|
Për këmbë të bukura dhe të kuruara...
Në verë, kur zakonisht ecim me këpucë të hapura dhe shapka, kujdesi për këmbët bëhet edhe më i rëndësishëm. Shpesh ndodh që të lyejmë me krem të gjithë trupin dhe të lëmë pas dore këmbët, të cilat i quajmë si më pak të rëndësishme. Thembrat e plasaritura, thonjtë e shkurtuar keq ose infeksionet kërpudhore të këmbëve nuk janë vetëm problem estetik, por gjithashtu mund t'ju shkaktojnë probleme shëndetësore dhe dhimbje. Për këmbë të bukura dhe të shëndetshme:
- Ndërsa lyheni me krem dielli, mos i anashkaloni këmbët.
- Ndërsa ecni në plazh ose pishinë, mbathni gjithmonë shapka dhe shmangni ecjen këmbëzbathur. Njerëzit me diabet, në veçanti, duhet të jenë më të kujdesshëm, pasi edhe lëndimi më i vogël mund të çojë në infeksion, çka mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.
- Me rritjen e temperaturave, si trupi ashtu edhe këmbët djersiten më shumë, gjë që rrit mundësinë e paraqitjes së kërpudhave në zonën përreth gishtërinjve. Prandaj nëse mbathni këpucë të mbyllura, ato duhet të jenë nga një material përmes të cilit këmbët mund të marrin frymë dhe nëse vishni çorape pambuku.
- Për shkak të kohës më të gjatë që e kalojmë duke ecur me këpucë të hapura, ka të ngjarë që indet e këmbëve të forcohen dhe të shfaqen çarje dhe kallo. Ushqyerja dhe hidratimi i rregullt i këmbëve do të ndihmojnë në parandalimin e këtyre dukurive.
- Para çdo kujdesi për këmbët, sigurohuni gjithmonë që pajisjet që përdorni të jenë të pastra dhe të sterilizuara.
- Thonjtë janë shumë të rëndësishëm për shëndetin e këmbëve. Sigurohuni që të jenë të shkurtuar siç duhet dhe të rrafshët, gjë që do të zvogëlojë rrezikun e infeksioneve.
Zona e thembrës është e mbuluar me një ind të veçantë yndyror, i cili është i renditur në pjesë, që i mundëson të mbartë të gjithë ngarkesën e trupit. Me kalimin e kohës, ky ind shteret, duke humbur kështu aftësinë mbartëse dhe duke shkaktuar dhimbje. Mu për këtë arsye, kur blini këpucë, sigurohuni që pjesa e paraparë për thembrat të jetë e butë. Sa herë që u kushtoni vëmendje këmbëve, ndani kohë për masazh vetëm të thembrave. Kështu, përveç se do të zbusni lëkurën në atë zonë, po ashtu do të fitoni ndjesinë e shtendosjes së këmbëve.
Mos i lini këmbët të lagura
Sidomos në verë, rekomandohet të lani këmbët çdo ditë me ujë të vakët dhe sapun, pas çka duhet të thahen mirë. Mos i lini të thahen vetë, pasi lagështia gjithmonë mbart rrezik më të lartë të paraqitjes së infeksioneve kërpudhore.
Për erë të pakëndshme, lëkurë të infektuar dhe të dëmtuar të këmbëve tuaja, thembra të forta dhe të plasaritura, këshillohuni me një farmacist të Betty për të gjetur zgjidhjen më të përshtatshme për kujdesin e këmbëve tuaja.
Këshillë shtesë nga Betty
Në kushte shtëpiake mund të përgatisni piling për këmbët tuaja me vetëm dy përbërës: sheqer dhe vaj ulliri. Duhet të përzieni dy lugë sheqer dhe tre lugë vaj ulliri. Kushtojuni më shumë vëmendje pjesëve që duken më të trasha dhe ku lëkura është e vrazhdë. Pasi të keni fërkuar këmbët me këtë piling, hidratojini me krem dhe vishni çorape që do t'i mbani të paktën një orë. Nëse praktikoni piling të këmbëve një herë në javë, do të hiqni lehtësisht shtresën e qelizave të vdekura dhe sipërfaqen e vrazhdë, duke arritur kështu një pamje të lëmuar dhe të mirëmbajtur. Mbani në mend se vazelina është gjithashtu një agjent ushqyes i shkëlqyeshëm që i bën këmbët të buta dhe të lëmuara.
Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.24 të botimit elektronik të revistës BETTY (GUSHT 2020).