Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Mos i hidhni kapakët e shisheve plastike

August 1, 2020

|



Gjatë pushimeve verore, fëmijët parapëlqejnë t'i shmangen pjesëmarrjes në aktivitete që lidhen me mësimin klasik në shkollë. Ja disa mënyra se si mund ta shndërroni mësimin në argëtim.

Në një copë më të madhe letre apo kartoni shkruani shkronjat e alfabetit. Nga ana tjetër, ndani kapakët plastikë nga shishet dhe shkruani nga një shkronjë të alfabetit në secilin kapak. Vendosni shkronjat në karton, me parimin një kapak për çdo shkronjë. Bëni një listë fjalësh, të cilat fëmija juaj do të duhet t'i krijojë me ndihmën e kapakëve të tabelës së improvizuar të shkronjave. Me këtë lojë jo vetëm që do ta ndihmoni fëmijën tuaj të mësojë më lehtë shkronjat, por gjithashtu mund ta pasuroni fjalorin e tij me fjalë të reja.

Po kështu mund të shkruani edhe numrat nga 0 deri në 9, nëse dëshironi që fëmija juaj të mësojë numrat. Nëse përfshini edhe shenjat e pikësimit, do të ishte një mënyrë e shkëlqyeshme për të mësuar problemet themelore të matematikës.

Nëse fëmija juaj është shumë i vogël për të mësuar shkronja dhe numra, filloni me mësimin e ngjyrave.

Në një sipërfaqe të madhe letre bëni qarqe dhe ngjyrosni ato me ngjyra të ndryshme. Nga ana tjetër, në pjesën e sipërme të kapakëve plastikë ngjitni letra vetë-ngjitëse me ngjyra. Mësojeni fëmijën tuaj të njohë ngjyrat ashtu që sa herë që t'i jepni një kapak, ai do të duhet ta vendosë pikërisht te ngjyra së cilës i përket letra.

Kapakët plastikë mund t'ju shërbejnë edhe si paletë. Si? Ngjitni disa kapakë plastikë në një pjatë plastike ose një copë kartoni. Kështu, fëmija juaj do të mund të përziejë veçmas ngjyrat e ujit, kurse kapakët do të mundësojnë që ato të mos derdhen në njëra-tjetrën.



Nga kartoni i letrës higjienike në helikopter

Krahas shumë mënyrave krijuese për të krijuar lodra interesante për fëmijë të shkathët, nga kartoni i letrës higjienike mund të bëni edhe helikopter. Ju nevojiten vetëm disa shkopinj të drunjtë të akullores dhe kartoni i letrës higjienike.



Duke përdorur një bisturi, bëni dy hapje të përpikta në kartonin e letrës higjienike aq sa është gjerësia e shkopinjve të akullores. Futni shkopinjtë, ose nëse doni që të jenë më të qëndrueshëm, mund edhe t’i ngjitni. Mbylleni pjesën e përparme të kartonit me anë të letrës dhe mbi të ngjitni një shkop tjetër të akullores, i cili së pari duhet të pritet përgjysmë.

Për pjesën e prapme të helikopterit, përdorni një karton tjetër të letrës higjienike që do ta ndani në dysh dhe do ta ngjitni si krah. Më pas mund ta ngjyrosni helikopterin e kartonit bashkë me fëmijën tuaj.

Kartoni i letrës higjienike mund të përdoret po ashtu për të krijuar personazhe të ndryshme të filmave vizatimorë, kafshë ose kukulla imagjinare. Kombinoni kartonin me letra vetë-ngjitëse të ngjyrosura ose ngjyroseni me lapsa dylli.



Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.26 të botimit elektronik të revistës BETTY (GUSHT 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>