i cili merret duke shtrydhur farat e bluara të bimës së kakaos Theobroma. Vaji përfitohet nga shtrydhja e nxehtë e farave dhe përbëhet nga trigliceride, acide oleike, stearike dhe palmitike, më pas këto acide yndyrore të pangopura përdoren për të bërë sapunë, supozitorë dhe kremra yndyrorë dhe janë me rëndësi thelbësore në përbërjen e tyre.

Përbërësit e tjerë që përfshihen në prodhimin e sapunëve janë vajrat e bajames lat. Prunus amygdalus, të cilat përmbajnë acid oleik dhe linoleik dhe sasi të vogla të acidit stearik, që janë zbutës të shkëlqyeshëm me efekt ushqyes dhe ripërtëritës, të dobishëm për lëkurën, flokët dhe vajrat e masazhimit.

Qumështi i dhisë përdoret në industrinë e kozmetikës në sajë të vitaminave A, B, B12, E dhe K, si dhe mineraleve Ca, P, Fe, omega 3 dhe acide yndyrore omega 6, falë të cilave e ushqen, e gjallëron dhe e bën më elastike lëkurën. Vlera pH e qumështit të dhisë është më e afërt me pH-në e lëkurës së njeriut, prandaj sapunët që përmbajnë qumësht dhie përdoren për t'u kujdesur për lëkurën e irrituar dhe lëkurën që shpesh ekspozohet në erë dhe diell. Të gjithë këta përbërës që marrin pjesë në reaksionin kimik të sapunifikimit na lejojnë të krijojmë sapunë me përbërje të ndryshme, që janë si magji të vogla, me ngjyra dhe aroma të ndryshme.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.8 të botimit elektronik të revistës BETTY (DHJETOR 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>